Ka nisur në ditën e sotme të zhvillohet aplikimi i valës së re të sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj mallrave të Kinës.

Shtetet e Bashkuara të amerikës kanë vendosur tarifa në vlerën e 200 miliardë dollarëve në produktet kineze nga mesnata, me orën lokale të Kinës, për shkak të atyre që janë cilësuar si praktika të padrejta tregtare nga ana e Kinës.

Mirëpo Kina nga ana tjetër është hakmarrë duke shenjestruar mallrat amerikane me tarifa shtesë në vlerë 60 miliardë dollarëve.

Sipas autoriteteve kineze kanë njoftuar se SHBA-ja, ka nisur “luftën më të madhe tregtare në historinë ekonomike”.

Me vendosjen e sanksioneve të fundit të tarifave, vlerësohet se tarifat amerikane kanë prekur produktet kineze në vlerë e 250 miliardë dollarëve.