Luhet derbi i prapambetur mes Partizanit dhe Tiranës, publikohen çmimet e biletave

Luhet derbi i prapambetur mes Partizanit dhe Tiranës, publikohen çmimet e biletave

Derbi Partizani - Tirana

Partizani dhe Tirana luajnë të enjte më 19 tetor në orën 19:00 për javën e gjashtë të Superligës në "Air Albania". Sfida do duhej të luhej më 26 shtator, teksa u shty për në datën e re. Tanimë Partizani si organizator ka publikuar edhe çmimet e biletave që kënë dalë në shitje edhe online, veçse në ambientet e stadiumit "Selman Stërmasi".

Tribunat pas porte kushtojnë 500 lekë, ndërsa ato përballë nga 1000 lekë. Në tribunën kryesore të stadiumit, çmimet variojnë nga 3000-4000 lekë. Ndeshja i gjen të dyja kampet të trazuara, me Tiranën që largoi Orges Shehin dhe në vend të tij uli në stol trajnerin momental Julian Ahmataj. Nga ana tjetër, Zoran Zekic la Partizanin dhe u bashkua me Osijek në Kroaci. Trajneri i ri i Partizanit është Arbër Abilaliaj.

Pas shtatë ndeshjeve të luajtura, Tirana ka 13 pikë dhe mban vendin e tretë, ndërsa Partizani ka luajtur gjashtë ndeshje për 11 pikë dhe vendin e pestë në renditje.

Çmimet e biletave

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çiljeta merr dronin e parë, përlotet nga surpriza emocionuese e Albanit

VIDEO/ Çiljeta merr dronin e parë, përlotet nga surpriza emocionuese e Albanit