‘Luftë’ mes Oltës dhe Luizit, aktorja s'i lë gjë pa thënë: Mos më bëj si gangster! E di sa lart jam unë o miush i vogël? Ik pi mall atë bëj

‘Luftë’ mes Oltës dhe Luizit, aktorja s'i lë gjë pa thënë: Mos më bëj si gangster! E di sa lart jam unë o miush i vogël? Ik pi mall atë bëj

Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli

Një debat i ashpër ka nisur gjatë ditës së sotme mes Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit. Dyshja ishin ulur duke diskutuar në oborr rreth ‘miqësive’ që kanë krijuar në shtëpi, ku Olta i përmendi Luizit, Efin dhe Kiarën dhe i tha se ka frikë të rrijë vetëm.

Pjesë nga debati: 

Olta: Dy kam unë këtu miq, Kristin dhe Amosin.

Luizi: Çfarë pune kam unë me ju, këta kanë mëshirë për ty. Kristi me ty po bën studim, eksperiment social.

Olta: Asnjë nuk debaton me ty siç debatoj unë, ta thanë edhe opinionistët këtë. E di sa lart jam unë, o miush i vogël, ke pyetur për mua vërdallë. Thirri shokët e tu të të sjellin një dron.

Luizi: Shkotë e mi bashkë me mua, shoqen tënde e bëjmë çdo mëngjes. Ky është mendimi im, thashë një të vërtetë, ashtu të shoh. Ke qejf të ndjehesh e fortë.

Olta: Ti prapë i palagur do dalësh, thua vetëm llume këtu dhe del i palagur, sa të kesh miq. Ti je llumi, je llumi i shoqërisë, ti je fundi i kazanit. Ça llumi që je. Ke pyetur për mua vërdallë, pyet njëherë. Nuk e di fare me kë po ngatërrohesh. Ti merresh me moralin tim? Je duke ofenduar gruan e dikujt dhe vajzën e dikujt. E ke pyetur mirë veten se çfarë nxjerr nga goja? Se edhe pak ditë mbaron kjo. Do japësh llogari për këto që nxjerr nga goja kur të mbarojë. Mos kthehesh si miush i vogël, të dirdhesh të më thuash “më fal”

Luizi: Po flas me Olta Gixharin që e kam konkurrente, nuk po flas me asnjë që ke jashtë. Mos u kruaj me mua.

Olta: Do vijë dita që nuk do kursehem më. Po kursehem me ty. Mos bëj si ganster këtu brenda, se nuk je. Je një miush i vogël, e di se çfarë ke bërë. Po ta kesh idenë kush jam unë, nuk më flet mua me atë gjuhë

Luizi: Unë nuk bëj as gangterin as trimin, unë po luaj këtu. Mendoje mirë atë ditë kur të vish të kruhesh me mua.

Olta: Unë nuk e lej me kaq, do ta shkatrroj. Do vijë dita që do flas edhe unë për gruan e atij (Kiarën), se çfarë di. Kam arsenale plot. Ai ka ofenduar gruan e dikujt, merremi me gratë. Kam unë plot, di plot. Ah sa budalla është, e vogël është Tirana.

Olta: Unë e di pse të bëhen buzët e bardha, sepse ti pi mall.

 

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulant: 31/01/2023 11:11

    Luizi ordiner, po i terheq te gjithe ne llumin e vete.

    Përgjigju
  • durres: 30/01/2023 20:55

    e dim mir moj olta gixhari tinzare dhe intrige gjalle je te kam pasur shoqe klase mjere ato qe jetojne me ty aty brenda mire thote luizi kuceder.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme

Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme