Luftë guerrilase në Memphis të SHBA-së, policia vret një afrikano-amerikan (VIDEO)

Natën e tensionuar dhe përplasje të dhunshme në Memphis, në SHBA. Protestat për vrasjen e nga ana e një oficeri policie të një të riu afrikano-amerikan filluan në mënyrë paqësore por më pas u shndërruan në një luftë guerrilase urbane. Zyrtarisht deri tani raportohet për 24 agjentë policie të plagosur dhe tre persona të arrestuar.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, 20-vjeçari Brandon Webber, për të cilin kishte disa urdhër-arresti, thuhet se u vra nga oficeri i policisë ndërsa po përpiqej të arratisej. Mbi trupin e tij u derdhën plot 20 plumba.

Kryebashkiaku i qytetit, Jim Strickland tha se dy gazetarë ishin përfshirë gjithashtu në përleshje, në kohën kur protestuesit  filluan të hedhin karrige dhe gurë në drejtim të policisë.

Përgatiti Ilir Çuçi

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Qeveria i jep 20 mln euro AlbControl për ta mbajtur në këmbë, Becchetti u zbrazi llogaritë

PD: Qeveria i jep 20 mln euro AlbControl për ta mbajtur në këmbë, Becchetti u zbrazi llogaritë