Superliga shqiptare e futbollit do zhvillojë sot dy ndeshjet e para për javën e 24-t. Me fillim nga ora 13:00 në fushë do zbresin katër skuadra. Në Ballsh, Bylis luan me Erzenin, ndërsa në Rrogozhinë luhet dueli mes Egnatias dhe Kastriotit.
Bylis momentalisht mban vendin e parafundit në renditje me 26 pikë, teksa Erzeni me 32 pikë pozicionohet në vendin e pestë me 32 pikë, vetëm tre pikë më pas se zona evropiane. Dueli i sotëm vlen për zonën evropiane dhe atë të mbijetesës.
Edhe në duelin e Rrogozhinës mes Egnatias dhe Kastriotit është e njëjta situatë. Vendasit janë në pozicionin e katërt me 34 pikë, ndërsa Kastrioti me 23 pikë mbyll klasifikimin si i fundit.
Nesër zhvillohen tre sfidat e tjera në mbyllje të javës së 24 në futbollin shqiptar, teksa spikat derbi mes Partizanit dhe Tiranës që luhet në "Air Albania" me fillim në 19:00.
Superliga - java 24:
E diel 13:00
Bylis - Erzeni
Egnatia - Kastrioti
E hënë
13:00 Laçi - Kukësi
16:00 Teuta - Vllaznia
19:00 Partizani - Tirana