Roma e Jose Mourinhos pas fitores kundër Interit do kërkojë sonte në Europë League të vijojë me rezultatet pozitive, pasi vendi i tretë në grup ku ndodhet aktualisht nuk i përshtatet. Për t’ia dalë duhet të thyejë kryesuesen e Btis, ndërsa për këtë pritet të ketë ndihmën e madhe e të publikut. Para ndeshjes Mourinho ka deklaruar se nuk do kursejë askënd, duke lënë të kuptohet se Dybala do luajë titullarë pavarësisht problemeve me dëmtimet.
Ndërkohë në orën 18:45 në fushë do jetë edhe një tjetër skuadër e Seria A, Lazio, që duhet të kthejë nderin në Europë pas humbjes 5-1 kundër Midtjylland. Të besuarit e Sarri-t kanë udhëtuar në Austri për t’u përballur me Sturm Graz, ndërsa 3 pikët janë objektiv edhe për të mos komplikuar kalimin e grupit.
Nga skuadrat me emër të Europës do të impenjohet edhe Manchester United, që ndodhet në Qipro për t’u përballur me Omonian. Një ndeshje e lehtë në letër, por që nuk duhet gabuar, pasi pozitat në grup nuk janë më të mirat për ‘djajtë’. Një fitore do mbyllte pak edhe plagët nga humbja turpëruese në derbi kundër City-t, ndërsa nga minuta e parë pritet në fushë Cristiano Ronaldo. Arsenal do jetë sonte gjithashtu në fushë, pasi në Londër pret Bodo Glint me qëllimin për të forcuar pozitat në grup.
Sakaq në Conferenca League, skuadra e vetme shqiptare që merr pjesë në Kupat e Europës, Ballkani i Kosovës, ka udhëtuar në Turqi për tu përballur me Sivasspor. Skuadra e Ilir Dajës qëllimin e ka arritur, por sonte do kërkojë të tregojë vlerat e saj dhe pse jo për të bërë surprizën pavarësisht se turqit janë favoritët e mëdhenj.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.2%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 641
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Manchester United është për turp, Brighton e mposht 1-3! City shënon gjashtë gola, Everton fiton me Spurs
19 Janar, 17:13
-
GOLAT/ Asllani asist, Interi fiton dhe ndjek Napolin! Lazio goleadë me Hysajn në fushë, Fiorentina dhe Torino barazojnë 1-1
19 Janar, 16:22
-
GOLAT/ Liverpool pa rivalë, fiton në limite dhe mban kreun e Premier League! Arsenali ndalet në shtëpi, Bournemouth befason Newcastle
18 Janar, 16:38
-
GOLAT/ Man. United fitore me vuajtje, mposht 3-1 'Shenjtorët'! Tri pikë edhe për Brighton
17 Janar, 09:53
-
GOLAT/ Arsenali përmbys Tottenhamin, fitojnë Newcastle dhe Aston Villa
16 Janar, 10:04
-
Gabriel Jesus mbyll sezonin, konfirmohet dëmtimi i ligamentit
15 Janar, 16:01
-
Zyrtare/ Lazio prezanton sulmuesin shqiptar, Ibrahimovic rikthehet në Serie A
14 Janar, 16:01
-
Kryeministri Rama lancon rubrikën ‘Çkemi ndonjë të re...?!’: Drejt Romës për ‘Giro d’Italia’, do na ndjekin 800 milionë shikues, ngjitje drejt 2030-ës në BE (VIDEO)
13 Janar, 15:39
-
VIDEO/ 120 minuta lojë, dy gola dhe karton i kuq! Manchester United eliminon Arsenalin nga FA Cup pas penalltive
12 Janar, 19:01
-
GOLAT/ Asllani pasim nga mesi i fushës, Interi 'përmbyt' 0-1 Venezian! Napoli fiton në shtëpi dhe kryeson Serie A, Bologna ndal 2-2 Romën
12 Janar, 15:40
-
Sylvinho e afroi në Kombëtare, Lazio pas mesfushorit kuqezi
8 Janar, 15:59
-
Rivaliteti është lënë pas, tifozët e futbollit në Angli protestojnë për rritjen e çmimeve të biletave
8 Janar, 15:22