Ukraina ka shënuar sot përvjetorin e masakrës së Bucha-s, në një ceremoni ku i pranishëm ishte edhe Presidenti Volodymyr Zelensky, i cili tha se "të gjithë e panë tmerrin që solli Rusia dhe agresioni i saj".
Në një postim në rrjetin social ‘X’, Zelensky shkroi: “Kur e gjithë bota mësoi për Buchën. Për ukrainasit e masakruar në rrugët e Buchës nga pushtuesit rusë. Për njerëzit tanë të torturuar në bodrume. Për ata që u qëlluan në rrugë. Për të rriturit dhe fëmijët, trupat e të cilëve u gjetën në varre në Bucha. Të gjithë e panë tmerrin që sjell Rusia dhe agresioni i saj. Ata panë se nga çfarë po mbrohet në të vërtetë Ukraina".
Në përvjetorin e katërt, Zelensky shtoi "ne nderuam kujtimin e ukrainasve që u vranë dhe u torturuan atje".
Më tej ai vijoi duke thënë "Ne e kujtojmë dhe nuk do ta harrojmë kurrë atë që bëri armiku. Çdo vrasës, ekzekutor dhe terrorist rus duhet të mbahet përgjegjës për çdo krim kundër popullit tonë."
-
Zoti ti kthen te gjitha gjerat si i Meriton.ne bodrumet e kosoves,u perdhunuan dhe u vran me qindra shqiptar te pafajshem nga ukrainasit.
Përgjigju










Komente
Komento