Lufta/ Kryeministri i Autoritetit Palestinez jep dorëheqjen! Mediat: Izraeli ka rënë dakord për lirimin e 5 ushtareve femra nga Hamas në këmbim të 15 palestinezëve

Lufta/ Kryeministri i Autoritetit Palestinez jep dorëheqjen! Mediat: Izraeli ka rënë dakord për lirimin e 5 ushtareve femra nga Hamas në këmbim të 15 palestinezëve

Kryeministri palestinez Mohammad Shtayeh njoftoi dorëheqjen e tij të hënën, ndërsa Autoriteti Palestinez kërkon të krijojë mbështetje për të patur rol më të madh mbi rikthimin në normalitet në Gazës, pas luftës mes Izraelit dhe Hamas.

Dorëheqja vjen mes presionit në rritje të SHBA-së ndaj presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas, për të riorganizuar Autoritetin ndërsa përpjekjet ndërkombëtare intensifikohen për të ndalur luftimet në Gaza dhe për rindërtimin e një qeverisje të vetme politike palestineze me qëllim menaxhimin e Gazës.

Negociatorët izraelitë kanë rënë dakord për një propozim amerikan që do të parashikon lirimin nga Hamas të  5 ushtarëve femra izraelite në këmbim të 15 palestineze të burgosur si të akuzuar për terrorizëm, raporton New York Times.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me fokus forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Ushtria izraelite thotë se ka gati një plan për evakuimin e civilëve nga "zonat luftarake" në Rripin e Gazës. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Plani i paraprin ofensivës së shpallur izraelite në Rafah, një qytet i mbipopulluar në jug të territorit palestinez, i përcaktuar nga Netanyahu si "kalaja e fundit" e Hamasit.

“IDF i ka paraqitur kabinetit të luftës një plan për evakuimin e popullsisë nga zonat luftarake në Rripin e Gazës, me planin e afërt operacional”, thuhet në njoftim.

Mirëpo, ende nuk është bërë publik asnjë detaj mbi këtë plan, se si do të zbatohet dhe se ku do të vendosen civilët e transferuar.

Ndërkohë, një ushtar i Forcave Ajrore të SHBA-së i vuri flakën vetes jashtë ambasadës izraelite në Uashington në shenjë proteste kundër luftës. Para se t’i vinte flakën vetes ai tha se "nuk dëshiron të jetë më bashkëpunëtor i gjenocidit në Gaza. Ky është një akt ekstrem proteste”. Ushtari 25-vjeçar Aaron Bushnell ka vdekur në spital nga djegiet e rënda.

Ushtari  Aaron Bushnell

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:33
Kryeministri i Autoritetit Palestinez jep dorëheqjen, kjo është arsyeja

1708983318_sfdgnxdhmnfxd.JPG

Mohammad Shtayeh

Kryeministri palestinez Mohammad Shtayeh njoftoi dorëheqjen e tij të hënën, ndërsa Autoriteti Palestinez kërkon të krijojë mbështetje për të patur rol më të madh mbi rikthimin në normalitet në Gazës, pas luftës mes Izraelit dhe Hamas.

Dorëheqja vjen mes presionit në rritje të SHBA-së ndaj presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas, për të riorganizuar Autoritetin ndërsa përpjekjet ndërkombëtare intensifikohen për të ndalur luftimet në Gaza dhe për rindërtimin e një qeverisje të vetme politike palestineze me qëllim menaxhimin e Gazës.

Largimi nga detyra e Shtayeh nuk është pranuar ende nga Abbas, pasi pritet t'i kërkojë atij të qëndrojë në detyrë derisa të emërohet një zëvendësues i përhershëm. Autoriteti Palestinez, i krijuar rreth 30 vjet më parë si pjesë e marrëveshjes së përkohshme të paqes të Oslos është akuzuar për joefikasitet dhe korrupsion, strukturë në të cilën kryeministri ka pak pushtet real.

Por largimi i Shtayeh shënon një ndryshim simbolik që nënvizon vendosmërinë e Abbas për të siguruar që Autoriteti të ruajë udhëheqjen e tij ndërsa presioni ndërkombëtar rritet për të krijuar një shtet palestinez përkrah Izraelit.

Shtayeh, një ekonomist që mori detyrën në vitin 2019 është shprehur se administrata e ardhshme do të duhet të marrë parasysh realitetin në Gaza, të shkatërruar nga gati pesë muaj luftime të rënda.

Ora 21:58
Mediat: Izraeli ka rënë dakord për lirimin e 5 ushtareve femra nga Hamas në këmbim të 15 palestinezëve

1708981222_ebhrynbyt.JPG

Arrestimi i një të riu palestinez nga forcat izraelite

Negociatorët izraelitë kanë rënë dakord për një propozim amerikan që do të parashikon lirimin nga Hamas të  5 ushtarëve femra izraelite në këmbim të 15 palestineze të burgosur si të akuzuar për terrorizëm, raporton New York Times.

Ora 20:45
Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Afro 30 mijë palestinezë të vrarë dhe mbi 70 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës me Izraelin

1708976849_rshnryndfhnfhmd.JPG

Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar se 29,782 palestinezë janë vrarë në Gaza, që nga fillimi i luftës më Izraelin më 7 tetor të vitit 2023.

Ministria palestineze shton se dhe 70,043 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftimeve të ashpra.

Ora 19:41
Vuçiç bisedë telefonike me kryeministrin izraelit: Në fokus marrëdhëniet dypalëshe

1708973370_efbrgnrens.JPG

Benjamin Netanyahu dhe Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me fokus forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Sipas La Reppublica Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vuçiç në profilin e tij në "Facebook", duke shtuar se në bisedë janë trajtuar edhe çështjet kryesore të aktualitetit ndërkombëtar.

SI.E./K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cbdn: 26/02/2024 20:02

    Si RTV Serbia i raportoni keto.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Pas dy javësh të nxehta, temperaturat ulen ndjeshëm, termometri zbret deri në 2 gradë ceslius! E hëna rikthen reshjet e shiut

Pas dy javësh të nxehta, temperaturat ulen ndjeshëm, termometri zbret deri në 2 gradë ceslius! E hëna rikthen reshjet e shiut