Lufta/ Ukraina sulmon Kurskun, rusët marrin një qytet në rajonin e Donbas

Lufta/ Ukraina sulmon Kurskun, rusët marrin një qytet në rajonin e Donbas

Ushtar rus

Ukrainasit dhe rusët duket se po nxitojnë të përforcojnë pozicionet e tyre ne territoret e pushtuara përpara nisejs së mundshme të një procesi negociatash për paqen. Ushtria ukrainase nisi të dielën një ofensivë të re në rajonin e Kurskut në Rusi, të cilën Ministria e Mbrojtjes e Moskës tha se u zmbraps nga forcat ruse. 

Goditja në Kursk erdhi pas asaj të muajit Gusht të vitit të kaluar ku Ukraina ndërmori një lëvizje të fortë për të hyrë në territorin rus. Por që prej atëherë, ushtria e Kievit ka humbur mjaft territore për shkak të kundërpërgjigjeve ruse dhe në rajonin e Kurskut janë 40 përqind e hapësirave të pushtuara në Gusht që rusët I kanë rimarrë.

Lëvizja e ushtrisë ukrainase vjen në një moment ndoshta kyc të luftës, kur po flitet gjithnjë e më shumë për negociata dhe kur palët mund të jenë duke u bërë gati për procesin ndikuar edhe nga afrimi I datës kur donld trump do të marrë zyrtarisht detyrën e presidentit amerikan. Këtë të hënë rusët goditën lokacione në jug perëndim të rajonit të donbasit ku sic pretendon agjencia e lajmeve tass është pushtuar qyteti I Kurakhovos. 

Putin është shprehur i gatshëm për negociata dhe mbajtjen e tyre në Sllovaki të cilin e sheh si një vend neutral ku mund të mbahen negociatat. Zelensky ndërkohë duket më I paqartë pasi pret udhëzime amerikane. Në një intervistë të fundit presidenti i ukrainës ka thënë se do të flasë me presidentin trump nëse duhet të takohet personalisht me Putin për negociata.
 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës