Lufta/ Zelensky: Situata e Bakhmut po ndërlikohet gjithnjë e më shumë Pavlovsky, ka vdekur ish-“spin doktori” i Putinit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar nga posti gjeneralin Eduard Moskalev, komandant i Operacionit të Forcave të Përbashkëta, përkatësisht të operacionit në Donbas. Dekreti i shkarkimit, është publikuar në faqen e Presidencës së Ukrainës. Moskalev u emërua komandant i operacionit të forcave të përbashkëta në mars të vitit të kaluar. 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pranoi në fjalimin e tij të zakonshëm të mbrëmjes se situata për trupat ukrainase rreth Bakhmutit në lindje të vendit po bëhet shumë e vështirë. 

“Situata po ndërlikohet gjithnjë e më shumë. Armiku po shkatërron sistematikisht gjithçka që mund të përdoret për të mbrojtur pozicionet tona," shtoi ai, duke i quajtur ushtarët ukrainas që luftojnë "heronj të vërtetë". "Faleminderit për të gjithë ata që ndihmojnë ushtarët tanë dhe bëjnë gjithçka për të siguruar që mbrojtësit tanë të kenë sa më shumë armë të fuqishme."

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen bëri një vizitë të papritur në Kiev sot për të riafirmuar mbështetjen e SHBA për Ukrainën dhe për të promovuar ndihmën ekonomike të SHBA. Yellen u takua me presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë disa ditë pas përvjetorit të parë të pushtimit rus, duke ripërsëritur garancitë e Uashingtonit që Presidenti Joe Biden dha një javë më parë nga kryeqyteti ukrainas.

Komanda Veriore Operative e Ukrainës tha se ushtria rrëzoi një dron Shahed mbi rajonin e Chernihiv. Sipas mediave të huaja, komanda operacionale më pas komunikoi se dy drone të tjerë u kapën, pa specifikuar se në cilin rajon. Alarmi i sulmit ajror është ende aktiv në shumë zona. Dje Rusia filloi një sulm duke përdorur dronët Shahed të prodhuar nga Irani. Rusia e sheh të pamundur që në situatën aktuale të disktutohet dhe të gjendet një zgjidhje paqësore për konfliktin në Ukrainë, ndërsa e quan të mbyllur edhe diskutimin për Krimenë që e konsideron pjesë integrale të territorit të saj. Por Kievi e do Krimenë pjesë të diskutimit për çlirimin e Ukrainës.  Kremlini ka deklaruar se për momentin nuk ka kushte për të arritur zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë, duke lënë të kuptohet se luftimet do të vazhdojnë.

Ndëkohë Kina ka deklaruar se i ka të hapura kanalet e komunikimit me të gjithë faktorët, përfshirë edhe Kievin. Zëdhënësi i ministrisë tha se i është kërkuar SHBA që të heqë sanksionet e njënashme ndaj biznesve kineze. Nga ana tjetër këshilltari për sigurinë I Shtëpisë së bardhë jake Salivan ka paralajmëruar Kinën se do ketë pasoja të rënda nëse furnizon me armatime Rusinë, dukje e mbështetur për luftën në Ukrainë.

“Pekini do të duhet të marrë vendimet e veta se si të vazhdojë, nëse do të ofrojë ndihmë ushtarake, por do të ketë një kosto reale për Kinën nëse ajo shkon në këtë drejtim", tha Salivan.

Ndërkohë, udhëheqësi serb i Bosnjës Milorad Dodik ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për planin e paqes prej 12 pika për t'i dhënë fund konfliktit të armatosur ruso-ukrainas. 

“I jam mirënjohës presidentit kinez Xi Jinping për iniciativat me rëndësi vendimtare për Evropën dhe mbarë botën dhe përshëndes dhe mbështes fuqimisht propozimin e paqes prej 12 pikash të Kinës”, tha Dodik, cituar nga mediat serbe. 

Në një intervistë, kryeministrja italiane, Meloni ka theksuar se tashmë Italia nuk është me "skenarin e zakoshshëm" , por ka një zë autoritar që dëgjohet. Ajo thotë se italianët nuk duhet të shqetësohen që po "i kën diçka atyre", pasi Italia po dërgon armë në mënyrë që lufta të përfundojë sa më shpejt, pasi nëse nuk ndodh, mund të preken edhe italianët.

“Ne nuk shpenzojmë para për të blerë armë që u dërgojmë ukrainasve, ne tashmë kemi armë që për fat besojmë se nuk duhet t'i përdorim sot, kështu që nuk po u heqim asgjë italianëve për të shmangur një luftë, e cila mund të prekë edhe italianët nëse nuk reagojmë sa më shpejt të jetë e mundur.

Prokurorët kanë kërkuar një dënim me 19 vjet burg për liderin e opozitës bjelloruse dhe ish-kandidaten presidenciale Sviatlana Tsikhanpuskaya dhe ish-ministrin e Kulturës (2009-2012) Pavel Latushko për akuzat e komplotit, ekstremizmin dhe vullnetin për të përmbysur qeverinë dhe sigurinë e shtetit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:35
Zelensky: Situata në Bakhmut është gjithnjë e më e ndërlikuar

1676876055_WhatsAppImage20230219at18.04.36kt7DU340012661900052vB656x492CorriereWebSezioni.jpeg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pranoi në fjalimin e tij të zakonshëm të mbrëmjes se situata për trupat ukrainase rreth Bakhmutit në lindje të vendit po bëhet shumë e vështirë. 

“Situata po ndërlikohet gjithnjë e më shumë. Armiku po shkatërron sistematikisht gjithçka që mund të përdoret për të mbrojtur pozicionet tona," shtoi ai, duke i quajtur ushtarët ukrainas që luftojnë "heronj të vërtetë". "Faleminderit për të gjithë ata që ndihmojnë ushtarët tanë dhe bëjnë gjithçka për të siguruar që mbrojtësit tanë të kenë sa më shumë armë të fuqishme."

Ora 22:20
Meloni: Nuk u heqim asgjë italianëve, po dërgojmë armë për të shmangur luftën

Në një intervistë, kryeministrja italiane, Meloni ka theksuar se tashmë Italia nuk është me "skenarin e zakoshshëm" , por ka një zë autoritar që dëgjohet. Ajo thotë se italianët nuk duhet të shqetësohen që po "i kën diçka atyre", pasi Italia po dërgon armë në mënyrë që lufta të përfundojë sa më shpejt, pasi nëse nuk ndodh, mund të preken edhe italianët.

“Ne nuk shpenzojmë para për të blerë armë që u dërgojmë ukrainasve, ne tashmë kemi armë që për fat besojmë se nuk duhet t'i përdorim sot, kështu që nuk po u heqim asgjë italianëve për të shmangur një luftë, e cila mund të prekë edhe italianët nëse nuk reagojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Shumë prisnin skenarin e zakonshëm, i cili përballë vështirësive gjithmonë kthehet nga ana tjetër. Përkundrazi ne kemi qenë diçka tjetër, ne jemi diçka tjetër dhe kjo nuk është vetëm çështje krenarie, por është çështje e mbrojtjes së interesit kombëtar, sepse kur je autoritar dhe i besueshëm zëri yt dëgjohet edhe kur dëgjohet zëri yt atëherë mund të merren rezultate për interesin tënd kombëtar”, tha kryeministrja Giorgia Meloni.

Ora 22:04
Shefi i CIA-s: I bindur se Kina po mendon t'i japë armë Rusisë

Shtetet e Bashkuara janë "të bindura" se Kina po shqyrton furnizimin me armë ndaj Rusisë në luftën e saj në Ukrainë, megjithëse thotë se nuk është marrë asnjë vendim dhe po shton presionin ndaj Pekinit, duke e paralajmëruar atë që të mos e kalojë “vijën e kuqe”.

"Ne besojmë se udhëheqja kineze po shqyrton furnizimin me materiale vdekjeprurëse për Rusinë, por ne nuk kemi parë që është marrë një vendim përfundimtar dhe nuk kemi parë prova që ata i kanë dorëzuar armë Rusisë”, tha shefi i CIA-s, Ëilliam Burns në një intervistë me CBS të transmetuar të dielën.

Ora 21:23
Udhëheqësi serb i Bosnjes: Mbështetje të plotë për planin e paqes të Kinës

Udhëheqësi serb i Bosnjës Milorad Dodik ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për planin e paqes prej 12 pika për t'i dhënë fund konfliktit të armatosur ruso-ukrainas. 

“I jam mirënjohës presidentit kinez Xi Jinping për iniciativat me rëndësi vendimtare për Evropën dhe mbarë botën dhe përshëndes dhe mbështes fuqimisht propozimin e paqes prej 12 pikash të Kinës”, tha Dodik, cituar nga mediat serbe. 

Sipas tij, ky është propozimi i parë konkret për një plan paqeje, i aftë për të ndalur një përshkallëzim të mëtejshëm të operacioneve ushtarake. 

"Unë mendoj se Evropa duhet t'i jetë mirënjohëse Kinës. T'i japim një shans paqes! Le t'i japim një shans fillimit të negociatave në kuadër të planit të paqes kineze", shtoi lideri serb i Bosnjës, i cili në të njëjtën kohë vlerësoi.

Ora 19:46
Sekretarja Amerikane e Thesarit Janet Yellen vizitë në Kiev, riafirmon mbështetjen e SHB-së

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen bëri një vizitë të papritur në Kiev sot për të riafirmuar mbështetjen e SHBA për Ukrainën dhe për të promovuar ndihmën ekonomike të SHBA. Yellen u takua me presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë disa ditë pas përvjetorit të parë të pushtimit rus, duke ripërsëritur garancitë e Uashingtonit që Presidenti Joe Biden dha një javë më parë nga kryeqyteti ukrainas.

“Amerika do të qëndrojë pranë Ukrainës për aq kohë sa duhet,” tha Yellen, duke iu drejtuar kryeministrit ukrainas Denis Smyhal.

 

Smikhal, duke folur përmes një përkthyesi, tha se të dy diskutuan perspektivën e sanksioneve të reja kundër Rusisë dhe konfiskimin e aseteve ruse që mund të përdoreshin për rimëkëmbjen e Ukrainës. Por sekretari amerikan u tha gazetarëve se mbeten pengesa ligjore për përdorimin e plotë të 300 miliardë dollarëve të aseteve të bankës qendrore ruse të ngrira nga sanksionet.

Ora 19:03
Bjellorusi/ Kërkohet 19 vjet dënim me burg për liderin e opozitës dhe ish-ministrin e Kulturës Pavel Latushko

Prokurorët kanë kërkuar një dënim me 19 vjet burg për liderin e opozitës bjelloruse dhe ish-kandidaten presidenciale Sviatlana Tsikhanpuskaya dhe ish-ministrin e Kulturës (2009-2012) Pavel Latushko për akuzat e komplotit, ekstremizmin dhe vullnetin për të përmbysur qeverinë dhe sigurinë e shtetit. Për të pandehurit e tjerë, gjithashtu në internim jashtë vendit, Maria Moroz, Olga Kovalkova dhe Sergey Dylevsky, është kërkuar dënimi me 12 vjet burg.

Ora 17:48
Kiev: dy ushtarë rusë të dënuar, bombarduan qytete në Lindje

1677047593_2000.jpeg

Një gjykatë ukrainase ka dënuar dy ushtarë rusë të kapur për pjesëmarrje në granatimet e zonave të banuara në Ukrainën lindore. Kjo është raportuar nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU), siç raportohet nga Guardian . Njëri nga ushtarët u dënua me 10 vjet burg dhe tjetri nëntë, tha SBU në një deklaratë. Të dy morën një pjesë aktive në sulmet ndaj qyteteve të Ukrainës në Frontin Lindor dhe u kapën vitin e kaluar.

Sipas ukrainasve, një nga ushtarët kishte filluar të luftonte për separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore në vitin 2014 dhe vitin e kaluar luftoi për ushtrinë ruse në zonën Bakhmut të Ukrainës lindore. Tjetri ishte në krye të trupave ruse që granatonin qytetet lindore të Severodonetsk dhe Lysychansk, dhe u kap së bashku me disa nga vartësit e tij.

“Si rezultat i hetimeve, u mblodhën prova të padiskutueshme për fajësinë e dy militantëve të tjerë, të cilët u bashkuan me radhët e grupeve pushtuese të vendit agresor në fillim të pushtimit në shkallë të gjerë”, thuhet në deklaratë.

Ora 15:59
Aktivistët bjellorusë pretendojnë shkatërrimin e një avioni rus

1677144578_av.jpg

Aktivistët bjellorusë, të cilët janë kundër luftës në Ukrainë kanë marrë përgjegjësinë për shkatërrimin e një avioni luftarak rus në një bazë ajrore pranë Minskut.

"Ky është devijimi më i suksesshëm që nga fillimi i vitit 2022. Operacioni u krye nga dy bjellorusë. Ata përdorën dronë dhe tashmë janë larguar nga vendi," shkroi në Tëitter Franak Viacorka, një këshilltar i lideres së opozitës në mërgim, Svetlana Tikhanovskaya.

Sulmi me dy dronë në bazën ajrore Machulishchy, 12 kilometra larg Minskut, është marrë përsipër nga organizata partizane bjelloruse Bypol, raporton Guardian. Objektivi i goditur është një avion Beriev A-50, "një nga nëntë AËACS të Forcave Ajrore Ruse me vlerë 330 milionë dollarë", nënvizojnë partizanët, duke përdorur akronimin për avionët me sisteme të sofistikuara zbulimi.

Nuk ka asnjë konfirmim të pavarur për dëmtimin e rëndë të avionit, por Rusia dhe Bjellorusia dhe folën dje për shpërthime në bazën ajrore. I pyetur sot nga gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u përgjigj: "Nuk kemi asgjë për të thënë për këtë."

Ora 15:33
Provokon Putin i jep Urdhrin e Miqësisë aktorit amerikan Steven Seagal

1677508434_uytin.JPG

Presidenti rus, Vladimir Putin i dha Urdhrin e Miqësisë aktorit amerikan Steven Seagal. Këtë e raportojnë agjencitë ruse, duke cituar dokumentin përkatës Seagal - i cili gjithashtu ka nënshtetësi serbe dhe ruse - ka qenë prej kohësh një fans i liderit të Kremlinit dhe ka shërbyer si përfaqësues special i Rusisë për marrëdhëniet humanitare me Shtetet e Bashkuara që nga viti 2018.

Verën e kaluar ai shkoi në Donbass për të xhiruar një dokumentar që tregon luftën nga këndvështrimi rus.

Ora 14:28
Rusia: Ukraina ka shkatërruar një depo municioni në Bakhmut dhe rrëzoi 5 dronë

1677504550_hayku.JPG

Moska ka marrë përgjegjësinë për shkatërrimin e një depoje municioni pranë Bakhmut, një qytet i rrethuar në Ukrainën lindore, dhe rrëzimin e pesë dronëve të përdorur nga ushtria e Kievit. Në një shënim, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi gjithashtu se kishte kapur dhe shkatërruar katër raketa Himars.

Ora 14:24
Kremlini: S’ka aprovim për planin e Kinës, Krimeja nuk ndahet nga Rusia

1677504308_oewoo.JPG

Rusia “për momentin nuk sheh asnjë parakusht që situata në Ukrainë të shkojë në një drejtim paqësor dhe kjo përfshin vazhdimin e operacionit special”. Këtë e ka përsëritur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov , duke komentuar me shtypin propozimin për një zgjidhje paqësore të konfliktit, të paraqitur nga Kina javën e kaluar. Kthimi i Krimesë në Ukrainë  "është i pamundur" sepse është "pjesë integrale e Rusisë".

Ora 10:05
Lavrov: Ne kundërshtuam planet perëndimore për copëtimin e Rusisë

1677488785_1070284431646929502470gettyimages1237714580AFP9W68AD.jpeg

“Rusia ka arritur të pengojë planet e Perëndimit për ta copëtuar dhe izoluar atë”, tha ministri i Jashtëm Sergei Lavrov në një takim me krerët e organeve territoriale të ministrisë së jashtme, sipas RIA Novosti. "Bota ka hyrë në një epokë ndryshimesh radikale dhe të pakthyeshme. Ne ia dolëm jo vetëm të pengonim planet e perëndimit kolektiv për të izoluar dhe madje copëtuar Rusinë, por edhe për të siguruar bashkëpunim të vazhdueshëm me shumicën dërrmuese të anëtarëve të komunitetit ndërkombëtar. ”, tha ministri.

"Moska - shtoi ai - po zhvillon lidhje gjithnjë e më të ngushta dhe më efektive me shumicën e vendeve në botë".

B.V/F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meloni..: 28/02/2023 12:11

    Mire e tha...po i hedhim benzine zjarrit qe mos te perhapet me shume....keta jane super inteligjente

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen