‘Luftë’ mes 6 kombëtareve, vulosen sonte 3 biletat e fundit të Europianit! Miqësoret e luksit, spikat Spanjë-Brazil

Gjeorgji-Greqi në orën 18:00 është një nga tre finalet që do përcaktojë sonte skuadrat e fundit që kualifikohen në Evropian nëpërmjet Ligës së Kombeve. Përballja delikate do luhet në Tbilisi, por janë grekët përfaqësuesja favorite për të shkuar në Gjermani në qershor, edhe pse te gjeorgjianët luan një ‘yll’ si Kavaratschkelia.

Në orën 20:45 në ishullin britanik Uellsi do presë Poloninë, një kundërshtar që në eliminatore ishte në grup me Shqipërinë dhe u rendit i treti. Leënadoëski me shokë kanë një shans të artë, që kërkojnë ta shfrytëzojnë me patjetër pas fushatës së dobët në eliminatore. Mungesa në Evropian do ishte goditje e rëndë për ta, por nga ana tjetër edhe Uellsi është mësuar të luajë në kompeticione të tilla.

Bileta tjetër, e fundit nga 3 të tilla, do diskutohet mes Ukrainës dhe Islandës. Sfida në orën 20:45 luhet në Poloni, ndërsa referuar koeficienteve Ukraina është favoritja e madhe për të qenë në Euro 2024. Ata do mbështeten në lojtarë si Mudryk, Dovbyk, Zinchenko apo edhe portieri i Realit Lunin për të bërë ëndrrën realitet.

Gjithashtu sonte do ketë edhe disa miqësore luksi ku spikat në Bernabeu Spanjë-Brazil. La Roha nuk mundet në këtë stadium prej 27 vitesh dhe njeh vetëm fitore, por vjen pas disfatës me Kolumbinë, ndërsa Brazili pas fitores me Anglinë. Në Gjermania ‘panzerat’ do presin Holandën, Franca luan përballë Kilit që mposhti Shqipërinë, ndërsa Anglia kërkon të rikthehet te fitoret kundër Belgjikës në ‘Uembley’.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Më mirë Gjini se Pjerini'! Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin (VIDEO)

VIDEO/ 'Më mirë Gjini se Pjerini'! Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin (VIDEO)