Luftimet në Irak, vriten 8 shqiptarë
që luftojnë me organizatën terroriste

Luftimet në Irak, vriten 8 shqiptarë<br />që luftojnë me organizatën terroriste
Tetë shqiptarë që luftonin nën flamurin e organizatës terroriste ISIS, janë vrarë në luftimet në Irak. Sipas mediave kosovare gjatë një sulmi ajror të SHBA-ve në Irak janë vrarë 11 terorristë, 8 prej tyre janë shqipatarë.
 
Sipas mediave kosovare një është shqiptar nga Shqipëria, 6 nga Kosova dhe një tjetër nga Maqedonia. Ende nuk dihet nëse ky lajm është i vërtet, pasi asnjë nga tre vende nuk e ka konfirmuar.

Mediat kosovare japin dhe emrat e viktimave.

Kosovarët e vrarë :

1. Ebu Sofjani
2. Ebu Samiri nga Mitrovica
3. Ebu Ubajde
4. Ebu Jusufi - Zeqir Qorraj
5. Abdurrahman - Liridon Sadiku
6. Ebu Sara - Sinan Muji

Ndërkohë, Ebu Aishe është personi i vrarë nga Shqipëria, si dhe Ebu Uvejs nga Maqedonia.


Nga kërkimet në rrjetin social Facebook, ne kemi mundur të zbulojmë fotot e disa prej të vrarëve sipas mediave kosovare. Ky është Ebu Uvejs, dhe në profilin e tij në Facebook janë të shpërndara materiale me përmbajtje islamike, e ndërsa po të shikosh shokët e tij shumica janë nën flamurin e ISIS.

Ebu Uvejs































Imami i fshatit Bresalc (Gjilan) Ahmet Ymeri ka thënë për mediat kosovare se Sinan Muji është vrarë në luftimet në Irak. I riu është nga Bresalci i Gjilanit, Kosovë.


























Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje