Një i ri nga Kosova dyshohet se është vrarë në Irak teksa luftontë përkrah luftëtarëve të ISIS.
 
Siç bëjnë me dije mediat kosovare, i riu me inicialet A.K kishte rreth një javë që ishte larguar nga Kosova për t’iu bashkuar grupit i cili ishte duke luftuar në Irak nën organizimin e ISIS.
 
Sipas të dhënave ai ishte 26-vjeçar nga qyteti i Prizrenit, ndërsa familja e tij sot ka hapur dyert e mortit për ceremoninë mortore të djalit të saj.
 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)