Lufta Ukrainë-Rusi, Orban: Putini nuk beson në një armëpushim! Kryeministri hungarez takon Xi-n në Kinë

Lufta Ukrainë-Rusi, Orban: Putini nuk beson në një armëpushim! Kryeministri hungarez takon Xi-n në Kinë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka deklaruar se presidenti rus i tregoi se nuk kishte pritshmëri pozitive për zbatimin e një marrëveshjeje armëpushimi me Ukrainën përpara se të fillonin bisedimet serioze të paqes.

Sipas tij, Putin beson se Kievi do ta përdorte këtë pauzë kundër Rusisë.

Ndërkohë, kryeministri hungarez Viktor Orban u takua me presidentin kinez Xi Jinping në Pekin.

Lajmi u raportua nga mediat kineze, të cilat e përkufizuan misionin e liderit të Budapestit si "të papritur", por "me rëndësi të madhe".

Që nga 1 korriku, Hungaria ka qenë presidentja e radhës e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Orban ka bërë tashmë vizita "të papritura" në Kiev dhe Moskë.

Nga ana e Brukselit u përsërit se kryeministri hungarez nuk përfaqëson Bashkimin Evropian por vetëm interesat e vendit të tij në këto udhëtime jashtë vendit./La repubblica

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?



×

Lajmi i fundit

Helmimi i banorëve në Bulqizë, mjeku: S’kemi të bëjmë me ujin e pijshëm, rastet janë nga zona të ndryshme

Helmimi i banorëve në Bulqizë, mjeku: S’kemi të bëjmë me ujin e pijshëm, rastet janë nga zona të ndryshme