Kancelari austriak takim me Putin: Nuk ishte miqësor! Kryebashkiaku Mariupolit: Mbi 10 mijë civilë të vrarë, separatistët morën portin

Lufta në Ukrainë vijon, ndërsa kjo javë sipas presidentit Volodymir Zelensky, tha se do të jetë ‘vendimtare’. Kjo sepse rusët po përqendrojnë forcat e tyre për një ofensivë të fuqishme në Donbass dhe përgjatë fronit jugor që të çon në Odesa nëpërmjet Marupolit.

Zelensky bën thirrje për negociata me Moskën, ndërsa beteja në Donbas do të jetë vendimtare, pasi kush do të dalë më mirë, do të jetë në gjendje që të përcaktojë kushtet në tryezën e bisedimeve. Lideri çeçen Kadyrov, tha se qëllimi përfundimtar mbetet pushtimi i Kievit dhe qyteteve të tjera të Ukrainës.

Fjala 'marrëveshje' është gjithnjë e më pak e pranishme në fjalimet e protagonistëve. Sigurisht, dëshmitë e përditshme të mizorive gjithnjë të kryera kundër civilëve rëndojnë mbi përpjekjet e ndërmjetësimeve për paqen.

Shtetet e Bashkuara drejtojnë gishtin drejtpërsëdrejti nga Kremlini dhe Putini, për vrasjen e civilëve. Kancelari austriak Karl Nehammer do të shkojë sot në Moskë dhe do të jetë lideri i parë evropian që takohet me Putinin që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, ndërsa në Luksemburg ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian do të fillojnë të diskutojnë paketën e re të sanksioneve kundër Moskës.

Embargoja ndaj naftës dhe gazit rus nuk është përfshirë zyrtarisht mes masave, por çështja do të trajtohet, të paktën në perspektivë.

Në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Kush është gjenerali i ri që do të udhëheqë luftën në Ukrainë

Gjenerali i ushtrisë Alexander Dvornikov dhe komandanti i Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë, është emëruar si komandant i ri i fushatës ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Dvornikov është 60 vjeç dhe ishte komandanti i parë i operacioneve ushtarake të Rusisë në Siri, pasi Putin në shtator të 2015 dërgoi atje trupa ushtarake për të mbështetur qeverinë e presidentit sirian Bashar al- Assad.

Gjatë komandës së Dvornikov në Siri, nga shtatori 2015 deri në qershor 2016, forcat ajrore ruse mbështetën regjimin e Asadit dhe të aleatëve e tij. Nga viti 2000 deri në vitin 2003, Dvornikov shërbeu në fushatën e gjatë të Rusisë në Kaukazin e Veriut, duke përfshirë Luftën e Dytë Çeçene, e cila la në gërmadha kryeqytetin rajonal të Çeçenisë, Grozny.

Forcat ruse kanë përdorur një qasje të ngjashme të ashpër në disa rajone të Ukrainës, duke goditur ndërtesat e banimit në qytetet e mëdha dhe duke shkatërruar pjesën më të madhe të qytetit portual të Mariupol.

Dvornikov iu dha titulli "Hero i Federatës Ruse" nga Kremlini në mars 2016 për shërbimet e tij.

Ora 22:46
Ukrainë, 4354 civilë janë evakuuar sot përmes korridoreve humanitare

1649668989_refugjate.JPG

4354 persona të tjerë janë evakuuar sot përmes korridoreve humanitare në Ukrainë. Lajmin e bëri të ditur Zëvendëskryeministrja e Kievit, Iryna Vereshchuk. Ajo tha gjithashtu se për të tretën ditë ushtria ruse pengoi një kolonë autobusësh në qytetin Zaporizhzhia për evakuimin e civilëve nga qytetet Berdyansk, Tokmak dhe Energodar.

Ora 21:33
SHBA: Ofensiva në Donbass nuk është e afërt, Rusia fillimisht dëshiron të trefishojë forcat e saj

"Fillimi ofensiv në Donbass nuk është i afërt". Kështu raporton The Guardian referuar burimeve amerikane. Moska fillimisht dëshiron të "dyfishojë, nëse jo trefishojë" forcat e saj në Ukrainën Juglindore, gjë që do të marrë "kohë të konsiderueshme". Burimet vlerësuan se 37 ose 38 nga batalionet taktike që përbëjnë forcat ruse nuk janë në gjendje të luftojnë, duke lënë rreth 90 në Moskë. Rezervistët mund të dislokohen për të rimbushur forcat në terren, 60.000 prej të cilëve janë thirrur. Kjo do të tregonte gjithashtu humbjet e mëdha që pësuan rusët.

Ora 21:20
Franca dëbon gjashtë spiunë rusë dhe i shpall non grata

Franca dëboi gjashtë spiunë të tjerë të dyshuar rusë, agjentë që vepronin "nën mbulesë diplomatike" dhe të cilët u shpallën "persona non grata". Këtë e bëri të ditur Quai d'Orsay

Ora 21:18
Rusët sulmojnë në Donetsk, 3 viktima dhe 8 të plagosur

Sipas guvernatorit të rajonit Donetsk, tre persona kanë vdekur dhe tetë janë plagosur në një sulm në zonë.

Ora 21:16
Macron: Gati për të shkuar në Kiev nëse është e dobishme

"Unë jam gati të shkoj në Kiev nëse është e dobishme", kështu ka deklaruar ditën e sotme presidenti i Francës Emmanuel Macron. Ai tha se nuk e përjashton mundësinë që së shpejti të shkojë në Ukrainë për të takuar Presidentin Volodymyr Zelensky.

“Nëse kthehem pas, është për të gjetur një zgjidhje për luftën, për të rivendosur një dialog, bëra gjithçka që munda për të ndaluar luftën dhe për të mbrojtur francezët nga një zgjatje e luftës. Nëse arrijmë të rifillojmë dialogun, atëherë ndoshta një vizitë do të jetë e dobishme”, tha ai për agjensinë e lajmeve franceze Bfmtv.

Ora 21:07
Kremlini: Biseda e Putin me kancelarin austriak ishte e shkurtër

"Biseda" midis presidentit rus Vladimir Putin dhe kancelarit austriak Karl Nehammer "ishte mjaft e shkurtër. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ora 20:59
Organizata e OKB për Barazinë Gjinore e shqetësuar: Përdhunime dhe dhunë seksuale ndaj grave dhe fëmijëve ukrainas

Rritja e raportimeve për përdhunime dhe dhunë seksuale ndaj grave dhe fëmijëve ukrainas duhet të hetohen tërësisht dhe në mënyrë të pavarur për të siguruar llogaridhënie”, kështu deklaroi mëngjesin e kësaj të hëne Sima Bahous, drejtoresha ekzekutive e Enti të Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave ose njohur ndryshe si “UN Women”.

“Kombinimi i zhvendosjes masive me praninë e madhe të rekrutëve dhe mercenarëve, si dhe brutaliteti i shfaqur kundër civilëve ukrainas, ka ngritur të gjithë flamujt e kuq," deklaroi Bahous.

Ajo shtoi gjithashtu se ekziston një rrezik i shtuar i trafikimit të qenieve njerëzore në pikat kufitare sidomos për gratë e reja dhe adoleshentët e pashoqëruar.

UN Women, është një entitet i Kombeve të Bashkuara që i përkushtohet zhvillimit të barazisë gjinore dhe fuqizimit të pozitës së grave.

Ora 19:29
Mariupol: Më shumë se 10 mijë persona kanë humbur jetën në qytet

"Më shumë se 10 mijë civilë vdiqën në Mariupol". Kështu ka thënë kryebashkiaku Vadym Boychenko për Associated Press.

Boychenko shpjegoi se kufomat po mbulojnë rrugët e qytetit dhe se numri i të vdekurve mund të jetë mbi 20,000.

 Kryebashkiaku shtoi se forcat ruse sollën krematoriume të lëvizshme në qytet për të asgjësuar kufomat dhe akuzuan forcat ruse për refuzimin e lejimit të autokolonave humanitare të hyjnë në qytet në një përpjekje për të maskuar masakrën.

 

Ora 19:23
Borell për luftën në Ukrainë: Tani na duhen më shumë armë sesa një embargo energjie 

"Betejat që do të shohim në Ukrainën lindore do të zhvillohen gjithashtu me embargon ndaj naftës dhe gazit rus, por ajo që e bënë dallimin tani është ndihma ushtarake", kështu ka deklaruar ditën e sotme Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e BE-së Josep Borrell gjatë një konference për shtyp. 
Ai tha gjithashtu se të gjithë po përpiqen vullnetarisht të pakësojnë ekspozimin ndaj energjiosë ruse”, shtoi Borrell.

Ora 17:14
Takim Putin-Nehammer, kancelari austriak: Bisedime të drejtpërdrejta, por jo miqësore

Ditën e sotme është zhvilluar takimi mes kancelarit austriak Karl Nehammer dhe presidentit rus Vladimir Putin. Ai është lideri i parë i Bashkimit Evropian që takohet me Putinin që kur ai urdhëroi trupat e tij të pushtonin Ukrainën më 24 shkurt.

Kancelari tha se bisedimet mes tyre ishin shumë të drejtpërdrejta, të hapura dhe të ashpra.

“Unë dhashë një mesazh të rëndësishëm për Putin. I thash që lufta në Ukrainë duhet të përfundojë sepse në luftë ka vetëm humbës nga të dyja palët", tha kancelari.

Ai shtoi se vizita nuk ishte miqësore, ndërsa shtoi se e ndjente si detyrë për ta takuar.

Takimi i tyre zgjati 90 minuta dhe sipas mediave ishte “pa shtrëngim duarsh”.

Ora 16:56
Separatistët pro-rusë: morën portin e Mariupolit

“Porti i Mariupolit është çliruar”. Kështu deklaroi kreu i republikës separatiste pro-ruse të Donetskut, në Donbass. Forcat e Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut kanë marrë nën kontroll portin e Mariupolit.

"Për sa i përket portit të Mariupolit, ai tani është nën kontrollin tonë", tha Denis Pushilin, udhëheqësi i forcave të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut.

Ora 16:00
Do ndihmonin ukrainasit me ushqim në Mariupol, kapen 9 vullnetarë gjatë misionit nga rusët! Kreu i OJF: Po mbahen në kushte të tmerrshme

Nëntë shoferë të grupit vullnetarësh “Help People” u arrestuan nga rusët gjatë një misioni në Mariupol, teksa po shpërndanin ushqime dhe ilaçe për popullsinë e bllokuar në qytet.

Dhjetë mikrobusë kishin hyrë në Donbass për të ndihmuar në evakuimin e popullsisë nga Mariupoli, kur u ndaluan nga ushtarët rusë, të cilët donin të kthenin autokolonën në Rusi. Përballë refuzimit, drejtuesit e mjeteve u kapën rob.

Lajmin e ka raportuar kreu i OJF-së Alex Voronin.

 “Ne e dimë se tre prej tyre janë në Donetsk, ku u morën në pyetje brutalisht. I dhanë pak për të ngrenë dhe po mbahen në kushte të tmerrshme. Atyre u është thënë se kanë të drejtë t’i ndalojnë deri në 30 ditë”, tha ai për mediat.

Ora 15:31
Lavrov: Moska nuk do të pezullojë ‘operacionin ushtarak’ në Ukrainë përpara bisedimeve të ardhshme të paqes

Moska nuk do të pezullojë operacionet e saj ushtarake në Ukrainë përpara bisedimeve të ardhshme të paqes. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov, duke kujtuar se me rastin e raundit të parë të negociatave ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase, presidenti Putin kishte urdhëruar ndalimin e veprimeve ushtarake.

Që atëherë, qëndrimi i Moskës ka ndryshuar, theksoi ai, i intervistuar nga televizioni publik Rossiya 24.

“Pasi kuptuam se ukrainasit nuk kishin ndërmend të kundërpërgjigjen nismën tonë, u mor vendim që gjatë raundeve të mëpasshme të bisedimeve të mos kishte pauza deri në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare”, shpjegoi kreu i diplomacisë së Moskës.

Ora 15:06
Moska: Kemi pushtuar fshatin strategjik ukrainas, një nga linjat më të fortifikuara të mbrojtjes

Trupat ruse kanë pushtuar fshatin Kamyanka, në rajonin lindor të Kharkiv, një nga linjat më të fortifikuara të mbrojtjes së forcave të armatosura të Ukrainës. Kjo sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Moskës.

 "Kapja dhe mirëmbajtja e vendbanimit lejoi forcat kryesore të zhvillonin me sukses ofensivën," tha ministria.

Ora 14:41
Austria: Kancelari do t'i thotë Putinit se e ka humbur luftën

‘Ka ndryshim të jesh ballë për ballë dhe t'i tregosh se cili është realiteti: që ky president në fakt e ka humbur luftën moralisht'. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, duke folur para takimit të ministrave të BE-së në Luksemburg, përpara takimit mes presidentit rus Vladimir Putin dhe kancelarit austriak Karl Nehammer sot në Moskë.

Ora 14:40
Ushtria ukrainase: Gati për betejën përfundimtare në Mariupol, kemi nevojë për municione

Ushtria ukrainase njofton se po përgatitet për "betejën përfundimtare" në qytetin e rrethuar të Mariupolit.  Në një deklaratë në Facebook Brigada e 36-të tha se "municionet po mbarojnë". Pasi mbrojtën portin për 47 ditë dhe bënë "çdo gjë të mundshme dhe të pamundur" për të mbajtur kontrollin e qytetit, ushtria tha se ata u shtynë prapa dhe u rrethuan nga ushtria ruse.

Forcat ruse thanë se luftimet kohët e fundit janë përqendruar rreth fabrikave të çelikut Azovstal të Mariupolit dhe portit.

Këmbësoria u vra i gjithë dhe sulmet kryhen nga gjuajtës, gjuajtës kundërajror, operatorë radio, shoferë dhe kuzhinierë.

Edhe orkestra “është nisur në betejë. Brigada ankohet gjithashtu se është braktisur nga udhëheqja ushtarake ukrainase.

Ora 12:41
Një ekip francez mbërrin në Lviv për të ndihmuar në hetimin e krimeve të luftës

Ambasadori francez në Ukrainë ka shpërndarë një foto të një ekipi nga Franca që mbërrin në Lviv "për të ndihmuar shokët e tyre në hetimet e krimeve të luftës të kryera rreth Kievit".

Në një deklaratë, Etienne de Poncins tha: "Franca, e para që ofron një ndihmë të tillë. Ata do të jenë në punë nesër. Solidaritet."

Ora 12:25
Papa Françesku: Një familje ruse dhe një ukrainase do të mbajnë kryqin në ritin tradicional të premten në Koloseum

Në ritin tradicional të kryesuar nga Papa Françsku ‘Via Crucis’ në Koloseum, të planifikuar për të premten e ardhshme në orën 21.15, ndër të fundit që do të mbajnë kryqin, në stacionin e 13-të, do të jetë një familje ruse së bashku me një ukrainas.

Në stacionin e 14-të do të jetë një familje emigrantësh. Kjo është bërë e ditur nga zyra e shtypit e Vatikanit.

Ora 12:22
Masakra ndaj civilëve në stacionin hekurudhor, Kina bën thirrje për hetim të drejtë dhe të pavarur

Kina bën thirrje për një hetim "të drejtë, të pavarur dhe transparent" për sulmin në stacionin Kramatorsk në Ukrainën Lindore, i cili shkaktoi më shumë se 50 vdekje. Kështu deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Zhao Lijian, duke përsëritur se “çështjet humanitare nuk duhet të politizohen” dhe se “çdo akuzë duhet të bazohet në fakte”.

Ora 11:21
Donetsk: 415 persona u evakuuan nga Mariupol në 24 orët e fundit

‘Forcat e Republikës Popullore të Donetskut (DPR) kanë evakuuar 415 persona, përfshirë 76 fëmijë, nga Mariupol në fshatin Bezymennoye në 24 orët e fundit’. Kështu thuhet në një shënim nga shtabi i mbrojtjes territoriale të DPR, të marrë nga TASS.

Ora 11:01
Kievi: 66 sulme ushtarake në 24 orët e fundit në Kharkiv, 11 të vdekur mes tyre një fëmijë

1649618997_Izyum.jpg

Rajoni i Kharkiv është goditur 66 herë nga ushtria ruse në 24 orët e fundit, duke vrarë 11 persona, përfshirë një fëmijë 7-vjeçar dhe duke plagosur 14 të tjerë. Guvernator i rajonit Oleg Sinegubov tha, cituar nga mediat ukrainase. duke shpjeguar se janë të lidhur artileri, mortaja dhe mina.

Ora 10:57
Zelensky: Në Mariupol dhjetëra mijëra të vdekur

Dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur në Mariupol, rajoni i Donetsk. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyi gjatë fjalimit të tij para parlamentit të Koresë së Jugut, transmeton Ukrinform. Presidenti ukrainas vuri në dukje se situata aktualisht në Mariupol është shumë e keqe, pasi qyteti është bllokuar nga trupat ruse që nga 1 marsi. ‘Mariupol është shkatërruar. Ka dhjetëra mijëra të vdekur, por edhe atëherë rusët nuk e ndalën ofensivën. Ata duan ta bëjnë Mariupolin një qytet në zhdukje,’ tha Zelensky.

Ora 10:07
Zelensky: Mund të mos jem luftëtari më i fortë, por jam gati të jap jetën për vendin tim

1649366138_zelensky.jpg

"Unë mund të mos jem luftëtari më i fortë. Por nuk jam i gatshëm të tradhtoj askënd." Në një intervistë për programin televiziv amerikan CBS “60 minuta”, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shpjegoi arsyet pse vendosi të mos ikte nga Ukraina pas pushtimit rus.

 "Unë nuk dua të pretendoj të jem hero. Unë e dua familjen time. Dua të jetoj edhe shumë vite, por duke zgjedhur mes arratisjes dhe të qenit me njerëzit e mi, jam gati të jap jetën time për vendin tim", u shpreh ai.

Ora 09:59
Kievi: Nis ofensiva e ushtrisë ruse në Donbass

Ofensiva e Rusisë në rajonin lindor të Donbasit "ka filluar tashmë". Kështu deklaroi Vadym Denysenko, këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës. "Rusët po ndërtojnë forcën e tyre," tha Denysenko. "Por, këto nuk janë ende betejat e mëdha për të cilat është folur kaq shumë ditët e fundit. Por në përgjithësi mund të themi se ofensiva tashmë ka filluar".

Ora 09:45
Banka Botërore: Prodhimi ekonomik i Ukrainës ra me 45.1% pas pushtimit

Sipas parashikimeve të Bankës Botërore, prodhimi ekonomik ukrainas do të tkurret këtë vit me 45.1%. Pushtimi rus në fakt ka çuar në mbylljen e aktiviteteve tregtare, uljen e eksporteve dhe pamundësimin e aktivitetit ekonomik në zona të mëdha të vendit. Banka Botërore pret gjithashtu që PBB-ja ruse të bjerë me 11.2% në vitin 2022 për shkak të sanksioneve financiare të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë ndaj bankave ruse, ndërmarrjeve shtetërore dhe institucioneve të tjera.

Ora 09:34
Ekspertët amerikanë: Rusët po përparojnë në Mariupol, qyteti është ndarë më dysh

Forcat ruse kanë pushtuar një territor të ri në Mariupol në 24 orët e fundit, duke arritur të ndajnë në dysh qytetin port ukrainas, i rrethuar prej javësh. Kështu thuhet – siç raporton Guardian – nga ekipi i ekspertëve të Institutit për Studimin e Luftës, me seli në Uashington, në raportin e fundit. Mbrojtësit e mbetur ukrainas - rreth 3,000 ushtarë - ndodhen në portin kryesor në jugperëndim dhe në fabrikën e çelikut Azovstal në lindje.

Ora 09:20
Ukrainë: Numri i fëmijëve të vrarë që nga fillimi i luftës është 183

1649613257_Kramatorsk1.jpg

Numri i fëmijëve të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus është rritur me 183. Komisionerja për të drejtat e njeriut të Parlamentit të Ukrainës, Lyudmila Denisova, raporton se deri më sot, "sipas Regjistrit të Unifikuar të hetimeve paraprake, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, 183 fëmijë kanë vdekur dhe 342 fëmijë janë është plagosur”.

Ora 09:00
Lufta në Ukrainë, Borrell: Sanksione të reja ndaj Rusisë, gjithmonë në tryezë

"Sanksionet janë gjithmonë në tryezë. Ne do të diskutojmë efektivitetin e atyre të miratuar dhe gjithashtu hapat e ardhshëm." Kështu deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas mbërritjes së tij në takimin e ministrave të jashtëm në Luksemburg.

Ora 08:30
Kancelari austriak sot vizitë në Moskë, lideri i parë evropian që takohet me presidentin rus pas shpërthimit të luftës

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, do të udhëtojë sot në Moskë, për bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin. Ai është udhëheqësi i parë i një vendi të Bashkimit Evropian që takohet personalisht me Putinin, qëkur ky i fundit ka dhënë urdhrin për pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt. Zyrtarët austriakë thanë se Nehammer dëshiron të promovojë dialogun midis Moskës dhe Kievit dhe se do të ngrejë gjithashtu çështjen e krimeve të luftës. Nehammer u takua edhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të shtunën.

'Ai shkon atje (në Moskë), pasi ka informuar Berlinin, Brukselin dhe presidentin ukrainas, për të inkurajuar dialogun', tha një zëdhënës i Nehammerit. Takimi vjen në kohën kur lufta në Ukrainë është zhvendosur në lindje të këtij vendi. Zyrtarët rusë kanë thënë se fokus i forcave të tyre do të jetë “çlirimi i plotë” i Donbasit, duke iu referuar kështu rajoneve lindore të Ukrainës, Luhansk dhe Donjeck.

Ora 08:11
Zelensky: Rusët kanë humbur lidhjen me realitetin, frikacakët i kthejnë njerëzit në monstra

Rusia e ka "humbur lidhjen me realitetin deri në atë pikë sa të na akuzojë se kemi kryer atë që padyshim kanë bërë trupat ruse". Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video të publikuar natën ku fliste për një fazë vendimtare të luftës mbrojti kombin e tij mbi akuzat e bëra nga rusët për masakrën e Bucha dhe Kramatorsk.

‘E gjithë kjo vjen nga frikacakët. Kur frika rritet, bëhet katastrofë. Kur njerëzit nuk kanë guxim të pranojnë gabimet e tyre, të kërkojnë falje, të përshtaten me realitetin, të mësojnë, ata bëhen monstra. Dhe kur bota e injoron atë, përbindëshat vendosin se bota duhet t'u përshtatet atyre’, shtoi ai, duke theksuar se ‘Ukraina do t’i ndalojë të gjitha këto. Do të vijë dita kur ata do të duhet të pranojnë gjithçka, të pranojnë të vërtetën’.

Ora 08:10
Bëri komente kundër luftës në klasë, nxënësit padisin mësuesen në Rusi

Një mësues në Rusinë perëndimore është nën hetim penal që nga fundi i marsit për komente kundër luftës në klasë, të cilat u regjistruan fshehurazi nga studentët.

Irina Gen, 45 vjeçe, ishte një mësuese angleze në një shkollë elitare për atletë të rinj në vend, shumë prej të cilëve kualifikohen për kampionate të mëdha jashtë vendit.

Në një regjistrim audio të publikuar në Telegram më 31 mars, një student dëgjohet duke pyetur Gjeneralin se pse Rusia ishte përjashtuar nga Kampionatet e ardhshme Evropiane për shumë sporte. 

"Për sa kohë që Rusia nuk sillet në mënyrë të civilizuar, kjo do të vazhdojë përgjithmonë," u përgjigj Gen në regjistrim. "Ata filluan të bombardojnë Ukrainën Perëndimore... Ata donin të shkonin në Kiev, për të rrëzuar Zelensky dhe qeverinë. Ky është, meqë ra fjala, një shtet sovran. Ka një qeveri sovrane atje."

"Epo, ne nuk i dimë të gjitha detajet," tha një studente.

"Pikërisht! Ju nuk dini asgjë. Në fakt, ju nuk dini asgjë", u përgjigj Gen. "Ne kemi një regjim totalitar këtu. Çdo lloj disidence konsiderohet si një krim i menduar. Ne të gjithë do të largohemi për 15 vjet."

Biseda është regjistruar më 18 mars, sipas intervistës së Gen për Radio Liberty. Ajo beson se prindërit e nxënësve të saj "i bindën fëmijët të bënin një regjistrim, i cili do t'u dorëzohej autoriteteve".

Një oficer rus i Sigurisë Federale shkoi në shkollë më 23 mars dhe i tha asaj se "kishte bërë një gabim të madh" duke u treguar studentëve për sulmet ruse në infrastrukturën civile ukrainase, duke përfshirë bombardimet në Mariupol, të cilat autoritetet ruse i kanë mohuar.

Gen dha dorëheqjen nga posti i saj më 1 prill, ndërsa është në arrest shtëpie.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KONOPI: 11/04/2022 11:54

    Ne shkolle historikisht nxansit marojshin me spiunu,ama kishte zjusha qe ju thojshin prere nuk du asnje fjale cfar bani ka apo ajo dhe nxansit qe e kishin ne gjak spiunllekun nga prinderit ngelshin si muta.

    Përgjigju
  • Emigrant: 11/04/2022 10:13

    Te nderuar gazetar se shpejti TV italian do jap filmimin e sat italian per masakren ne buca e bomben ne stacion te trenit mos u nxitoni te vini gishtin ne fajtor te mundeshen sepse do e shihni kriminelet e vertet kush jane

    Përgjigju
  • Poshte diktaturs: 11/04/2022 09:01

    Rasti i mesueses tregon hapur sepse Putini po zbaton nenin famekeq 55/1 qe perdorte diktatori Stalin dhe qe u kopjua me vone nga regjimi totalitar i Enver Hoxhes qe i arrestonte burgoste iternonte dhe pushkatonte kushdo qe i dilte kunder

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja