Një tjetër shqiptar i rekrutuar nga forcat ushtarake të ISIS, i njohur si militant dhe komandat që luftonte në emër të shteti Islamik ka mbetur i vrarë këtë herë në Sirinë Lindore, raporton almasdarnews.com
Mësohet Eu al Umarayn, një udhëheqës i lartë i ISIS i cili dyshohet se ishte përfshirë në vrasjen ish-ushtarit amerikan, Peter Kassig, është vrarë gjatë një sulmi ajror në Siri të dielën.
"Komandanti i lartë së bashku me disa anëtarë të tjerë të ISIS, u vranë në sulme me rreze precize në shkretëtirën Badiyah të Sirisë", ka thënë koloneli i koalicionit Sean Ryan në një deklaratë të tij, raporton Foxnews.
"Al Umarayn është lidhur dhe përfshirë drejtpërdrejt në ekzekutimin e disa të burgosurve të tjerë si një anëtar i lartë i ISIS-it "është shprehur Ryan.
Sipas mediave mësohet se komandanti i lartë i të ashtuquajturit “Shtet Islamik” (ISIS) u vra këtë fundjavë teksa po luftonte në krahë të forcave të shtetit islamik në Siri.
Nga raportimet e mediave kryekomandanti shqiptar i ISIS, i njohur si Abu Usama Al-Albani, u vra gjatë një sulmi të ashpër me Forcat Demokrate të Sirisë pranë qytetit Hajin në zonën juglindore në Deir Ezzor.
Ndërkohë, mediat raportojnë se komandanti shqiptar thuhet se ishte duke udhëhequr mbrojtjen e frontit të Eufratit, krah forcave të shteti islamik kundër forcave demokratike siriane.