Luftë në Ukrainë, një tjetër ushtar i vrarë! Presidenti Zelensky: Rusisë t'i thuhen paraprakisht publike sanskionet, jo pasi të sulmojë! NATO tërheq stafin nga Kievi

Luftë në Ukrainë, një tjetër ushtar i vrarë! Presidenti Zelensky: Rusisë t'i thuhen paraprakisht publike sanskionet, jo pasi të sulmojë! NATO tërheq stafin nga Kievi

Një ushtar i dytë ukrainas është vra në luftimet në territorin separatist të Donbass në Ukrainën Lindore. Lajmin e ka dhënë pak më parë zyrtarët nga Forcat e Armatosura në Kiev. Ndërkohë që sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, është shprehur se “ne do ta mbrojmë vendin tonë me ose pa partnerë”.

“Të gjithë duhet të kuptojnë se ne nuk kërkojmë donacion. Ky është kontributi juaj për sigurinë evropiane dhe ndërkombëtare”, shtoi ai.

Ai u shpreh  se sanksionet ndaj Rusisë duhet të bëhen publike përpara se të ndodhë një pushtim i mundshëm i Ukrainës, pasi tensionet mes vendeve perëndimore dhe Rusisë vazhdojnë të intensifikohen. 

"Çështja wshtw e thjeshtw, tw bwhet publike lista e sanksioneve, që ata të dinë se çfarë do të ndodhë nëse fillojnë luftën. Ne nuk kemi nevojë për sanksionet tuaja pasi bombardimet do të ndodhin dhe pasi vendi ynë do të qëllohet ose pasi ne nuk do të kemi kufij, ose pasi nuk do të kemi ekonomi ... pse do të na duheshin atëherë ato sanksione?", tha ai. 

Paraditen e sotme ushtria ukrainase bëri me dije se një ushtar u vra nga separatistët pro-rusë sot në mëngjes në Ukrainën lindore, ku dhuna ka ngjallur shqetësimin se mund të jetë shkas për aksionin ushtarak rus. Ushtria ukrainase tha në faqen e saj në Facebook se kishte regjistruar 19 shkelje të armëpushimit nga separatistët që nga fillimi i ditës krahasuar me 66 raste gjatë 24 orëve të mëparshme. Separatistët hapën zjarr në më shumë se 20 vendbanime, duke përdorur artileri të rëndë, të cilat janë ndaluar nga marrëveshjet e Minskut, tha ushtria.

Marrëveshjet e Minskut synojnë t'i japin fund një konflikti 8-vjeçar midis ushtrisë ukrainase dhe separatistëve në lindje të vendit. Perëndimi thotë se Rusia ka grumbulluar mbi 150,000 trupa përgjatë kufirit me Ukrainën dhe se Moska po përgatitet që ta pushtojë Ukrainën, por Kremlini hedh poshtë këto pretendime, duke thënë se nuk ka plane të tilla.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:45
Ministrat e Jashtëm të G7 thirrje Rusisë: Tërhiq trupat, çdo agresion do të ketë pasoja të mëdha

Ministrat e Jashtëm të G7 mbeten 'të shqetësuar nga rritja kërcënuese e pranisë ushtarake ruse rreth Ukrainës, Krimesë dhe Bjellorusisë' dhe i kërkojnë Moskës 'të zgjedhë rrugën e diplomacisë', 'të tërheqë në mënyrë thelbësore forcat ushtarake nga kufijtë e Ukrainës dhe të respektojë plotësisht angazhimet ndërkombëtare..

Kjo wshtw ajo çka lexojmë në dokumentin final të samitit të Mynihut, në të cilin paralajmërohet Moska  se "çdo agresion i mëtejshëm ushtarak kundër Ukrainës do të ketë pasoja të mëdha, duke përfshirë sanksione të koordinuara financiare dhe ekonomike për një gamë të gjerë objektivash sektoriale dhe individuale".

Ora 19:47
Prishet mikrofoni, Zelensky bën humor: Ma hakuan rusët

Edhe pse tensionet janë të mëdha, ka edhe momente humori kur diskutohet për krizën mes Ukrainës dhe Rusisë. Presidenti i Ukrainës nuk e ka harruar profesionin e tij të parë, atë të komedianit. Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ai bëri shaka duke thënë se mikrofoni i tij është hakuar nga Rusia.

“E shikoni, Rusia nuk është këtu, por prapë se prapë është! Ata dëgjojnë”, tha Zelensky, duke bërë që audienca të qeshte me të madhe. “Një sekondë, më duket se është një sulm kibernetik”.

 

Ora 17:41
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA: Trupat ruse pranë Ukrainës janë 'gati për të goditur'

1645288986_h.JPG

Uashingtoni thotë se trupat ruse të grumbulluara pranë kufirit të Ukrainës po përparojnë dhe janë "gati për të goditur". Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin tha se forcat ruse po fillonin "t’i afroheshin më shumë" kufirit me ish-fqinjin e saj sovjetik.

"Shpresojmë që ai (Putini) të tërhiqet nga pragu i konfliktit," tha  Austin në një konferencë shtypi në Lituani, duke thënë se një sulm ndaj Ukrainës mund të shmangej.

Ora 17:09
Frika shumë e madhe për luftë, NATO tërheq stafin e saj nga Kievi

1645287036_20190306190306ukrainenato.jpg

NATO ka njoftuar tërheqjen e stafit nga Kievi. Përmes një deklarate aleanca e Atlantikut Verior bën me dije se po tërhiqen nga kryeqyteti ukrainas.

"Siguria e stafit tonë është e rëndësishme, ne e kemi zhvendosur stafin në Lviv dhe Bruksel," tha një zëdhënës në Bruksel, duke vënë në dukje se zyrat e tjera të Aleancës Atlantike në Ukrainë mbeten funksionale.

NATO nuk dha detaje mbi numrin e personave të transferuar. Misioni i saj diplomatik në Kiev, një nga më të mëdhenjtë në një vend që nuk është pjesë e Aleancës, ka një staf prej disa dhjetëra personash.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ai cuni: 19/02/2022 23:30

    Pse iken nato kur aty ka conflict!duke u terhequr i lene hapesire per te fituar terren armikut!ju gazetat kohe me pare keni folur per nje rusi moderne dhe ajo do ish kufinjte qe ka pasur para vitit 1988!35 vjet me pas kemi krize globale berthamore!rastesi?

    Përgjigju
  • Populli,: 19/02/2022 23:13

    NATO dhe SHBA si gjithmon e ndezin luften e pastaj ja mbathin dhe i BRAKTISIN popujt!E njejta skeme si AFGANISTANU,SIRIA LIBANI, IRAKU, edhe shume popuj te tjere ....Turp tu vije KRIMINELAVE TE NATOS DHE SHBA se duan lufte vetem per te shitur arme.

    Përgjigju
  • Turi: 19/02/2022 21:58

    Pse nuk i mbron ata pjesetaret e stafit Nato apo ska byth ti bej balle Rusit vetem bla bla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta jep porositë e fundit para Konventës: Të gjithë si Tedi Blushi! Ashtu bëhet opozitë

Meta jep porositë e fundit para Konventës: Të gjithë si Tedi Blushi! Ashtu bëhet opozitë