Në Partinë Demokratike kanë plasur hatërmbetjet e dala pas mos zbatimit të urdhrave rë dala nga zyra e kryetarit Lulzim Basha. Pas reagimit të deputetes Mesila Doda për zgjedhjen e Xhelal Mziut në krye të degës së PD-së në Kamëz, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka replikuar me të në rrjetin social Facebook.
“Tani që udhëzimi na e mori të keqen dhe nuk ka më asnjë pengesë, unë propozoj të nisim fushatën: ‘Aldo Bumçi, kryetar i PD Tiranë’”, shkruante Doda në Facebook. Këtë status nuk e ka përtypur dot djali i ish-kryeministrit, i cili në komentin e tij shkruan: “Për disa në opozitë ‘thumbat’ për Aldon vlekan më shumë se ato për kundërshtarin”.
Ndërsa deputetja demokrate Doda duke iu përgjigjur të gjithë komentuesve ka sqaruar se statusi i saj nuk ka lidhje me goditjen e emrave të vecantë, por me respektimin e kritereve.
“Të dashur miq, shoh që statusi im ka ngjallur shumë interes dhe kjo është dicka e mirë besoj unë, pasi sjell vec mirë kur gjërat thuhen edhe nëse janë gabim apo disa i mendojne si të tilla. Së pari ju rikërkoj të ruani etikën në debat, së dyti nuk ka qenë dhe nuk do jetë qëllim goditja e emrave të përvecëm as e zotit Mziu dhe aq më shumë e kolegut tim Bumci. Është e rëndësishme që të respektojmë kriteret dhe kriteri i ndarjes së mandateve nëse u fut si risi do duhej të respektohej për këdo dhe në cdo nivel. Kaq për thelbin e mesazhit që gjithsesi nuk ishte kaq serioz sa e trajtuat….shpresoj që në të ardhmen mesazhe të tilla mos të sjellin kaq shumë sëkëlldisje….”, komenton Doda.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
në FB me Dodën, mbron Bumçin">