Zelensky takohet me Macron! Elysee: Fokusi në ndihmën ushtarake! Moska: Goditen objektet perëndimore të armëve në Ukrainë! Dy oficerë të lartë rusë vdesin në Bakhmut

Zelensky takohet me Macron! Elysee: Fokusi në ndihmën ushtarake! Moska: Goditen objektet perëndimore të armëve në Ukrainë! Dy oficerë të lartë rusë vdesin në Bakhmut

Foto nga bombardimet

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky doli nga Ukraina për të zhvilluar një takim me presidentin francez Emmanuel Macron. Sipas presidencës franceze, biseda do të ketë në fokus ndihmën ushtarake që i duhet Ukrainës për t’u përballur me forcat ruse.

Macron "do të përsërisë mbështetjen e palëkundur të Francës dhe Evropës për të rivendosur të drejtat legjitime të Ukrainës dhe për të mbrojtur interesat e saj themelore", shkruajnë mediat e huaja.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sulmet gjatë natës në Ternopil (në Ukrainën perëndimore) dhe Petropavlivka në rajonin lindor të Dnipropetrovsk goditën objektet perëndimore të armëve si në Lindje ashtu edhe në Perëndim të Ukrainës. 

Po ashtu ka njoftuar se dy oficerë të lartë të ushtrisë, Vyacheslav Makarov dhe Yevgeny Brovko vdiqën heroikisht në Ukrainë, Bakhmut.

Nga ana tjetër, një valë masive e bombardimeve ruse po godet të gjitha qytetet kryesore të Ukrainës. Në Kiev anti-ajrori hyri në veprim dhe pati shpërthime në zonën e Karkhiv. Imazhet tregojnë një shpërthim kolosal në periferi të Ternopilit në rajonin perëndimor: një raketë që shkatërron një depo municionesh.

Sipas raporteve të para, dronët dhe raketat Kalibr janë përdorur si nga Deti i Zi ashtu edhe nga territori rus: në veçanti rrethet më afër kufirit polak, si Ivano-Frankivsk, Lviv dhe Ternopil ku ushtria ukrainase dyshohet se ka përgatitur rezervat e predhave dhe karburantit për të nxitur kundërsulmimin. Mbrëmjen e kaluar pati një sulm tjetër në të njëjtën zonë: rreth Khmelnitsky, depot e municioneve dhe rezervuarët e karburantit u hodhën në erë. 

Dje Zelensky pati një takim me Papa Françeskun ku pasi largua tha se shpreson që biseda të ketë pasoja historike për Ukrainën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:15
Moska: Është e qartë se Kievi është i përfshirë në vrasjet e rusëve

1683915775_luftaneukraine.JPG

Rusia është e sigurt se Ukraina është bashkëpunëtore në sulmet ndaj rusëve. Këtë e tha në televizionin Rossiya-1 , zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov , i cituar nga Tass . Deklarata e Peskov vjen pas një deklarate të Kyrylo Budanov, kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, i cili pak ditë më parë refuzoi të përgjigjet për përfshirjen e Kievit në sulmet në territorin rus, duke shtuar megjithatë se ata do të vazhdojnë "të vrasin rusët kudo në faqen e kësaj bote". "Është shumë e qartë se regjimi i Kievit qëndron pas vrasjeve. Ai nuk i sponsorizon vetëm këto vrasje, ai i organizon, i nxit dhe i kryen ato," tha Peskov, duke shtuar se Rusia do të ndërtojë politikat e saj duke marrë parasysh atë që shërbimet speciale të Moskës. "Dijeni se çfarë duhet bërë pas deklaratave të tilla."

Ora 10:32
Zelensky mesazh për presidentin gjerman: Së bashku do të fitojmë dhe do të kthejmë paqen në Evropë

Duke shkruar në librin e të ftuarve të presidencës gjermane, Volodymyr Zelenskyy tha se Gjermania është aleate e verëtetë dhe e besueshmë e Ukrainës.

"Në kohën më sfiduese në historinë moderne të Ukrainës, Gjermania është krenare që është miku ynë i vërtetë dhe aleati ynë i besueshëm.Së bashku do të fitojmë dhe do të kthejmë paqen në Evropë".

Komentet e tij vijnë pasi ministri gjerman i mbrojtjes Boris Pistorius tha se Berlini do të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa duhet.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Berlin në vizitën e tij të parë në Gjermani që nga fillimi i luftës. Samiti, do të fokusohet në diskutimin e një pakete shumë të rëndësishme"armësh që do t'i dërgohen Ukrainës dhe mbrojtjen ajrore. Në qendër të bisedimeve është edhe rindërtimi i vendit dhe hyrja e tij në Bashkimin Europian.

 

Ora 10:29
Zelensky viziton Gjermaninë, takohet me presidentin Steinmeier

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur në Berlin për bisedime kritike, pasi liderët gjermanë njoftuan për një paketë të ndihmës ushtarake në vlerë prej 2.7 miliardë eurosh, që synon ta ndihmojë Kievin për të luftuar kundër pushtimit të Rusisë.

Zelensky është takuar me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe po ashtu është paraparë takim edhe me kancelarin Olaf Scholz. Ai po ashtu pritet të udhëtojë në qytetin Açen, për të pranuar çmimin prestigjioz Charlemagne.

Një ditë para se Zelensky të udhëtonte drejt Gjermanisë, Berlini njoftoi për paketën e re të ndihmës që përfshin tanke, sisteme kundërajrore dhe municione.

Në pakon e ndihmës përfshihen 20 makina të këmbësorisë, Marder, 30 tanke Leopard 1, 15 tanke kundërajrore Gepard, 200 dronë vëzhgues, katër sisteme kundërajrore Iris-T dhe municione, municione shtesë për artilerinë dhe mbi 200 makina luftarake dhe logjistike.

Gjermania është kritikuar nga shumë në Ukrainë, për shkak të ngurrimit që të dërgojë në Kiev armatime të rënda. Paketa e re do të jetë paketa më e madhe që Berlini i dërgon Kievit që kur nisi pushtimi i Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka bërë thirrje për dërgim të shpejtë të paketës së ndihmës, pasi Kievi po përgatitet për një kundërofensivë të madhe.

Më 13 maj, ai mori pjesë në takimin në Suedi me homologët e tij nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe tha se Ukraina gjithmonë ka nevojë që armatimet t’i dërgohen shumë shpejt.

B.V//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU