Lufta/ Lukashenko: Prigozhin është në Shën Petersburg! Shtëpia e Bardhë: Nuk e dimë ku është! SHBA: Do e vlerësojmë nëse do të furnizojmë Kievin me bomba thërrmuese

Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko pretendon se kreu i Wagner Prigozhin ndodhet në Shën Petersburg ndonëse Shtëpia e Bardhë thotë se nuk ka dijeni se ku ndodhet. Lukashenko garanton se Putin dhe as autoritetet bjelloruse nuk e kanë për synim eliminimin e Prigozhin.

“As autoritetet bjelloruse, as "shumë më pak" Presidenti Vladimir Putin nuk kishin nevojë të vrisnin themeluesin e Wagner Prigozhin. Nëse mendoni se Putini është kaq hakmarrës sa Prigozhin do të vritet nesër... Jo, nuk do ta bëjë," tha Lukashenko, duke raportuar se lideri Ëagner tani do të ishte në Rusi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vijojnë të pretendojnë se nuk kanë asnjë informacion se ku mund të ndodhet aktualisht Prigozhin.

SHBA nuk ka informacion mbi vendndodhjen e Prigozhin

 “Ne vazhdojmë të monitorojmë Grupin Wagner, nuk e dimë ku ndodhen ,”- tha zëdhënësi.

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë nëse do të furnizojnë Ukrainën me bomba thërrmuese , por për momentin nuk ka asnjë njoftim për t'u bërë. Kështu deklaroi zëvendës-zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates , duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve mbi thashethemet e New York Times .

“Ne po e vlerësojmë këtë me kujdes”, theksoi ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:01
Moska i bën thirrje OKB-së: Mos mbyllin sytë për situatën rreth termocentralit Zaporizhzhia

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, i ka bërë thirrje OKB-së të reagojë për situatën në termocentralin Zaporizhzhia.

Gjatë një konference ajo deklaroi gjithashtu se përgjigja ruse ndaj çdo sulmi nga Kievi në termocentralit do të jetë jashtëzakonisht e ashpër.

"Rusia do të vazhdojë të mbrojë termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia dhe do t'i përgjigjet jashtëzakonisht ashpër çdo sulmi nga Ukraina në këtë objekt.Edhe një herë, ne i bëjmë thirrje udhëheqjes së Kombeve të Bashkuara dhe IAEA që të mos mbyllin sytë ndaj situatës rreth termocentralit dhe të tregojnë qartë se kush është fajtori për atë që po ndodh”, u shpreh Zakharova.

Ora 10:15
Lukashenko: Prigozhin është në Shën Petersburg, jo këtu!

Kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin, nuk është në Bjellorusi, por është në Shën Petersburg. Kështu deklaroi presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko , në një takim me gazetarë nga mediat e huaja dhe bjelloruse, siç raporton agjencia Belta. 

Sa për luftëtarët e Wagner-it, shtoi Lukashenko, "sipas asaj që më thanë sot në mëngjes, ata janë në kampet e tyre".

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç