Luftë informalitetit, Haxhinasto 
ja paketa e plotë për transportet 
PDF/Plani i masave anti-informalitet

TIRANE- Ministria e Transporteve ka bërë publik paketën e re të masave që parashikon ashpërsim të ndëshkimeve ndaj informalitetit si dhe shkeljet e sigurisë në këtë sektor. Ministri Haxhinasto paraqiti pikat kryesore të paketës, duke theksuar se parashikohen gjoba deri 100 mijë lekë deri konfiskim të mjeteve, për subjektet e transportit publik, ndërkohë që parashikohet edhe licencimi profesional i punonjësve të serviseve të automjeteve.

Paketa e re e masave e miratuar në mbledhjen e Qeverisë, synon rregullimin e tregut të taksive, rregullimin e tregut të shit-blerjes dhe importimit të makinave nga individë të caktuar, apo pajisja me bileta e gjithë pasagjerëve që përdorin transportin interurban.

Gjoba
Paketa parashikon kontroll të rreptë ndaj të gjithë mjeteve të transportit publik taksi dhe autobusë që kryejnë aktivitet të palicencuar. Do kryhen kontrolle me grupe të përbashkëta të policisë rrugore dhe të shërbimeve të transportit rrugor. Në rast evidentimi shkeljesh do ndëshkohen me gjoba maksimale 100 000 lekë apo dhe konfiskim mjeti. Po ashtu, do të kontrollohen autobusët e shërbimit interurban për pajisjen me bileta të pasagjerëve. Shoqëritë e transportit të marrin masa për pajisjen me blloqe të biletave nga drejtoritë tatimore.

Në rast shkeljesh gjobë deri në 100 000 lekë dhe pezullim license. “Gjithashtu shumë e rëndësishme në këtë sektor ose në këtë nëngrup le të themi do të jetë çështja e biletimit. Do të ushtrojmë kontrolle shumë rigoroze me qëllim që të gjithë qytetarët që përdorin shërbimet e transportit veçanërisht atij ndërqytetas të marrin biletën dhe patjetër tu ofrohet dhe shërbimi për të cilën ata kanë paguar, në mënyrën më të plotë, në mënyrën më cilësore që mund të ofrohet sot”, theksoi Ministri.

Për sa i përket sigurisë që ofron transporti publik, Ministri tha se rreth 80 % e mjeteve janë jashtë çdo lloj kategorizimi dhe standarti, prandaj është përcaktuar edhe plani i rinovimit së flotës së autobusëvë që shërbejnë për transportin ndërqytetas.

Serviset
Shërbimi servisit të automjeteve, sipas Haxhinastos, gjithashtu ka nevojë për rregullim, jo për licencim pasi ai bëhet nga QKLQKL-ja po për certifikimin e atyre që do të operojnë në këtë fushë. Aktiviteti i këtyre operatorëve është shumë i rëndësishëm për sigurinë e jetës së qytetarëve prandaj ata që punojnë në pikat e servisit duhet të jenë të certifikuar për të ofruar shërbime të tilla me qëllim që ajo çfarë ofrojnë ata, cilësia e shërbimit të jetë e garantuar dhe siguria që I ofrohet qytetarëve për çdo shërbim që i bëhet automjetit të jetë gjithashtu sa më e sigurt.

Certifikimi i serviseve, do të behët nga njësite e specializuara pranë ministrisë në bashkëpunim me drejtorinë e përgjithshme të shërbimeve të transportit rrugor. Ky është certifikim i veprimtarisë nuk është licencim. Nuk është prezantim i një licence, ky është profesion i lirë, mund të shkosh të marrësh licencën në QKL, por për ta marrë atë licencë si profesionet e tjera, duhet të kesh disa veçori të caktuara, si në cilësinë e kapaciteteve njerëzore, teknikët e përshtatshëm etj, ashtu edhe në aspektin e infrastrukturës së servilit”, tha Haxhinasto.

Rrugët
Vëmendje të madhe do t’i kushtohet edhe llojeve të mjeteve e ngarkesave që dëmtojnë rrugët. “Ndërhyrjet në rrugë të paatorizizuara, shkarravitjet, përdorimi rrugës jashtë standardit, duke mbingarkuar automjete të ndryshme në mallrat ë rënda që shkojnë përtej kapacitetit të lejuar të rrugës, të gjitha këto do të jenë objekt shumë i rëndësishëm i monitorimit, qoftë nga institucionet e kontrollit të ministrisë së Transportit e Infrastrukturës, ashtu edhe nga shërbimet e tjera si policia rrugore apo shërbime të tjera të inspektoratit”, tha Haxhinasto.
 
 haxhinasto

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit