Luftimet në Siri, plagoset
terroristi Lavdrim Muhaxheri

Luftimet në Siri, plagoset<br />terroristi Lavdrim Muhaxheri
Lavdrim Muhaxheri është plagosur gjatë luftimeve në Siri.
 
Lajmin e ka dhënë një shok i tij, i cili ka thënë se shpejt ‘luani’ do t’i kthehet frontit të luftës.
 
“Lavdrim Muhaxheri mirë është me shëndet është në shtëpi dhe nuk është në spita; . Allahu ia mundësoftë sa më shpejt të shërohet nga plaga e operacionit dhe të kthehet në front baskë me luanët tjerë”, ka shkruar shoku i Lavdrimit, Saleel Al Sawarim, shkruan Gazeta Express.
 
Ndryshe, Muhaxheri është shpallur në kërkim ndërkombëtarë pasi ai kishte publikuar fotot duke ia hequr kokën një fëmije në luftën në Siri.
 
 
Ndërkohë, disa shokë të tij në Kosovë janë arrestuar në mesin e të cilëve edhe hoxha Zekirija Qazimi, i cili kishte qenë njëri ndër njerëzit kryesor në nxitjen e qytetarëve të Kosovës për të shkuar në Siri.

Lavdrim Muhaxheri

Marrë nga//Express

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje