Luftë në kufirin izraelito-palestinez, shkon në 31 numri i të vrarëve, mes tyre një gazetar

Luftë në kufirin izraelito-palestinez, shkon në 31 numri i të vrarëve, mes tyre një gazetar

Numri i palestinezëve të martirizuar në Gaza që nga 30 marsi është rritur në 30 si pasojë ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë ndaj protestuesve paqësor, pasi një gazetar palestinez i është nënshtruar plagëve të marra, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, si pasojë e zjarrit të hapur dje nga forcat izraelite ka rënë dëshmor gazetari 30 vjeçar Yasir Murteca, i cili ishte duke ndjekur "Marshin e Kthimit të Madh".

- Mbi të e kishte jelekun mbrojtës ku shkruan "Press"
Dëshmitarët okularë theksojnë se, gazetari i cili ishte vrarë nga ushtarët izraelitë në lindje të Khan Yunis gjatë marrjes së pamjeve nga demonstratat, ka pasur një jelek në të cilën shkruante "Press" (media).

Me martirizimin e gazetarit palestinez numri i palestinezëve të martirizuar dje në Gaza nga ushtarët izraelitë është rritur në 10, ndërsa mbi 1350 palestinezë prej të cilëve 400 me plumba të vërteta janë plagosur. Nga të plagosurit 33 janë në gjendje të rëndë.

Që nga fillimi i demonstratave më 30 mars, numri i palestinezëve të martirizuar është rritur në 31, ndërsa mijëra janë plagosur.

- "Marshi i Kthimit të Madh"
Palestinezët, javën e kaluar të premten në kuadër të përvjetorit të 42-të të Ditës së Tokës filluan demonstratat e tyre paqësore nën emrin "Marshi i Kthimit të Madh" në kufirin e Rripit të Gazës nën bllokadë të Izraelit.

Ndërsa ushtarët izraelitë janë duke hapur zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë "kthimin në tokat nga të cilët janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006".

Palestinezët planifikojnë që këto protesta të vazhdojnë për gjashtë javë. Një arsye tjetër për vazhdimin e demonstratave është se në këto data SHBA-të kanë njoftuar zhvendosjen e ambasadës së saj nga Tel Avivi në Kuds.

- Çfarë është Dita e Tokës?
Izraeli më 30 mars të vitit 1976 pushtoi mijëra hektarë tokë të palestinezëve shtetas të Izraelit të cilët jetonin në rajonin Celile, në veri të shtetit. Pas kësaj popullsia palestineze, hyri në grevë të përgjithshme për të protestuar kundër këtij uzurpimi.

Policia izraelite hapi zjarr ndaj personave që morën pjesë në protesta, ku gjashtë prej tyre ranë dëshmorë, ndërsa një numër i madh u plagosën. Kjo ngjarje, e cila njihet si “Dita e Tokës”, vlerësohet si simbol i rezistencës së palestinezëve të treguar për çështjen e tokës, e cila është burim i përleshjeve mes Izraelit dhe Palestinës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shkarkonin inerte, arrestohen 2 persona, nën hetim 2 të tjerë

Tiranë/ Shkarkonin inerte, arrestohen 2 persona, nën hetim 2 të tjerë