Luftoi krah rusëve në Ukrainë, lideri çeçen i ndan vetes medaljen 'Heroi i Çeçenisë'

Luftoi krah rusëve në Ukrainë, lideri çeçen i ndan vetes medaljen 'Heroi i Çeçenisë'

Ramzan Kadyrov, lideri autoritar i rajonit rus të Çeçenisë në Kaukazin Verior i cili ka marrë pjesë në sulmet ruse kundër Ukrainës, i ka ndarë vetes medaljen “Heroi i Çeçenisë”.

Medalja që mori Kadyrov më 24 shkurt ishte krijuar nga vetë ai në tetor të vitit të kaluar për të “nderuar çeçenët” që marrin pjesë në pushtimin rus të Ukrainës, që të premten shënon njëvjetorin e nisjes.

Në dekretin e nënshkruar nga Kadyrovit u tha se kushdo që e meriton këtë medalje duhet ta pranojë nga kryetari i rajonit.

Më herët gjatë këtij muaji, u bën disa ndryshime kushtetuese, përmes së cilave u mundësua që titulli i liderit të Çeçenisë të ndryshohet në “babai i popullit”.


Lajmi kryesor:

Sot 1 vit luftë në Ukrainë/ Mbledhja e G7: Kosto të rënda për ata që mbështesin Rusinë! Zelensky: Nevojitet një samit i paqes! Synoj një takim me presidentin kinez Xi


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi