Lufta/ Zelensky: Krimea së shpejti pjesë integrale e Ukrainës! Forcat ruse sulme me raketa në Odesa, shkatërrohen magazinat e grurit

Forcat ruse vijuan sulmet me raketa e dronë ndaj objekteve ku magazinohet gruri ukrainas, duke shkaktuar një viktimë në Odesa dhe shkatërruar 26 objekte të drithërave. Presidenti rus Putin u bëri të ditur vendeve afrikane se Rusia mund të zëvendësojë brenda 3-4 javësh grurin ukrainas që i furnizonte. Nga ana tjetër Zelensky tha se shumë shpejt Krimea do të jetë pjesë integrale e territorit të Ukrainës.  

Presidenti Ukrainas Volodimir Zelenky deklaroi se shumë shpejt rajoni i Krimesë i aneksuar në 2014 nga Rusia, do të jetë pjesë integrale e territorit të Ukrainës siç ka qenë më parë. Ai u bëri thirrje pushtuesve rusë që të shikonin mundësinë të kthehen në shtëpitë e tyre për aq kohë sa Ura e Krimesë ende është funksionale.

“Rusia do ta humbasë këtë luftë dhe asnjë raketë nuk do ta shpëtojë atë”, thuhet në mesazhin e Zelenskyt.

Ndërkaq Forcat ruse kanë vijuar sulmet me dronë dhe raketa në Ukrainë, duke shkaktuar viktima dhe dëme. Objektivi kryesor I sulmeve ruse kanë qenë objekte të eksportit të drithërave. Raketat Kalibr të lëshuara nga një nëndetëse ruse në Detin e Zi vranë një roje sigurie dhe dëmtuan një terminal mallrash në rajonin e Odesës, thanë autoritetet. Porti i Odesës që është kryesori në Detin e Zi, është shënjestruar vazhdimisht nga sulmet ruse javët e fundit.

“Fatkeqësisht, ka viktima në mesin e popullatës civile, ndërtesat e banimit janë shkatërruar”, deklaroi ushtria.

Ndërsa ministri ukrainas i Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov, tha se Rusia dëmtoi dhe shkatërroi 26 objekte në porte apo objekte magazinimi të grurit që kur refuzoi ta zgjaste marrëveshjen që lejonte eksportin e drithërave ukrainase në botë.Zyrtari ukrainas tha se qëllimi i sulmeve ruse është “privimi i botës nga ushqimi ukrainas, duke nxitur një krizë globale ushqimore.

Port presidenti rus Vladimnir Putin u ka bërë të ditur vendeve afrikane se Rusia është në gjendje të zëvendësojë eksportin e grurit ukrainas, ç’ka mund të ndodhë për 3-4 muaj.

Ndërkohë aleatët e NATO-s dhe Ukraina dënuan vendimin e 17 korrikut të Rusisë për t'u tërhequr nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi, ndërsa kritikuan sulmet që i cilësuan si përpjekje të qëllimshme të Moskës për të ndaluar eksportet bujqësore të Kievit. Në një deklaratë pas takimit të Këshillit NATO-Ukrainë në Bruksel, Aleanca tha se dënojnë sulmet me raketa të Rusisë në Odesa, Mykolayiv dhe porteve ku janë objektet e magazinimit të grurit, duke I konsideruar ato cinike. “Rusia vazhdon të tregojë mungesë respekti të plotë për ligjin ndërkombëtar dhe për njerëzit në mbarë botën që varen nga gruri ukrainas”, tha në një deklaratë zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana. Për më tepër, aleatët e NATO-s thanë se do të rrisin mbikëqyrjen në rajonin e Detit të Zi përmes avionëve të patrullimit detar dhe dronëve.

Forcat ruse vijuan sulmet me raketa e dronë ndaj objekteve ku magazinohet gruri ukraines, duke shkaktuar një viktimë në Odesa dhe shkatërruar 26 objekte të drithërave. Presidenti rus Putin u bëri të ditur vendeve afrikane se Rusia mund të zëvendësojë brenda 3-4 javësh grurin ukrainas që i furnizonte. Nga ana tjetër Zelensky tha se shumë shpejt Krimea do të jetë pjesë integrale e territorit të Ukrainës.  

Presidenti Ukrainas Volodimir Zelenky deklaroi se shumë shpejt rajoni i Krimesë i aneksuar në 2014 nga Rusia, do të jetë pjesë integrale e territorit të Ukrainës siç ka qenë më parë. Ai u bëri thirrje pushtuesve rusë që të shikonin mundësinë të kthehen në shtëpitë e tyre për aq kohë sa Ura e Krimesë ende është funksionale. “Rusia do ta humbasë këtë luftë dhe asnjë raketë nuk do ta shpëtojë atë”, thuhet në mesazhin e Zelenskyt.

Ndërkaq Forcat ruse kanë vijuar sulmet me dronë dhe raketa në Ukrainë, duke shkaktuar viktima dhe dëme. Objektivi kryesor I sulmeve ruse kanë qenë objekte të eksportit të drithërave. Raketat Kalibr të lëshuara nga një nëndetëse ruse në Detin e Zi vranë një roje sigurie dhe dëmtuan një terminal mallrash në rajonin e Odesës, thanë autoritetet. Porti i Odesës që është kryesori në Detin e Zi, është shënjestruar vazhdimisht nga sulmet ruse javët e fundit.

“Fatkeqësisht, ka viktima në mesin e popullatës civile, ndërtesat e banimit janë shkatërruar”, deklaroi ushtria.

Ndërsa ministri ukrainas i Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov, tha se Rusia dëmtoi dhe shkatërroi 26 objekte në porte apo objekte magazinimi të grurit që kur refuzoi ta zgjaste marrëveshjen që lejonte eksportin e drithërave ukrainase në botë.Zyrtari ukrainas tha se qëllimi i sulmeve ruse është “privimi i botës nga ushqimi ukrainas, duke nxitur një krizë globale ushqimore.

Port presidenti rus Vladimnir Putin u ka bërë të ditur vendeve afrikane se Rusia është në gjendje të zëvendësojë eksportin e grurit ukrainas, ç’ka mund të ndodhë për 3-4 muaj.

Ndërkohë aleatët e NATO-s dhe Ukraina dënuan vendimin e 17 korrikut të Rusisë për t'u tërhequr nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi, ndërsa kritikuan sulmet që i cilësuan si përpjekje të qëllimshme të Moskës për të ndaluar eksportet bujqësore të Kievit. Në një deklaratë pas takimit të Këshillit NATO-Ukrainë në Bruksel, Aleanca tha se dënojnë sulmet me raketa të Rusisë në Odesa, Mykolayiv dhe porteve ku janë objektet e magazinimit të grurit, duke I konsideruar ato cinike. “Rusia vazhdon të tregojë mungesë respekti të plotë për ligjin ndërkombëtar dhe për njerëzit në mbarë botën që varen nga gruri ukrainas”, tha në një deklaratë zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana. Për më tepër, aleatët e NATO-s thanë se do të rrisin mbikëqyrjen në rajonin e Detit të Zi përmes avionëve të patrullimit detar dhe dronëve.

M.T/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA: 27/07/2023 15:50

    kush e shpiku IA aai kryeson ..................

    Përgjigju
    • Or tej: 27/07/2023 16:23

      Ia ia ia ia ia, gamori e ka shpike dhe shqiptu i pari or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?

×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi