Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli vijuan sulmet në Iranin gjatë orëve natës në atë që Pentagoni i përshkroi si sulme ajrore më intensive që nga fillimi i luftës. Shpërthime të forta u dëgjuan gjatë natës pranë Aeroportit Mehrabad të Teheranit dhe pranë aeroportit në Dubai.

Ndërkohë një tjetër sulm ajror izraelit u regjistrua në Bejrut, Liban. Sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve, "armiku shënjestroi një apartament në lagjen Aisha Bakkar", në zemër të qytetit.

 "Raketat u qëlluan në njërën nga ndërtesat shumëkatëshe ku shpërtheu zjarri. Me shumë mundësi, sulmi ajror kishte për qëllim eliminimin e një anëtari të udhëheqjes së Hezbollahut", tha një burim.

Aishat Bakkar tani është shtëpia e shumë refugjatëve që u zhvendosën nga Libani jugor pas fillimit të përshkallëzimit ushtarak.

Disa shpërthime u dëgjuan edhe në Doha, kryeqytetin e Katarit. Ministria e Brendshme e Katarit kishte paralajmëruar më parë për një "kërcënim të lartë sigurie" dhe u bëri thirrje banorëve të mos dilnin jashtë dhe të qëndronin larg dritareve.

Irani pretendon se ka kryer sulme në shkallë të gjerë kundër objektivave usharake amerikane dhe izraelite. Garda Revolucionare e Iranit se ka goditur me raketa një bazë ushtarake amerikane në Kuvajt, teksa në shënjestër janë vënë edhe baza Al Udeid në Katar dhe Harir në Irak.

"Baza amerikane në Arifjan u godit nga dy raketa të qëlluara" nga Garda Revolucionare, njoftoi IRGC.  Kuvajti nuk e ka konfirmuar zyrtarisht sulmin. E vendosur në jug të Qytetit të Kuvajtit, baza strehon selinë e përparme të komponentit tokësor të Komandës së SHBA-së në Lindjen e Mesme.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:27
Media: Irani synon bazat amerikane! Ky është operacioni më i madh që nga fillimi i luftës

Foto e një rakete iraniane

Irani ka nisur sulme me raketa kundër bazave amerikane në Al Udeid në Katar, Kampin Arifjan në Kuvajt dhe Harir në Irak, sipas një deklarate nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike në X,

Sipas kësaj deklarate të cituar nga BBC ky operacion synonte gjithashtu Flotën e Pestë Detare të SHBA-së në rajon.

Në postim ata theksojnë se ky është operacioni më shkatërrues dhe më i rëndë që nga fillimi i luftës.

Ora 07:58
VIDEOLAJM/ Lufta në Lindjen e Mesme, trafiku detar përgjatë Ngushticës së Hormuzit në kaos

 

Një video e kapur nga satelitët tregon fluksin intensiv të cisternave të naftës dhe anijeve të mallrave midis të hënës, 9 mars dhe të martës, 10 mars, duke nxjerrë në pah vonesat dhe devijimet përgjatë një prej rrugëve më të rëndësishme të energjisë në botë.

Të martën, shefi i sigurisë iraniane, Ali Larijani, parlajmëroi : Ngushtica do të jetë një portë drejt paqes dhe prosperitetit për të gjithë, ose do të bëhet një ngushticë disfate dhe vuajtjesh për ushtarët".

Përafërsisht 20% e naftës botërore, ekuivalente me 21 milionë fuçi në ditë, kalon nëpër Hormuz: çdo paqëndrueshmëri në zonë ka pasoja të menjëhershme në tregjet globale. Imazhet u siguruan nga MarineTraffic, një kompani e specializuar në monitorimin dhe analizimin e lëvizjeve detare.

Kompania raportoi ndërhyrje në sistemet e navigimit satelitor në brigjet e Ras Al-Khaimah: një anomali që i bënte anijet të dukeshin sikur po shkonin drejt Ngushticës, edhe pse ato në të vërtetë po ndiqnin rrugë të ndryshme.

Ora 07:50
Anije e mallrave goditet me predhë në Ngushticën e Hormuzit, nuk ka viktima

Një anije mallrash u godit nga një predhë në Ngushticën e Hormuzit, duke shkaktuar zjarr dhe duke detyruar ekuipazhin të evakuohej, tha Agjencia e Operacioneve Detare Tregtare e Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).

"Një anije mallrash është raportuar se është goditur nga një predhë e panjohur në Ngushticën e Hormuzit, duke shkaktuar zjarr në bord.

Anija e mallrave, e cila ishte 11 milje detare në veri të Omanit, "ka kërkuar ndihmë dhe ekuipazhi është në proces të evakuimit të anijes", tha UKMTO.

Ora 07:36
Mediat: Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit ka mbetur i plagosur në këmbë gjatë sulmeve izraelite, u qëllua në ditën e parë të luftës

1773077874_serayuioo.jpg

Foto: Mojtaba Khamenei

Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka mbetur i plagosur në këmbë, gjatë një sulmi izraelit. Sipas New York Times raportoi lajmin, Mojtaba Khamenei ndodhet në një vend të sigurt.

Burime iraniane të cituara nga Times deklaruan se çdo komunikim me botën e jashtme mund të zbulojë vendndodhjen e Khameneit, duke e vënë atë në rrezik.

Sipas dy burimeve ushtarake izraelite, raportohet se Khamenei u plagos në këmbë në ditën e parë të luftës, më 28 shkurt, përpara se të zgjidhej Udhëheqës Suprem i Republikës Islamike.