‘Babi im është hero!’, mesazhet e vogëlushëve ukrainas në Tiranë! Terrori dhe shpresa për paqe në 40 piktura e vizatime që realizuan gjatë luftës

Një prej vizatimeve të ekspozuara i takon Boris Gordienkos. 8-vjeçari është një nga “Fëmijët e Luftës” në Ukrainë. Babain, që mbron atdheun e shikon si hero...

“Ndër elementët më të rëndësishëm që shikojmë në këtë ekspozitë, është fakti se ka shumë shpresë”, thotë artistja dhe kuratorja Ormira Lulani.

Krahë vizatimit të Borisit, ekspozuar në Galerinë e Artit Tiranë, qëndrojnë 39 punime të tjera të fëmijëve ukrainas, nga 7 në 15-vjeç.  Janë realizuar gjatë viteve 2022-2023, ndërsa shenjat e sulmeve në vendin e tyre shtoheshin orë pas ore...

“Ishte një email që na erdhi nga Shoqata për Zhvillimin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare ADRUM, ku na u kërkua bashkëpunimi që ne ti ne mirëprisnim me këtë ekspozitë, dhe patjetër që dëshira jonë ishte që ato të vinin”, thotë ajo më tej.

Në ‘ngrë krye’ ‘Fatalitei’, rrjetat simbolike të merimangave që përpiqen të kafshojnë territorin verdhë e kaltër. Për çlirimin e atdheut 15-vjeçarja Juliana Skrypchuk, thërret në ndihmë mesazhet e poetit Ivan Franko, përfaqësues i zërit të popullit, që luftoi për Ukrainën e bashkuar, gjatë fundit të shek.XIX dhe fillimshekullit.XX...

“Kemi teknika të ndryshme si akuarelin, pastelin vizatimin...”, thotë më tej.

Humbjet njerëzore i reflektojnë me simbolikën e engjëjve, boshllëkut e dhimbjen që lënë veçmas në  portretet e trishtuara të fëmijëve.

“Në disa punë ata japin tmerret që përjetojnë ato të luftës, por nga ana tjetër nuk mungojnë, sidomos në shumicën e tyre janë ngjyrat shumë të gjalla për shpresë, për ditë të bukura”, shprehet Lulani.

Por, mendimet e tyre, që siç përçojnë përmes artit, armiku nuk mund t’i kontrollojë ka shpresë...

“Kjo është një ekspozitë shëtitëse, që ka lëvizur në disa shtete. Në ambientet ku janë realizuar, ka artistë që i ndihmojnë këta fëmijë të merren me art, pikturë, kjo edhe si në një formë terapie, që të çlirohen nga tmerret e Luftës”

Fëmijët shpresojnë jo vetëm për lulëzimin e Ukrainës, por edhe një reflektim të popullit rus, kundër kësaj lufte që ende vijon të lërë viktima..

“Ftoj fëmijët që të vijnë ta shikojnë këtë ekspozitë, në mënyrë që të kuptojnë më mirë vlerat e lirisë”, shprehet artistja.

Fëmijë e familjarë mund ta vizitojnë këtë ekspozitë të veçantë deri 15 qershor.

 

 

M.T//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vsjdi: 12/06/2023 19:17

    Femijet Shqiptare nuk kane qasje ne galerine e arteve! Rama eshte zemer hapur me shume me te huajt se me Shqiptaret!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Nisin në Durrës Forumet e Dialogut Qytetar, debatohen gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit

Nisin në Durrës Forumet e Dialogut Qytetar, debatohen gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit