Luftë krimit, FNSH operacione
masive në gjashtë qarqe të vendit

Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Albert Dervishaj tha gjatë një deklarate për mediat se, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) ka nisur një operacion masiv në gjashtë qarqet më problematike të vendit për shkak të krimit të organizuar. 

Ai tha se operacionet vijojnë në Fier, Vlorë, Dibër, Lezhë, Shkodër dhe Durrës për kapjen e personave që ushtrojnë aktivitete kriminale. Gjatë këtij aksioni janë arrestuar pesë persona për armëmbajtje pa leje, trafikim të lëndëve narkotike dhe një rast i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

[gallery]24351[/gallery]

Kontrollet janë ushtruar në akse rrugore, lokale apo ambjente të ndryshme në bazë të informacioneve që disponojnë strukturat vendore të policisë, për mundësinë e zhvillimit të aktivitetit kriminal.

Si rezultat i këtyre masave, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me FNSh, nisur dhe nga informacionet policore, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

- Eduart Havalja, 40 vjeç, banues në fshatin Cërujë-Klos.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

1 automatik kallashnikov, me krëhër.
1 pistoletë tip 'Beret'.
1 thikë.
3 granata ofensive. 
2 kaseta metalike me rreth 1000 fishekë.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, u sekuestruan 1 armë zjarri dhe 4 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, si dhe u arrestuan në flagrancë 2 poseduesit e tyre. Konkretisht shtetasit:

- Emiliano Arapi, 18 vjeç, banues në Mirditë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan 4 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e paketuar në qese dhe e futur në një thes sintetik. 

- Rafael Lazri, 24 vjeç, banues në Troshan - Lezhë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar në një lokal, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri 'Glock' me 27 fishekë si dhe disa doza lëndë bimore e llojit Cannabis Sattiva. 

Gjatë natës së kaluar si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Shijak, në një lokal bastesh sportive të marrë me qera nga shtetasi Selman Krasniqi, u kap dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

1 armë zjarri automatike, tip "Scorpion", kalibër 7.65 mm;
1 krehër me 20 fishekë, kalibër 7.65 mm.

Shtetasi Selman Krasniqi në momentin që Policia po hynte për kontroll në lokalin e marrë me qira prej tij, ka tentuar të largohet pasi ka hedhur armën e zjarrit, por është ndaluar dhe arrestuar nga forcat e policisë.

Ndërkohë nga shërbimet e Policisë Kufitare, Muriqan Shkodër, është bërë arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit Arben Elezaj, 45 vjeç, banues në Kodër Kamzë, Tiranë.

Ai rezulton person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Catanzaro/Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar dhe ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale "Shfrytëzim prostitucioni", "Krime ndaj të miturve" dhe "Pjesëmarrje në organizatë kriminale".

Policia e Shtetit fton çdo qytetar që ka informacion apo konstaton veprimtari antiligjore të telefonojë falas në numrat 112 ose 129, duke u garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të ashpër.
Ju faleminderit!

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit