Llogaritë bankare të drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve Kukës janë bllokuar për shkak të një borxhi rreth 1 milion euro të akumuluar nga taksat e papaguara.
Ngriria e parave ka ardhur pas një urdhër-bllokimi të depozituar në të gjitha bankat që operojnë në vend, nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Kukës.
Mësohet se debia rreth 1 milion euro është krijuar gjatë një harku kohor prej 8 vitesh. Gjatë kësaj kohe, drejtoria e ujësjellësit nuk ka paguar kontributet shoqërore të punonjësve dhe detyrime të tjera tatimore.
Veç mungesës së investimeve në Ujësjellësin e Kukësit, tashme ky bllokim duket se e ka paralizuar tërësisht ndërmarjen.
Drejtoria e ujësjellësit dhe Bashkia Kukës kanë nisur negociatat, por mësohet se nuk është arritur ende një marëvesje me Drejtorinë e Tatimeve. Ujësjellësi i Kukësit është tërësisht i pamundur financiarisht për të paguar këtë debi, që është krijuar si pasojë e neglizhencës edhe të organeve tatimore.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com