Lufta/ Zelensky javën e ardhshme do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë! Lavrov njofton se Zuppi do kthehet në Rusi! Putin: Nëse Ukraina dëshiron negociata, le ta thotë këtë

Lufta/ Zelensky javën e ardhshme do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë! Lavrov njofton se Zuppi do kthehet në Rusi! Putin: Nëse Ukraina dëshiron negociata, le ta thotë këtë

Volodymyr Zelensky

Joe Biden do të presë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme, pas asamblesë së OKB-së. Ndërkohë, Kremlini ka njoftuar dëbimin e dy diplomatëve amerikanë me akuzën se kanë pasur kontakt me një informator rus.

Shtetet e Bashkuara do të "përgjigjen në mënyrë të përshtatshme" dhe "me shpejtësi" ndaj vendimit të Moskës për të dëbuar dy diplomatë amerikanë nga Rusia, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matt Miller në një konferencë shtypi. 

“Dëbimi i pajustifikuar i personelit tonë diplomatik është krejtësisht i pamerituar”, theksoi Miller. Dje Ministria e Jashtme ruse i tha ambasadores amerikane Lynne Tracy se dy diplomatët Jeffrey Sillin dhe David Bernstein ishin shpallur "persona non grata" dhe do të duhej të largoheshin nga Federata Ruse brenda shtatë ditëve. 

Qeveria e Moskës akuzoi Sillin dhe Bernstein për kryerjen e "veprimtarive të paligjshme" dhe bashkëpunimin me Robert Shonov, një shtetas rus i arrestuar me akuza për spiunazh në maj 2023.

Forcat ukrainase kanë rimarrë fshatin lindor Andriivka, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një raport të mëngjesit.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, së fundmi njoftoi se ata po presin një vizitë në Rusi nga i dërguari i Papa Françeskut, Matteo Zuppi. Ai tha se ata janë të gatshëm të takojnë dhe bisedojnë me të gjithë.

Gjatë takimit me homologun e tij bjellorus Alexander Lukashenko në Soçi, Presidenti rus, Vladimir Putin tha se Rusia nuk i kishte refuzuar kurrë negociatat për Ukrainën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:03
Putin takohet me Lukashenkon dhe i përgjigjet deklaratës së Blinken për negociatat: Kievi nuk kërcen me muzikën e të tjerëve

1694786515_putin.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin është takuar me kolegun e tij bjellorus, Alexander Lukashenko, në Soçi dhe kanë nisur së bashku një seri metaforash rreth vallëzimit dhe Ukrainës, pasi Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se për negociata, "duhen dy persona për të kërcyer tango". 

"Tango është një kërcim i bukur, por ukrainasit nuk duhet të harrojnë se si të kërcejnë. Përndryshe ata do të kërcejnë me muzikën e njerëzve të tjerë", u përgjigj Putin, duke përmendur një kërcim tradicional ukrainas. 

Dhe gjithashtu  ai përsëriti se është i hapur për dialog me Kievin, por se nuk ka asnjë sinjal nga pala tjetër.

"Amerikanët nuk dinë të kërcejnë tango”, tha Putin, cituar nga Tass, duke akuzuar Uashingtonin se dëshiron "të zgjidhë të gjitha problemet nga një pozicion fuqie", me sanksione dhe kërcënime për përdorimin e forcës. 

"Ata duan t'u mësojnë të tjerëve hapat, por ata vetë nuk i dinë dhe nuk duan t'i mësojnë. Unë kam thënë tashmë se ne kurrë nuk refuzojmë të flasim. Nëse pala tjetër është në dispozicion, le ta thonë hapur... asgjë nuk është dëgjuar nga pala tjetër", tha Putin. 

Lukashenko nga ana e tij përsëriti narrativën ruse të Shteteve të Bashkuara që nuk lejojnë Kievin të negociojë.

 "Vallja kishte filluar", tha ai, duke iu referuar bisedimeve në Bjellorusi menjëherë pas pushtimit, por më pas Shtetet e Bashkuara "i dhanë udhëzime" presidentit ukrainas. Volodymyr Zelensky dhe "të gjitha bisedimet janë të ndaluara".

Ora 15:51
Gjermania nuk merr vendim të menjëhershëm për dërgimin e raketave Taurus në Ukrainë

1694785901_tau.jpg

Në ditët në vijim, Gjermania nuk do të marrë një vendim të menjëhershëm për çështjen e dorëzimit të raketave të lundrimit Taurus në Ukrainë. 

Kështu shkruan gazeta gjermane “Die Welt”, duke cituar Ministrin e Mbrojtjes, Boris Pistorius.

"Nëse duhen edhe dy javë përpara se të merret një vendim, kështu qoftë", tha ai në "Konferencën e Paqes Westphaliane" të parë në Munster.

Ai gjithashtu tha se Gjermania duhet të vlerësojë të gjitha pasojat për arsye se Ukraina ka kërkuar prej kohësh raketat Taurus.

“Kjo nuk do të thotë asnjë hezitim nga ana e qeverisë federale. Republika Federale e Gjermanisë duhet të tregojë këtë nivel maturie, edhe nëse është e vështirë për miqtë tanë ukrainas ta kuptojnë. Gjermania duhet të vlerësojë të gjitha pasojat. Ukraina ka kërkuar prej kohësh raketa Taurus. Kancelari Federal Olaf Scholz (SPD) ka qenë gjithmonë i kujdesshëm në këtë drejtim, ndoshta sepse ai dëshiron të përjashtojë sulmet në territorin rus që mund të provokojnë hakmarrje nga Rusia”, tha Pistorius.

Ora 15:10
Tjetër humbje për Putinin, vritet në fushëbetejë komandanti rus në zonën kufitare Donetsk-Zaporizhia

1694783470_jhkh.jpg

Komandanti i regjimentit të 247-të të sulmit ajror rus Vasily Popov u vra në luftime në Ukrainë, në zonën kufitare Donetsk-Zaporizhia.

Kështu raporton në përditësimin e tij të fundit instituti amerikan i studimit Isë (Instituti për studimin e luftës), duke nënvizuar se Popov është komandanti i dytë i regjimentit 247 që vritet në aksion, pas vdekjes së kolonelit Konstantin Zizevsky, raportojnë mediat e huaja.

ISW kishte raportuar më parë se forcat elitare ukrainase po kryejnë kundërsulme të kufizuara në sektorë kritikë të frontit: “Vdekja e Popov mbështet vlerësimin se këto kundërsulme ka të ngjarë të dëmtojnë më tej këto njësi.”

Ora 15:03
Londra shpall grupin Wagner një organizatë terroriste

1692784563_wagnerbritaniemadhe.jpg

Organizata mercenare ruse Wagner Group tashmë është përfshirë zyrtarisht në listën e organizatave terroriste të Mbretërisë së Bashkuar, pasi Parlamenti miratoi masën më 6 shtator. 

Këtë e ka bërë të ditur qeveria britanike përmes një njoftimi. 

Ky urdhër do të hyjë në fuqi me efekt të menjëhershëm dhe do ta bëjë anëtarësimin në Grupin Wagner ose mbështetjen aktive të grupit në Mbretërinë e Bashkuar një vepër penale, me një dënim të mundshëm prej 14 vitesh burg.

Ora 14:00
Putin takohet me Lukashenkon dhe i përgjigjet pyetjes së Blinken për negociatat: Ukrainasit nuk kërcejnë me muzikën e të tjerëve

1694786515_putin.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin është takuar me kolegun e tij bjellorus, Alexander Lukashenko, në Soçi dhe kanë nisur së bashku një seri metaforash rreth vallëzimit dhe Ukrainës, pasi Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se për negociata, "duhen dy persona për të kërcyer tango". 

"Tango është një kërcim i bukur, por ukrainasit nuk duhet të harrojnë se si të kërcejnë. Përndryshe ata do të kërcejnë me muzikën e njerëzve të tjerë", u përgjigj Putin, duke përmendur një kërcim tradicional ukrainas. 

Dhe gjithashtu  ai përsëriti se është i hapur për dialog me Kievin, por se nuk ka asnjë sinjal nga pala tjetër.

"Amerikanët nuk dinë të kërcejnë tango”, tha Putin, cituar nga Tass, duke akuzuar Uashingtonin se dëshiron "të zgjidhë të gjitha problemet nga një pozicion fuqie", me sanksione dhe kërcënime për përdorimin e forcës. 

"Ata duan t'u mësojnë të tjerëve hapat, por ata vetë nuk i dinë dhe nuk duan t'i mësojnë. Unë kam thënë tashmë se ne kurrë nuk refuzojmë të flasim. Nëse pala tjetër është në dispozicion, le ta thonë hapur... asgjë nuk është dëgjuar nga pala tjetër", tha Putin. 

Lukashenko nga ana e tij përsëriti narrativën ruse të Shteteve të Bashkuara që nuk lejojnë Kievin të negociojë.

 "Vallja kishte filluar", tha ai, duke iu referuar bisedimeve në Bjellorusi menjëherë pas pushtimit, por më pas Shtetet e Bashkuara "i dhanë udhëzime" presidentit ukrainas. Volodymyr Zelensky dhe "të gjitha bisedimet janë të ndaluara".

Ora 13:57
Borrell: BE do të bëjë më shumë që Ukraina të fitojë

1693560089_josepborrellfontelles1.jpg

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, i premtoi ministrit të ri ukrainas të Mbrojtjes, Rustem Umerov, mbështetje më të madhe evropiane për Kievin për t'u marrë me pushtimin rus, duke siguruar që BE-ja mund të "bëjë më shumë dhe më shpejt". 

"Bashkimi Evropian është gati të bëjë më shumë dhe më shpejt për të ndihmuar Ukrainën të fitojë. Ukraina gjithashtu lufton për lirinë tonë", tha Borrell pas telefonatës. 

Gjithashtu, Umerov saktësoi se takimi "i rëndësishëm" shërbeu për të diskutuar "si të përmirësohet furnizimi me armë dhe municione".

“Liria mund të mbrohet vetëm me veprim kolektiv”, tha Umerov.

Ora 13:36
Kremlini mohon zërat që thonë se hetimi për vdekjen e Prigozhin është i ngadalshëm

1692983618_bb.jpg

Hetimi rus për rrëzimin misterioz të avionit në të cilin u vra themeluesi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, nuk po përparon ngadalë, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. 

“Nuk është një hetim i thjeshtë, nuk është një aksident i thjeshtë”, nënvizoi Peskov.

Ai gjithashtu theksoi se hetimi ishte në proçes e sipër, prandaj nuk mund të bënin komente të parakohshme.

“Hetimi është në vazhdim e sipër, për këtë arsye është absolutisht e parakohshme të bëhen komente”, tha Peskov.

Ora 13:06
Putin: Vullnetarët nga Koreja e Veriut do të dërgohen në Ukrainë? Deklarata të pakuptimta

1694775896_lulu.jpg

Pretendimet se Rusia kërkoi vullnetarë nga Koreja e Veriut për të marrë pjesë në operacionin ushtarak në Ukrainë janë "plotësisht të pakuptimta". 

Kështu tha presidenti rus, Vladimir Putin, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. 

"Dua të them se kjo është absurditet i plotë", tha Putin.

Ora 12:26
Putin: Nëse Ukraina dëshiron negociata, le ta thotë këtë

1694510930_9843.jpg

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Rusia nuk i ka refuzuar kurrë negociatat për Ukrainën.

Ai tha se nëse edhe Ukraina është dakord me këtë pjesë, le ta shprehë fjalën e saj.

Putin këtë gjë e bëri me dije gjatë takimit me homologun e tij bjellorus Alexander Lukashenko në Soçi. Kjo është bërë e ditur nga agjencia Tass .

“Rusia asnjëherë nuk i ka refuzuar negociatat për Ukrainën, nëse pala tjetër i do, le ta thotë këtë”, tah Putin.

Ora 11:45
Lavrov: I dërguari i Papa Françeskut do të vijë sërish në Rusi

1694771080_papa.jpg

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, tha se përpjekjet e Vatikanit po vazhdojnë dhe se i dërguari i Papa Françeskut, Matteo Zuppi, do të vizitonte Rusinë.

"Përpjekjet e Vatikanit vazhdojnë dhe i dërguari i Papa Françeskut Matteo Zuppi do të vijë përsëri në Rusi”, tha Lavrov.

Këtë e ka bërë të ditur Lavrov, duke folur në një tryezë për krizën në Ukrainë, siç raporton agjencia ruse e lajmeve Tass. 

Ai gjithashtu shtoi duke thënë se ata janë të gatshëm të takojnë dhe bisedojnë me të gjithë.

“Ne jemi të gatshëm të takojmë të gjithë, të gatshëm të bisedojmë me të gjithë”, shtoi Lavrov.

Ora 09:02
Kim Jong Un viziton fabrikën e avionëve ushtarakë në Rusi

 

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ndaloi në një qytet të Lindjes së Largët gjatë udhëtimit të tij në Rusi për të vizituar një fabrikë që ndërton avionë luftarakë.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë paralajmëruar Moskën dhe Phenianin që të mos vazhdojnë me marrëveshjet e ndaluara të transferimit të armëve. 

Mediat ruse treguan se Kim mbërriti në Komsomolsk-on-Amur të premten dhe tha se do të vizitonte një fabrikë që prodhon avionë luftarakë të tipit Su-35 dhe Su-57. 

Ekspertët e huaj thonë se Rusia dëshiron që Kim ta ndihmojë atë në furnizimin e armëve dhe në këmbim Kim mund të dëshirojë ndihmën ruse për të modernizuar forcën ajrore dhe marinën e tij, si dhe për të përmirësuar teknologjinë ushtarake të Koresë së Veriut.

Ora 08:33
Forcat ukrainase rimarrin fshatin lindor Andriivka

1694759646_sh.jpg

Forcat ukrainase kanë rimarrë fshatin lindor Andriivka, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një raport të mëngjesit.

“Andriivka është e jona”, njoftoi në Telegram zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes Ganna Maliar, duke shtuar se luftimet vazhdojnë në këtë sektor dhe zonat pranë Bakhmut.

Ora 08:27
Moska dëboi diplomatët amerikanë, reagon SHBA: Do të reagojmë

1694694858_nom.jpg

Shtetet e Bashkuara do të "përgjigjen në mënyrë të përshtatshme" dhe "me shpejtësi" ndaj vendimit të Moskës për të dëbuar dy diplomatë amerikanë nga Rusia, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller në një konferencë shtypi. 

“Dëbimi i pajustifikuar i personelit tonë diplomatik është krejtësisht i pamerituar”, tha Miller. 

Ministria e Jashtme ruse, ditën e djeshme i tha ambasadores amerikane, Lynne Tracy, se dy diplomatët Jeffrey Sillin dhe David Bernstein ishin shpallur "persona non grata" dhe do të duhej të largoheshin nga Federata Ruse brenda shtatë ditëve. 

Qeveria e Moskës akuzoi Sillin dhe Bernstein për kryerjen e "veprimtarive të paligjshme" dhe bashkëpunimin me Robert Shonov, një shtetas rus i arrestuar me akuza për spiunazh në maj 2023.

Ora 08:15
Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës bisedime me Stoltenberg dhe Borrell: Diskutuam për luftën

1694759023_ldkjf.jpg

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov, diskutoi situatën në front me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. 

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri ukrainas i Mbrojtjes përmes një postimi në rrjetin e tij social X, ish-Twitterm raportoi agjencia e lajmeve ukrainase Ukrinform. 

Umerov ka biseduar edhe me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, të cilët diskutuan se si të përmirësohet furnizimi me armë dhe municione në Ukrainë.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, Rama flet për VOA-n: Venecia foli qartë! Deputetëve nuk iu imponohet si të ngrenë dorën

Mandati i Xhaçkës, Rama flet për VOA-n: Venecia foli qartë! Deputetëve nuk iu imponohet si të ngrenë dorën