Palët negociatore SHBA-Iran janë ulur sot përballë njëri-tjetrit në Islamabad të Pakistanit me qëllimin për të arritur armëpushim që pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme më 28 shkurt pas përfshirjes së Amerikës në sulme krah Izraelit.
Delegacioni iranian udhëhiqet nga kryetari i parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf teksa ai amerikan nga zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance, i shoqëruar nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë Steve Ëitkoff dhe dhëndri i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner.
Irani ka hedhur në tavolinë 4 kushte të panegociueshme për të arritur armëpushimin; kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, pagesën e dëmshpërblimeve të luftës, lirimin e aseteve të ngrira në bankat e huaja dhe një armëpushim në rajon. Sipas raportimeve të CBS Neës, SHBA deri më tani i ka refuzuar. CNN raportoi se faza e parë e bisedimeve ka mbarur, ndërsa një zyrtar i lartë i SHBA e ka mohuar duke thënë se bisedimet po vijojnë.
Këto pritet të jenë bisedimet në nivelin më të lartë mes SHBA-së dhe Iranit që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979 dhe negociatat e para zyrtare ballë për ballë mes dy palëve që nga viti 2015, kur u arrit marrëveshja për programin bërthamor të Iranit. Donald Trump e anuloi këtë marrëveshje në vitin 2018, gjatë mandatit të tij të parë.
Ndërkohë që sytë e botës janë nga Islamabadi, presidenti i SHBA-së Donald Trump postoi në profilin e tij në ‘Truth Social’ një status ku shkruan se “Një numër i madh cisternash plotësisht të zbrazëta, disa nga më të mëdhatë në botë, po shkojnë drejt Shteteve të Bashkuara tani për t’u ngarkuar me naftën (dhe gazin) më të mirë dhe më të ëmbël në botë! Ne kemi më shumë naftë sesa dy ekonomitë më të mëdha prodhuese të naftës në botë së bashku, dhe me cilësi superiore. Po ju presim. Dorëzim i shpejtë!”.
Ndër të tjera Trump shkroi se Amerika do të pastrojë Hormuzin nga minat ndërsa u raportua se një anije amerikane po kalonte për herë të parë në Ngushticë. Ndërkohë Irani i dërgoi SHBA-së një paralajmërim ku thuhej se “nëse anija luftarake amerikane kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit, ajo do të sulmohet brenda 30 minutash.”
Më pas, mediat iraniane njoftuan se pas këtij paralajmërimi anija amerikane u tërhoq ndërsa SHBA mohoi e mohoni këtë gjë, por Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se dy anije amerikane ndodhen në Hormuz për një operacion pastrimi nga minat.
Lajm në përditësim...

Ushtria iraniane ka mohuar "fuqishëm" pretendimet e SHBA-së se dy anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit, tha zëdhënësi i Shtabit Qendror të Ushtrisë iraniane, Khatam al-Anbiya, për Al Jazeera.
"Pretendimi i komandantit të CENTCOM-it në lidhje me afrimin dhe hyrjen e anijeve amerikane në Ngushticën e Hormuzit mohohet fuqimisht. Iniciativa për kalimin dhe lëvizjen e çdo anijeje është në duart e Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit", shtoi zëdhënësi.
Komanda Qendrore e SHBA-së tha se dy anije amerikane kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe operuan në Gjirin Arabik si pjesë e një misioni më të gjerë për të siguruar që Ngushtica të ishte plotësisht e pastër nga minat detare të vendosura më parë nga Irani.

Delegacioni amerikan thuhet se po "pengon" negociatat e vazhdueshme midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara në Islamabad me "kërkesa të tepërta të përsëritura", sipas agjencisë gjysmëzyrtare iraniane të lajmeve Tasnim. Konsultimet, shpjegon ajo, janë ende duke vazhduar. Ndër çështjet që shkaktojnë mosmarrëveshjen më të madhe mbetet Ngushtica e Hormuzit.

Kina mohon një raport të CNN se po përgatitet të dërgojë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore në Iran, duke e quajtur atë "plotësisht të fabrikuar".
"Si një vend i madh përgjegjës, Kina gjithmonë i përmbahet ligjit ndërkombëtar dhe detyrimeve të saj ndërkombëtare dhe kurrë nuk furnizon me armë asnjë pale në konflikt", tha ambasada kineze për Times of Israel.
"Kina e kundërshton me vendosmëri përhapjen e informacionit spekulativ, mashtrues dhe të rremë që e synon atë". Dokumenti thotë se, në lidhje me Iranin, Kina "ka punuar vazhdimisht për të promovuar bisedimet e paqes dhe kurrë nuk i ka hedhur benzinë zjarrit. Negociatat aktuale të armëpushimit nuk kanë qenë të lehta. Shpresojmë që palët e përfshira do të bëjnë më shumë për të ulur tensionet, sesa anasjelltas".
Izraeli do të vazhdojë të luftojë Iranin dhe aleatët e tij. Ky ishte paralajmërimi nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një mesazh që kritikoi gjithashtu Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. "Izraeli, nën udhëheqjen time, do të vazhdojë të luftojë regjimin terrorist iranian dhe përfaqësuesit e tij", shkroi Netanyahu në një postim në X. Ai më pas akuzoi Erdoganin se "po i bën qejfin" Iranit dhe është përgjegjës për "masakrat" e qytetarëve kurdë. "Fushata nuk ka mbaruar ende, por tashmë mund të thuhet qartë: kemi arritur rezultate historike", tha Netanyahu.
"Ne e nisëm fushatën sepse Irani ishte shumë afër fuqisë bërthamore dhe aftësisë për të prodhuar qindra raketa në ditë. Këto janë dy kërcënime ekzistenciale që absolutisht duhej t'i eliminonim", theksoi ai. Mesazhi nga Netanyahu, i cili kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale me akuzat për krime lufte në Gaza, vjen pavarësisht një armëpushimi me Iranin dhe negociatave të vazhdueshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se bisedimet midis delegacioneve amerikane dhe iraniane në Pakistan po vazhdojnë, sipas një zyrtari të lartë presidencial të SHBA-së. Diskutimet po zhvillohen në një format trepalësh, me pjesëmarrjen e zyrtarëve pakistanezë.

Bisedimet në Pakistan midis Iranit dhe SHBA-së kanë ngecur për shkak të Ngushticës së Hormuzit, raportoi Financial Times, duke cituar burime të besueshme të cilat thanë se kalimi detar mbetet një pikë e kontestuar ashpër. Irani këmbëngul në ruajtjen e kontrollit të Ngushticës dhe vendosjen e detyrimeve të tranzitit mbi anijet, dhe negociatorët e tij e kanë hedhur poshtë propozimin për menaxhim të përbashkët.
Raportet e medias tregojnë se një raund tjetër bisedimesh midis Iranit dhe SHBA-së, i treti që kur delegacionet u takuan në Islamabad, ka të ngjarë të zhvillohet këtë mbrëmje ose nesër.

Delegacionet amerikane dhe iraniane shkëmbyen tekste me shkrim që përshkruanin çështjet në diskutim, ndërsa përfundoi faza e parë e bisedimeve diplomatike në Pakistan, raportoi të shtunën agjencia e lajmeve Fars e Iranit, sipas CNN.

"Dy anije luftarake amerikane kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe kanë operuar në Gjirin Persik për të kryer operacione pastrimi nga minat", raportoi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM). Lajmi, i raportuar fillimisht nga Axios, u mohua më vonë nga Irani ndërsa thanë se do i sulmoni brenda 30 minutave anijet amerikane nëse kalonin në Ngushticë.
CENTCOM njoftoi vendosjen e dy shkatërruesve me raketa të drejtuara: USS Frank E. Peterson (DDG 121) dhe USS Michael Murphy (DDG 112). "Sot, filluam procesin e krijimit të një kalimi të ri dhe së shpejti do ta ndajmë këtë korridor të sigurt me industrinë detare për të lehtësuar rrjedhën e lirë të mallrave", tha Admirali Brad Cooper, komandant i CENTCOM. Forca të tjera amerikane, duke përfshirë dronë nënujorë, do t'i bashkohen operacioneve të pastrimit në ditët në vijim.

"Ne kemi pajisjet më të mira dhe më të sofistikuara për pastrimin e minave në botë, e dimë këtë, sapo po i vendosim në vend." Kështu, Donald Trump, i intervistuar nga një gazetar i News Nation, shprehu besimin e tij se Ngushtica e Hormuzit do të jetë e pastër "në një të ardhme jo shumë të largët", duke sugjeruar gjithashtu se Shtetet e Bashkuara e dinë se ku ka vendosur Irani mina nënujore në ngushticë. Presidenti shtoi, megjithatë, se mbyllja në javët e fundit u ka treguar "njerëzve se ka alternativa ndaj kalimit të ngushticës".

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në Truth Social, sulmoi "mediat e lajmeve të rreme" të cilat "për shkak të Sindromës së tyre masive të Çrregullimit Trump, pëlqejnë të thonë se Irani po 'fiton', kur, në realitet, të gjithë e dinë se po HUMBIN, dhe PO HUMBIN SHUMË!" "Media e lajmeve të rreme është ose e ÇMENDUR, ose thjesht E KORRUPTUAR!" vazhdoi Trump.
"Shtetet e Bashkuara e kanë shkatërruar plotësisht ushtrinë iraniane, duke përfshirë të gjithë Marinën dhe Forcën Ajrore, dhe gjithçka tjetër. Udhëheqja e tyre është e VDEKUR! Ngushtica e Hormuzit së shpejti do të hapet dhe anijet bosh po nxitojnë drejt Shteteve të Bashkuara për t'u 'ngarkuar'. Por, nëse i besoni lajmeve të rreme, ne po humbasim!"

Bisedime të drejtpërdrejta trepalëshe midis Shteteve të Bashkuara, Pakistanit dhe Iranit u zhvilluan në Islamabad, sipas një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë, i cili tha se palët zhvilluan bisedime të drejtpërdrejta, ballë për ballë, një ndryshim nga praktika e kohëve të fundit, ku delegatët nga Uashingtoni dhe Teherani flisnin vetëm përmes një ndërmjetësi, të ulur në dhoma të ndara. Delegacioni amerikan përfshinte zëvendëspresidentin J.D. Vance, të dërguarin e SHBA-së Steve Witkoff dhe Jared Kushner, tha Shtëpia e Bardhë. Nuk u specifikua se cilët përfaqësues iranianë dhe pakistanezë morën pjesë.
![]()
Irani "është gati për çdo skenar pas bisedimeve të vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara, qoftë ushtarake dhe mbrojtëse apo negociuese", tha Zëvendës Ministri i Jashtëm Kazem Gharibabadi, anëtar i delegacionit iranian në bisedimet Teheran-Uashington në Islamabad. Sipas Tasnim, Gharibabadi shprehu shpresë për "përfundime pozitive në bisedime, duke marrë parasysh seriozitetin e delegacionit iranian dhe pozicionin e forcës së Iranit". Ndërkohë, një tjetër anëtar i delegacionit iranian, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Esmaeil Baghaei, tha se të dy palët kishin filluar të shkëmbenin mesazhe që nga nata e kaluar, pasi delegacionet e tyre përkatëse mbërritën në Islamabad. "Ne theksuam nevojën për një armëpushim gjithëpërfshirës midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara-Izraelit. Ne jemi gjithashtu në kontakt me Libanin për të verifikuar nëse një armëpushim gjithëpërfshirës është zbatuar atje", tha ai.

Shtetet e Bashkuara thuhet se nuk morën "asnjë kërcënim" nga Irani kundër anijeve të Marinës Amerikane që kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit, shkroi gazetari i Axios, Baral Ravid, në një postim në X, duke cituar një zyrtar të lartë amerikan. Burimi gjithashtu mohoi paralajmërimet që media iraniane raportoi se iu dërguan Uashingtonit, duke paralajmëruar për ndikime të mundshme negative në negociatat e vazhdueshme të paqes në Pakistan.

Një anije amerikane që hyri në Ngushticën e Hormuzit u tërhoq pasi mori një paralajmërim nga marina iraniane, deklaroi një zyrtar i lartë ushtarak në Teheran në televizionin shtetëror iranian. Komenti vjen pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump pretendoi në mediat sociale se anijet amerikane kishin hyrë në ngushticë për të pastruar minat e mundshme. Televizioni shtetëror iranian IRIB citoi në vend të kësaj një zyrtar të lartë ushtarak i cili mohoi se ndonjë anije amerikane kishte kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit. Mohimi vjen pas një raporti nga faqja e internetit amerikane e lajmeve Axios, sipas të cilit një zyrtar amerikan pretendoi se disa anije të Marinës Amerikane kishin kaluar nëpër ngushticë. Dhe pasi Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara po punonin për të pastruar ngushticën nga minat.

Sipas televizionit shtetëror iranian, Irani i dërgoi një paralajmërim Shteteve të Bashkuara përmes Pakistanit: nëse anija luftarake amerikane kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit, ajo do të sulmohet brenda 30 minutash.

"Disa anije të Marinës Amerikane" sapo kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit, sipas gazetarit të Axios, Barack Ravid, duke cituar një zyrtar amerikan. Lëvizja, shton ai, "nuk ishte e koordinuar me Iranin" dhe është hera e parë që një veprim i tillë ka ndodhur që nga fillimi i luftës.

Shtetet e Bashkuara tani po fillojnë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hormuzit në dobi të vendeve anembanë botës, përfshirë Kinën, Japoninë, Korenë e Jugut, Francën dhe shumë të tjera, shkroi Donald Trump në një postim në Truth, ku ai gjithashtu pretendoi shkatërrimin e të gjitha 28 anijeve iraniane që vendosnin mina. Vendet e listuara "jashtëzakonisht nuk kanë guximin për ta bërë këtë punë vetëm", shtoi Presidenti i SHBA-së, ndërsa negociatat me Iranin, të ndërmjetësuara nga Pakistani, kanë filluar në Islamabad, duke shënuar bisedimet e para trepalëshe. Trump shkroi gjithashtu se tankerë nafte të zbrazëta nga disa vende "po shkojnë të gjitha në Shtetet e Bashkuara për t'u ngarkuar".

“Një numër i madh cisternash plotësisht të zbrazëta, disa nga më të mëdhatë në botë, po shkojnë drejt Shteteve të Bashkuara tani për t’u ngarkuar me naftën (dhe gazin) më të mirë dhe më të ëmbël në botë! Ne kemi më shumë naftë sesa dy ekonomitë më të mëdha prodhuese të naftës në botë së bashku, dhe me cilësi superiore. Po ju presim. Dorëzim i shpejtë!” shkroi Donald Trump në Truth, duke e nënshkruar veten si “Presidenti DJT”.

Një zyrtar amerikan i tha CBS se Uashingtoni nuk i ka pranuar "vijat e kuqe" të Iranit. Delegacioni iranian në bisedimet e sotme në Islamabad ia përcolli kërkesat dhe "vijat e kuqe" kryeministrit pakistanez Shehbaz Sharif gjatë takimit të sotëm. Një gazetar i televizionit shtetëror iranian raportoi nga Islamabadi.
"Vijat e kuqe" të Teheranit përfshijnë Ngushticën e Hormuzit, pagesën e dëmshpërblimeve të luftës, lirimin e aseteve të ngrira iraniane dhe një armëpushim në të gjithë rajonin.
Irani, sipas televizionit shtetëror në Teheran, ka vendosur katër kushte për të nisur një negociatë me Shtetet e Bashkuara: kontrollin mbi Ngushtica e Hormuzit, pagesën e reparacioneve të luftës, zhbllokimin e aseteve të ngrira në bankat e huaja dhe një armëpushim në rajon.
Zëdhënësja e qeverisë, Fatemeh Mohajerani, deklaroi se Irani do të zhvillojë bisedime me Shtetet e Bashkuara, duke mbetur njëkohësisht i gatshëm për të ndërmarrë masa mbrojtëse. «Nuk do të heqim dorë nga të drejtat tona», shtoi ajo. «Nuk kemi besim te pala tjetër dhe për këtë arsye delegacioni iranian do t’i qaset negociatave me kujdes maksimal», përfundoi ajo, sipas agjencisë së lajmeve IRNA.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë rënë dakord për zhbllokimin e asnjë aseti iranian të ngrirë. Këtë e ka deklaruar një zyrtar i lartë amerikan për CBS News, duke përgënjeshtruar lajmet e përhapura nga mediat. Sipas burimit, edhe pse zëvendëspresidenti JD Vance ka zhvilluar një takim dypalësh me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif, negociatat ende nuk kanë nisur dhe nuk janë diskutuar marrëveshje.
Delegacioni amerikan përfshin JD Vance, Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Delegacioni pakistanez përfshin Mohsin Naqvi, ministër i Brendshëm, dhe Ishaq Dar, ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër.

Foto: Mojtaba Khamenei
Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, u shpërfytyrua në sulmin e 28 shkurtit dhe ende po trajtohet për lëndime serioze në fytyrë dhe këmbë. Kështu thanë për Reuters tre persona të afërt me Khamenein, të cilët folën në kushte anonimiteti.
Të njëjtat burime thanë se Mojtaba Khamenei, po merr pjesë në takime me zyrtarë të lartë përmes audio-konferencës dhe është i përfshirë në vendimmarrje për çështje të rëndësishme, duke përfshirë luftën dhe negociatat me Uashingtonin.
Çështja nëse shëndeti i Khameneit i lejon atij të udhëheqë në mënyrë efektive punët e shtetit vjen në një kohë të rrezikut më të madh për Teheranin në dekada, me hapjen e bisedimeve të paqes me rrezik të lartë me Shtetet e Bashkuara sot në Islamabad, kryeqytetin pakistanez.
Foto: Flamuri amerikan
Shtetet e Bashkuara thuhet se kanë rënë dakord të zhbllokojnë asetet iraniane të ngrira në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Sipas njoftimeve për shtyp të raportuara nga Times of Israel, një burim iranian e mirëpriti vendimin, duke shtuar se ky është një shenjë "serioziteti" në bisedimet e paqes midis Uashingtonit dhe Teheranit. SHBA-të ende nuk e kanë konfirmuar lajmin.
Foto: JD Vance
Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance ka mbërritur në Islamabad të Pakistanit.
Pasi zbriti nga avioni Air Force Two, Vance u prit nga Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, dhe Marshalli i Fushës Syed, Asim Munir.

Prestigjozja Forbes thotë se më 9 prill, një dron MQ-4C Triton i Marinës Amerikane, një nga më të shtrenjtët në flotën amerikane, ndërsa patrullonte Ngushticën e Hormuzit, u zhduk pas gjurmë sipas raportit të sistemit të gjurmimit të fluturimit FlightRadar.
Sipas Forbes, nuk ka konfirmim zyrtar nëse droni u rrëzua, u qëllua nga një raketë iraniane, apo nëse arriti të rikuperohej dhe të kthehej në bazë.
Sipas vlerësimeve të Forbes, çdo dron Triton i kushtoi administratës amerikane afërsisht 400 milionë dollarë.

Foto:Mohammad Bagher Ghalibaf
Kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf, pas mbërritjes së tij në Islamabad tha se Teherani ka qëllime të mira po nuk i beson SHBA-ve.
"Ne kemi qëllime të mira, por nuk u besojmë atyre. Përvoja jonë në negociatat me amerikanët ka përfunduar gjithmonë me dështim dhe premtime të thyera", tha Ghalibaf.
.jpg)
Foto: Flamuri i SHBA-së dhe Iranit
Bisedimet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara në Islamabad ka të ngjarë të shtyhen. Ndryshe nga raportimet e mëparshme, negociatat pritet të fillojnë këtë pasdite, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim.
Ndërkohë sipas Mehr, delegacionet iraniane dhe amerikane pritet të zhvillojnë fillimisht takime të ndara me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif.
Pasi të përfundojnë këto formalitete fillestare diplomatike, do të fillojë faza kryesore e negociatave indirekte.

Izraeli ka rënë dakord të fillojë bisedime zyrtare për paqe me Libanin të martën e ardhshme në Uashington, por Hezbollahu nuk do të marrë pjesë, tha ambasadori izraelit në Shtetet e Bashkuara.
"Izraeli ka refuzuar të diskutojë një armëpushim me organizatën terroriste Hezbollah, e cila vazhdon të sulmojë Izraelin dhe është pengesa kryesore për paqen midis dy vendeve", tha ambasadori izraelit në Shtetet e Bashkuara, Michael Leiter.
Sipas një deklarate nga zyra e presidentit libanez, bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-të të planifikuara për të martën pritet të përqendrohen në një armëpushim në konfliktin midis Izraelit dhe Libanit
Komente







