Veçantia e këtij shkrimi nuk qëndron tek ripërsëritja e faktit se në rradhët e ekstremistëve të ISIS po luftojnë dhe të rinj shqipëtarë apo boshnjak, por tek vënia në dukje se fenomeni i “luftëtarit të shenjtë” ka prekur një pjesë të mirë të ballkanit dhe jo vetëm fenë islame por edhe atë ortodokse, jo vetëm shqipëtarët por edhe serbët.
Këtë tezë të fundit The Economist e mbron me faktin se gati 100 të rinj serb ortodoks janë aktualisht të përfshirë në luftimet që po kryhen në krahinën e Donetskut. Në artikull citohet dhe vetë Kryeministri Serb, Aleksandar Vucic, që fenomenin në fjalë e ka njohur zyrtarisht dhe e ka cilësuar gjithashtu si shumë të dëmshëm për Serbinë.
Ndërsa luftëtarët serb po luftojnë në Ukrainë si përkrah forcave të Kievit ashtu dhe me forcat separatiste filo-ruse, mendohet se si fenomen ka të bëjë me ndjesitë pro-sllave por dhe me kauzën e fesë ortodokse (Kjo e fundit i ka tërhequr të rinjtë Serb më së shumti në anën e separatistëve).
Gjithashtu The Economist, në artikullin e saj, ka përmendur dhe “Kosovo Front” si një website Rus që i jep informacione serbëve të ballkanit se si ti vijnë në ndihmë separatisëve në Donetsk dhe se si të rekrutohen në “Njësinë Jovan Sevic”, që mban emrin e një lideri ushtarak serb të shekullit të 18-të dhe që operon në Ukrainë. Në sitin e internetit në fjalë të gjithë të interesuarit mund të gjejnë numër kontakti dhe e-mail për të bërë të mundur lidhjen me separatistët.
Kreu i “Kosovo Front” është Aleksander Kravchenko, i cili ka marrë pjesë në luftën e Bosnjes përkrah serbëve, dhe në website hidhet hapur ideja se mënyra e vetme për të liruar Kosovën nga “myslimanët shqipëtar” është krijimi i Novorusisë (shteti që po orvaten të krijojnë separatistët filo-rusë ne Ukrainë).
Në artikull, The Economist, ka bërë dhe një krahasim tepër origjinal të kësaj “rilindjeje fondamentaliste fetare” në Ballkan. Sipas së përjavshmes londineze të dy flamujt, që mbajnë në duar ekstremistët e ballkanit të përfshirë në kuftëra të huaja, janë bardh e zinj. I zi dhe me shkrime kuranore të bardha, në rastin e xhihadistëve shqiptarë të ISIS, po ashtu i zi në sfond dhe me kafkë të bardhë e shkrime biblike ai i ortodoksëve serb. Gjithashtu dhe shumica e serbëve të përfshirë në konfliktin ukrainas mbajnë mjekëra të gjata, gati identike me “kundërshtarët” e tyre shqiptarë në Siri dhe Irak.
Kauza në thelb të këtyre fenomeneve ekstremiste gjithashtu njihet të jetë gati e njëjta në tipologji. Feja dhe etnonacionalizmat bashkojnë serbët ortodoks me separatistët filo-rus në Donetsk, me të njëjtat arsye shohim dhe shqipëtarë në rradhët e ISIS.
Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)