Luftë ndaj drogës, policia arrestime 
në Kukës, Tiranë, Gjirokastër, Berat

Luftë ndaj drogës, policia arrestime <br />në Kukës, Tiranë, Gjirokastër, Berat
TIRANE- Parandalimi i trafikut të drogave dhe kultivimi i saj ka bërë që policia të bëjë disa goditje gjatë ditës së djeshme. Disa persona janë vënë në pranga djë në Kukës, në Gjirokastër, ndërsa në Tiranë dhe Berat janë shkatërruar disa parcela të mbjella me kanabis sativa. Ndërkaq mësohet se, gjatë ditës së sotme mbërrin në vendin tonë edhe avioni që do të monitorojë hapësirën tonë dhe do të zbulojë parcelat e mbjella me lëndë narkotike.
 
NË KUKËS
Policia e Kukësit rreth orës 22:00 të së dielës në aksin Kukës-Morinë ka arrestuar 2 shqiptarë dhe 3 kosovarë, si dhe u sekuestruan 5.5 kg kanabis sativa dhe dy automjete. Sipas policisë në pranga të policisë kanë rënë dy shqiptarët Idajet Duraku dhe Abedin Taçe si dhe tre kosovarët Haki Dajaku, Shaban Hoti, dhe Agim Dajaku. Ndërkohë lënda narkotike u gjet e fshehur gomën rezervë të një nga automjetet. Ndërkaq në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe 5 celularë si dhe 540 euro.
 
NË GJIROKASTËR
Mëngjesin e djeshëm policia kufitare ka bërë të mundur sekuestrimin e 45 kg kanabis sativa në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa është arrestuar edhe një 27 vjeçar, transportues i drogës. Sipas policisë, droga u gjet e fshehur në shasinë e automjetit tip Fiat me targa AA 296 IM e ndarë në 45 pako, si dhe në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit Ermal Ndreu 27, vjeç. Mësohet se droga ishte blerë në Lazarat dhe kishte si destinacion Athinën.
 
NË TIRANË
Një fidanishte kanabisi është shkatërruar në Zall Bastar të Tiranës. Policia ka sekuestruar mbi 250 bimë kanabisi të mbjella në kubikë, të cilat më pas do të mbilleshin në një zonë mes Tiranës dhe Matit. Aksioni i komisariatit numër 4 i koduar “Shtrëngata” ka mundësuar zbulimin e fidanishtes dhe ka sekuestruar bimët narkotike.
 
NË BERAT
Sekuestrimi i 82 rrënjë të bimës kanabis sativa, dy automatikëve tip Kallashnikov, një sasie të konsiderueshme fishekësh, si dhe prangosja e poseduesit. Ky ishtë bilanci i një operacionit të policisë së Beratit të finalizuar me sukses mesditën e djeshme, ndërsa në pranga ka përfunduar 24-vjeçari, Armand Velçani.
 
AVIONI
Sot pritet të mbërrijë në Tiranë avioni italian, nëpërmjet të cilit do të ushtrohen kontrolle nga ajri për evidentimin e parcelave të mbjella me kanabis. Tashmë janë firmosur lejet e fluturimeve, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet që të mbërrijnë gjithashtu edhe pajisjet. 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) 27 Maj 2014

(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona