Sistemi izraelit i Mbrojtjes Ajrore, pak orë më parë, ka kapur një raketë të lëshuar nga Libani kundër një droni izraelit. Forcat izraelite të mbrojtjes u njoftuan për këtë nga rrjetet e tyre sociale.
“Si përgjigje, avionët e IDF-së goditën bazën e nisjes”, shkruhej në postim.
Ushtria izraelite tha se kishte kryer "bastisje" në veri të Rripit të Gazës duke përdorur tanke si pjesë e përgatitjeve për "fazat e ardhshme të luftimeve".
"Në fund të aktivitetit ushtarët u larguan nga zona", tha ushtria izraelite. Gjatë inkursionit në veri të Rripit të Gazës, ushtria izraelite "goditi shumë infrastruktura terroriste dhe bazat e vendeve të lëshimit të raketave antitank. Ata punuan për të përgatitur fushën e betejës", tha zëdhënësi ushtarak.
Presidenti amerikan Joe Biden tha të mërkurën se Izraeli jo vetëm që ka të drejtën, por "përgjegjësinë" për të mbrojtur veten pas sulmit të përgjakshëm të Hamasit, por se duhet të bëjë gjithçka që mundet për të kursyer civilët palestinezë në Rripin e Gazës. Më pas Biden iu referua "mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për rrjedhën e ndihmave humanitare për popullsinë civile në Gaza" dhe tha se ai mirëpret përpjekjet për ta rritur atë.
"Izraeli ka të drejtë dhe unë do të shtoja përgjegjësinë për t'iu përgjigjur masakrës së popullit të tij", tha Biden.
Sipas raportimit nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se mori 12 kamionë me ndihma humanitare, duke përfshirë ushqime, ilaçe dhe furnizime mjekësore, nga kompania e saj simotra egjiptiane në vendkalimin Rafah sot. Deri më tani 74 kamionë me ndihma kanë kaluar nëpër vendkalimin Rafah që nga fillimi i luftës, por nuk është furnizuar me benzinë.
Ish-shefi i shtabit dhe lideri i qendrës që iu bashkua qeverisë së emergjencës kombëtare të Benjamin Netanyahut, Benny Gantz, tha se anëtarët e Hamasit do të goditen kudo që të jenë.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i telefonoi Papa Françeskut, duke deklaruar se "sulmet izraelite në Gaza kanë arritur në nivelin e masakrës". Ankaraja njoftoi gjithashtu se gjatë takimit, Erdogan kritikoi mungesën e indinjatës nga ana e komunitetit ndërkombëtar lidhur me sulmet në Rripin.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë një samiti deklaroi se Gjermania do të ofrojë ndihma humanitare për civilët në Gaza dhe theksoi mbështetjen ndaj Izraelit.
Ushtria izraelite ka deklaruar se ka eliminuar përmes një sulmi ajror, zëvendësshefin e inteligjencës së Hamasit, Shadi Barud, i cili mendohet të jetë krahu i djathtë i liderit politik të organizatës terroriste, Yahya Sinwar.
Barud, sipas Izraelit konsiderohet si ndër organizatorët kryesorë për sulmin e Hamasit të 7 tetorit së bashku me Sinwar.
Hamasi ka deklaruar se 50 pengje izraelite kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve të shumta nga vetë Izraeli mbi Rripin e Gazës, të nisura që më 7 tetor.
Sipas BBC, lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Hamasit, Ebu Obeida, por nuk ka dhënë detaje të tjera.
Ushtria izraelite ka identifikuar 224 pengje që mbahen nga Hamasi në Gaza.
Hakmarrja e Izraelit në Gaza pas sulmit të befasishëm të Hamasit më 7 tetor është e pamëshirshme. Pamjet satelitore kanë dokumentuar shkatërrimin e shkollave, banesave, xhamive, spitaleve... që janë mbuluar në hi si pasojë e sulmeve ajrore nga ushtria izraelite.
Aljazeera raporton se ndër zonat më të goditura kanë qenë Beit Hanoon, Beit Lahiya, Shujaiya, lagjet përreth kampit të refugjatëve Shati dhe Abasan al-Kabira në Khan Younis. Përmes disa fotove do të sjellim atë se çfarë ka mbetur pas sulmit në disa lagje të Gazës.
Kancelari gjerman Olaf Scholz, është shprehur se Gjermania do të dërgojë ndihma humanitare për civilët në Gaza.
Gjatë një samiti të BE-së, Scholz është shprehur se ata janë pengje të pushtetit prepotent të Hamasit.
Ndër të tjera, kancelari gjerman ka theksuar mbështetjen e Gjermanisë ndaj Izraelit.
" Ne do të punojmë për t'u dhënë mbështetje humanitare qytetarëve të Gazës , edhe ata janë viktima të marrjes së pushtetit nga Hamasi, i cili po i përdor ata për qëllimet e veta".-tha ai.
"Së bashku me liderët e BE-së do ta bëjmë të qartë edhe një herë se mbështesim Izraelin në mbrojtjen e vendit të tij kundër sulmit brutal të Hamasit kundër fëmijëve, familjeve, të rinjve dhe të moshuarve, i cili ka shkelur të gjitha parimet e njerëzimit.”-shtoi Scholz.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me Papa Françeskun, duke deklaruar se “sulmet izraelite në Gaza kanë arritur në nivelin e masakrës’.
Ankaraja njoftoi se gjatë takimit, Erdogan kritikoi mungesën e indinjatës nga ana e komunitetit ndërkombëtar lidhur me sulmet në Rripin e Gazës.
“Paqja e përhershme në rajon, në të cilin ndodhen selitë e shenjta të tri feve monoteiste, do të jetë e mundur vetëm me krijimin e një shteti të pavarur, sovran dhe gjeografikisht të Palestinës në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqyteti i saj”, është shprehur Erdogan në telefonatën me Papën.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, konfirmoi lajmin, duke nënvizuar se komunikimi i kërkuar nga kreu i shtetit turk, “përqendrohej në situatën dramatike në Tokën e Shenjtë".
Papa shprehu pikëllimin e tij për atë që po ndodh dhe kujtoi qëndrimin e Selisë së Shenjtë, duke shpresuar se mund të arrihet një zgjidhje me dy shtete dhe një statut i veçantë për qytetin e Jeruzalemit”.
Teksa Izraeli përgatitet për një pushtim tokësor, një zyrtar iHamasit ka zbuluar detaje nga sulmi i militantëve në 7 tetor. Basim Naim kreu i Këshillit Politik të organizatës, përgjegjës për marrëdhëniet ndërkombëtare, ka treguar për mediat e huaja se Hamasi kishte dy vite që shqyrtonte informacionin se si funksionon armiku.
“Ne po përgatiteshim për dy, ndoshta edhe tre vjet. Në nivele të ndryshme. Jemi të rrethuar, nuk mund të plotësojmë nevojat tona, por megjithatë udhëheqja ushtarake përgatiti planet dhe informacionin se si funksionon armiku, ku ndodhen repartet ushtarake", zbuloi Naim.
Gjithashtu Naimi e quajti sulmin e 7 tetorit një “akt mbrojtjeje” dhe ndër të tjera përmendi vendet që po ndihmojnë organizatën terroriste, raporton Protothema.
“Ne kërkojmë mbështetje nga kushdo. Kjo ndihmë mund të jetë financiare. Për shembull ne marrim shumë mbështetje financiare nga Katari. Mbështetje diplomatike dhe politike nga Rusia dhe Kina. Ne marrim mbështetje ushtarake dhe trajnime nga Irani. Ndihma humanitare nga Egjipti. Varet se kush dëshiron të ndihmojë. Nëse dikush dëshiron të ndihmojë financiarisht, është i mirëpritur. Edhe politikisht, apo diplomatik apo ushtarak, është i mirëpritur”, theksoi ai.
Zyrtari tregoi se komandanti ushtarak u ka dhënë një urdhër të qartë luftëtarëve që të mos sulmojnë civilët, të mos sulmojnë gratë apo fëmijët dhe të merren me ta në mënyrë inteligjente dhe morale.
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, në samitin në Bruksel, tha se të gjithë e njihnin të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje duke respektuar të drejtën ndërkombëtare.
“Ne të gjithë e njohim të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje duke respektuar të drejtën ndërkombëtare”, tha Michel.
Ai theksoi se është e rëndësishme që BE të tregojë se është “e bashkuar për të mbrojtur vlerat dhe parimet”. Në të njëjtën kohë, Michel dënoi sulmin terrorist të Hamasit dhe vuri në dukje se duhet të sigurohet aksesi humanitar.
“Civilët duhet të mbrohen gjithmonë dhe kudo”, tha Michel.
Në fund, Michel vuri në dukje se mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Kina do të ofrojë rreth 2.05 milionë dollarë ndihmë humanitare për Rripin e Gazës. Sipas një deklarate nga Agjencia Kineze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (CIDCA), organizata e huaj e ndihmës dhe zhvillimit të vendit, ndihma do të përbëhet nga ushqime, ilaçe dhe furnizime të tjera të ndihmës humanitare emergjente, raporton CNN.
Ai shtoi se ajo vjen mbi 1 milion dollarë ndihmë që Kina ka dhënë më parë.
Në një deklaratë të mëparshme më 16 tetor, CIDCA tha se Kina do të ofrojë ndihmë për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA) dhe Autoritetin Palestinez për të lehtësuar nevojat urgjente për ushqim, kujdes mjekësor dhe strehim.
Deklarata nuk specifikonte shumën e ndihmës në atë kohë.
Ish-shefi i shtabit dhe lideri i qendrës që iu bashkua qeverisë së emergjencës kombëtare të Benjamin Netanyahut, Benny Gantz, tha se anëtarët e Hamasit do të goditen kudo që të jenë.
“Vrasje jashtë vendit? Anëtarët e Hamasit do të goditen kudo që të jenë”, tha Gantz.
Sipas raportimit nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se mori 12 kamionë me ndihma humanitare, duke përfshirë ushqime, ilaçe dhe furnizime mjekësore, nga kompania e saj simotra egjiptiane në vendkalimin Rafah sot.
Deri më tani 74 kamionë me ndihma kanë kaluar nëpër vendkalimin Rafah që nga fillimi i luftës, por nuk është furnizuar me benzinë.
Ministria e Shëndetësisë së Gazës e cila udhëhiqet nga Hamasi ka përditësuar shifrat e viktimave si pasojë e sulmeve izraelite. Sipas institucionit shëndetësor, numri i të vdekurve ka kaluar mbi 7000 që prej nisjes së konfliktit në 7 tetor.
"Numri i të vdekurve në Gaza shkoi në 7028, përfshirë 2913 fëmijë, 1709 gra dhe 397 të moshuar", tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës në një konferencë për mediet.
Gjithashtu ai bëri me dije se vetëm në pak orë Izraeli kreu 43 sulme.
"Izraeli kreu 43 ‘masakra’ ne orët e kaluara, duke vrarë 481 persona, shumica e të cilëve ishin zhvendosur në Gazën jugore", tha zëdhënësi.
Megjithatë të dhënat e Hamasit nuk mund të vërtetohen në mënyrë të verifikuar nga agjencitë e huaja apo mediet ndërkombëtare. Nga ana tjetër më shumë se 1400 persona mbetën të vrarë në Izrael si pasojë e sulmit fillestar të Hamasit, sipas qeverisë izraelite. Siç raportohet, Hamasi mban po ashtu mbi 220 pengje në Gaza, të cilët u rrëmbyen në jug të Izraelit.
Lirimi i një numri të konsiderueshëm pengjesh të mbajtura nga Hamasi në Gaza mund të ndodhë "brenda ditësh". Këtë e thanë burime izraelite dhe të huaja të cituara nga Haaretz. Njëri prej tyre shtoi se të dyja palët shpresojnë të finalizojnë marrëveshjen "për dy ditë, ndoshta edhe më pak në varësi të ecurisë së negociatave".
Një burim i njohur me diskutimet shtoi më pas se Izraeli dëshiron ta mbyllë dosjen sa më shpejt të jetë e mundur nga frika se përfshirja në një luftë brenda Rripit do të pengonte mundësinë e lirimit të pengjeve në një fazë të mëvonshme.
Numri i vdekjeve të identifikuara izraelite është rritur në 1,117. Kështu ka bërë të ditur policia, sipas së cilës janë 808 civilë dhe 309 ushtarë. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Izrael është 1,400.
Sulmet e Izraelit në Gaza përbëjnë një masakër, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Në një bisedë telefonike me Papa Françeskun, Erdogan tha se heshtja e komunitetit ndërkombëtar ishte “e turpshme”.
“Të gjitha vendet duhet të ngrenë zërin kundër krizës humanitare në rajon”, tha Erdogan.
Deklarata e tij vjen pasi presidenti akuzoi “ata që ofrojnë mbështetje të pakufizuar për Izraelin” për kryerjen e vrasjes së civilëve në Gaza. Ai dënoi vrasjet e civilëve të shkaktuara nga Hamasi më 7 tetor, por tha se grupi “nuk ishte një organizatë terroriste, por një grup çlirimtar”, raporotn News Sky.
Deklarata u hodh poshtë nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Lior Haiat.
“Edhe përpjekja e presidentit turk për të mbrojtur organizatën terroriste dhe fjalët e tij nxitëse nuk do të ndryshojnë tmerret që ka parë e gjithë bota”, tha ai.
Erdogan ka anuluar një vizitë të planifikuar në Izrael, duke treguar pezullimin e përpjekjeve të normalizimit midis dy kombeve. Britania e Madhe, SHBA dhe vende të tjera perëndimore e kanë cilësuar Hamasin si një organizatë terroriste.
Ministrja spanjolle për të Drejtat Sociale dhe njëkohësisht liderja e partisë Podemos, Ione Belarra, ka komentuar konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit.
“Netanyahu, në krye të shtetit të Izraelit, është krejtësisht jashtë kontrollit. Ai e shpalli OKB-në të padëshirueshme. Është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të ndalojë së mbështeturi dhe ta kundërshtojë atë. E përsëris: sanksione ekonomike dhe një embargo armësh”, shkroi Ione në X (ish-Twitter).
Ajo më pas publikoi një video në të cilën sugjeron “katër gjëra që vendet europiane mund të bëjnë sot për të ndaluar gjenocidin në Palestinë”.
“Sot mësuam se Netanyahu i ka shpallur Kombet e Bashkuara të padëshiruara në Izrael. Kjo do të thotë se stafi i OKB-së nuk do të ketë viza për të udhëtuar në atë zonë. Ky është rezultat i faktit se as Netanyahu dhe as shteti i Izraelit nuk kanë marrë përgjegjësi për pushtimin e paligjshëm të territorit palestinez në dekadat e fundit. Janë katër gjëra që vendet europiane mund të bëjnë menjëherë. Së pari, të prishin marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Izraelit. Së dyti, vendosni sanksione të forta ekonomike si ajo që u bë me Putinin. Së treti, vendosni një embargo armësh.Së katërti, siç u bë edhe në rastin e luftës në Ukrainë, sillni Netanyahun dhe të gjithë liderët politikë përgjegjës për bombardimin e popullsisë civile në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Le të bëjmë diçka, ne mund ta ndalim gjenocidin”, tha ajo.
Hamasi u bëri thirrje muslimanëve në Izrael, Bregun Perëndimor dhe në mbarë botën të premten dhe të dielën që të marrin pjesë në protesta masive për të kërkuar hapjen e kalimit në Rafah.
Këtë e raporton Times of Israel, duke cituar një deklaratë nga vetë Hamasi.
“I bëjmë thirrje popullit tonë në mbarë atdheun dhe jashtë tij, si dhe të gjithë anëtarët e kombit arab dhe islam, si dhe njerëzit e lirë të botës, që në ditët në vijim të intensifikojnë mobilizimin popullor dhe të demonstrojnë aktivisht të premten dhe të dielën nën slogani ‘Hape kalimin Rafah dhe ‘Ndal luftën gjenocidale në Gaza", shkruhet në deklaratë.
Të paktën 85 palestinezë, duke përfshirë të paktën katër gra, u arrestuan nga forcat izraelite gjatë bastisjeve.
Raportet fillestare thonë se shumica e të arrestuarve u morën në paraburgim gjatë bastisjeve në fshatin Kobar, në veriperëndim të Ramallah; Idhna, në veriperëndim të Hebronit dhe Bido, në veriperëndim të Jeruzalemit.
Shoqata e të burgosurve palestinezë tha se forcat izraelite pushtuese kanë burgosur më shumë se 1,450 palestinezë nga Bregu Perëndimor që nga 7 tetori, duke rritur numrin e palestinezëve në burgjet izraelite në më shumë se 6,600, duke përfshirë 1,600 të cilët janë burgosur pa akuza.
Ambasadorja e Izraelit në Britaninë e Madhe, Tzipi Hotovely, ka paralajmëruar se operacioni kundër Hamasit do të jetë i ndërlikuar.
Në një intervistë për Sky News ajo u shpreh: “Hamasi përdori të gjithë ndihmat humanitare që shkuan në Gaza në vitet e fundit për të ndërtuar këtë qytet tunel nëntokësor. Çdo tunel kushtoi 3 milion dollarë gjithsej, Izraeli ekspozoi mbi 30 tunele.100 milion dollarë ndihma humanitare mund të ishin furnizuar për popullin e Gazës, por jo, Hamasi krijoi këtë tunel nëntokësor”.
Hotovely vazhdoi të pretendonte se mbështetja financiare nga komuniteti ndërkombëtar ishte përdorur dhe abuzuar.
Teksa luftime të ashpta mes Izraelit dhe Hamasit vazhdojnë, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë një paralajmërim mbi situatën e tensionuar në Rripin e Gazës.
"Asnjë vend nuk është i sigurt në Gaza”, ka deklaruar OKB, pas intensifikimit të sulmeve ajrore izraelite.
“Me Izraelin që u hakmor pas sulmeve shokuese të Hamasit më 7 tetor duke goditur pothuajse çdo pjesë të enklavës palestineze, njerëzit mbeten me zgjedhje të pamundura. Askund nuk është i sigurt në Gaza", tha koordinatorja humanitare Lynne Hastings e Kombeve të Bashkuara për territoret e pushtuara palestineze.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kryen një "sulm të synuar" në Gaza gjatë natës.
Në rrjetin social X ushtria izraelite publikoi një video kur duket momenti kur tanket mësyjnë Rripin e Gazës.
Nuk është hera e parë që kjo ushtri konfirmon një inkursion në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.
Më 13 tetor, ushtria Izraelite njoftoi bastisje në Gaza për herë të parë që nga sulmet e Hamasit, duke dërguar trupa dhe tanke për të sulmuar ekuipazhet e raketave të Hamasit.
Kjo ishte dita kur ajo paralajmëroi banorët e veriut që të evakuoheshin nga jugu.
Katër ditë më parë, më 22 tetor, një ushtar izraelit u vra dhe tre u plagosën nga një raketë e lëshuar drejt një tanku të ushtrisë izraelite gjatë një sulmi në Rripin e Gazës.
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së, e cila ditën e djeshme zgjodhi kryetarin e ri në president të ri republikan miratoi një rezolutë në mbështetje të Izraelit.
Teksti, i cili rikonfirmon mbështetjen e SHBA-së për shtetin hebre, i cili po “mbrohet” në “luftën barbare të zhvilluar nga Hamasi dhe terroristët e tjerë”, u miratua me 412 vota kundër, vetëm 10 kundër.
Presidenti demokrat Joe Biden i kërkoi Kongresit javën e kaluar të miratojë një paketë financimi urgjent prej 106 miliardë dollarësh për të vazhduar mbështetjen ushtarake të SHBA për Ukrainën, Izraelin (14.3 miliardë) dhe Tajvanin, si dhe për të forcuar sigurinë e kufirit jugor të SHBA, raporton
Megjithatë, fakti që kryetari i ri është Mike Johnson mund t’i komplikojë gjërat, pasi ai, si disa aleatë të tjerë të ish-presidentit Donald Trump, ngriti kundërshtime për vazhdimin e ndihmës ushtarake për Kievin.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se avionët luftarakë goditën një zonë ushtarake të Hezbollahut dhe një post vëzhgimi në Libanin jugor të mërkurën.
Më herët të mërkurën, IDF raportoi se militantët qëlluan një raketë antitank ndaj ushtarëve të IDF që operonin në zonën e Avivim në Izraelin verior, raporton CNN.
IDF tha se forcat e tyre iu përgjigjën zjarrit. Media në pronësi të Hezbollahut Al Manar TV raportoi se Hamasi kishte goditur një tank të IDF në Avivim.
Al Manar raportoi gjithashtu se IDF-ja goditi periferi të fshatrave Maroun al-Ras dhe Blida në Libanin jugor.
Kryeministri australian, Anthony Albanese, njoftoi të mërkurën një ndihmë humanitare shtesë prej 15 milionë dollarësh për civilët në Gaza, duke e çuar ndihmën totale të premtuar nga vendi në 25 milionë dollarë.
Albanese dënoi gjithashtu “terrorizmin e Hamasit” dhe tha se Australia është e shkatërruar për humbjen e çdo jete të pafajshme, qoftë ajo izraelite apo palestineze, raporton Sky News.
Të mërkurën, Australia bëri thirrje për “pauza humanitare” në Gaza për të lejuar hyrjen e furnizimeve dhe kalimin e sigurt për civilët, sipas një deklarate nga ministrja e Jashtme Penny Wong.
Izraeli do të pësojë një disfatë historike nëse fillon një sulm tokësor kundër Hamasit në Rripin e Gazës. Kështu deklaroi Saleh al Aroori, nënkryetar i Zyrës Politike të lëvizjes islamike palestineze. Më herët, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se pushtimi tokësor në Rripin e Gazës tani ishte “i afërt”.
Wall Street Journal raportoi se Izraeli kishte rënë dakord të shtynte pushtimin e Gazës derisa sistemet e mbrojtjes ajrore amerikane të vendosen në rajon, që në fillim të kësaj jave, për të mbrojtur forcat amerikane.
Zyrtarët izraelitë, sipas botimit, kanë rënë dakord me kërkesat e SHBA-së për të pritur derisa këto sisteme të vendosen, potencialisht brenda kësaj jave.
Të dielën, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken paralajmëroi se Uashingtoni do të hakmerrej nëse trupat amerikane do të shënjestroheshin gjatë luftës Izrael-Gaza.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se konflikti aktual mund të përhapet përtej Lindjes së Mesme dhe është e gabuar që gratë, fëmijët dhe të moshuarit e pafajshëm në Gaza dënohen për krimet e njerëzve të tjerë.
“Detyra jonë sot, detyra jonë kryesore, është të ndalojmë gjakderdhjen dhe dhunën”, tha Putin në një takim të liderëve fetarë, raporton Sky News.
Ai paralajmëroi se përshkallëzimi i mëtejshëm “është i mbushur me pasoja të rënda dhe jashtëzakonisht të rrezikshme” që mund të shtrihen “shumë përtej kufijve” të Izraelit dhe Gazës.
Presidenti amerikan, Joe Biden, foli me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për zhvillimet në Gaza dhe përpjekjet e vazhdueshme për të gjetur dhe siguruar lirimin e pengjeve.
Kjo u njoftua nga Shtëpia e Bardhë, duke nënvizuar se presidenti riafirmoi të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe për ta bërë këtë në përputhje me ligjet ndërkombëtare humanitare.
Biden theksoi gjithashtu rëndësinë e përqendrimit në atë që vjen pas krizës për të përfshirë një rrugë drejt paqes së përhershme midis izraelitëve dhe palestinezëve.
Presidenti amerikan Joe Biden tha të mërkurën se Izraeli jo vetëm që ka të drejtën, por "përgjegjësinë" për të mbrojtur veten pas sulmit të përgjakshëm të Hamasit, por se duhet të bëjë gjithçka që mundet për të kursyer civilët palestinezë në Rripin e Gazës.
"Izraeli ka të drejtë dhe unë do të shtoja përgjegjësinë për t'iu përgjigjur masakrës së popullit të tij. Izraeli duhet të bëjë gjithçka në fuqinë e tij, sado e vështirë të jetë, për të mbrojtur civilët e pafajshëm”, tha Biden.
Udhëheqësit diskutuan zhvillimet në Gaza dhe përpjekjet e vazhdueshme për të gjetur dhe siguruar lirimin e pengjeve, duke përfshirë qytetarët amerikanë që ne besojmë se mbahen nga Hamasi. Të dy udhëheqësit më pas trajtuan çështjen e "kalimit të sigurt për shtetasit e huaj që dëshirojnë të largohen sa më shpejt nga Gaza".
Më pas Biden iu referua "mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për rrjedhën e ndihmave humanitare për popullsinë civile në Gaza" dhe tha se ai mirëpret përpjekjet për ta rritur atë.
Ushtria izraelite tha se kishte kryer "bastisje" në veri të Rripit të Gazës duke përdorur tanke si pjesë e përgatitjeve për "fazat e ardhshme të luftimeve".
"Në fund të aktivitetit ushtarët u larguan nga zona", tha ushtria izraelite. Gjatë inkursionit në veri të Rripit të Gazës, ushtria izraelite "goditi shumë infrastruktura terroriste dhe bazat e vendeve të lëshimit të raketave antitank. Ata punuan për të përgatitur fushën e betejës", tha zëdhënësi ushtarak.