Lugina e Preshevës, Vuçiç premton
libra në shqip për nxënësit shqiptarë

Lugina e Preshevës, Vuçiç premton<br />libra në shqip për nxënësit shqiptarë
BEOGRAD-Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se të hënën nxënësit shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë do t’i kenë librat në gjuhën shqipe.

Ndërsa nxënësit e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kanë paralajmëruar më parë se të hënën, ditën e parë të vitit të ri shkollor, do të pezullojnë mësimin nga ora 10 deri në orën 12, për shkak të mungesës së librave në gjuhën shqipe. Kështu kanë vendosur dhe përfaqësuesit e shqiptarëve në pushtetin lokal dhe drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme.

Ata kanë thënë se, në këtë mënyrë, duan t’u dërgojnë mesazh autoriteteve në Beograd, të cilat përsëri kanë shkelur premtimet e tyre se për nxënësit shqiptarë do të përgatiten me kohë tekstet për ato lëndë që mungojnë.

Megjithatë nga Ministra e Arsimit e Serbisë raportohet se ministri Srgjan Verbiq, ditën e parë të shkollës, nga ora 8 deri në 10, nxënësve të arsimit fillor serbë dhe shqiptarë në Bujanoc, do t’iu ndajë libra falas.



Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje