Luhet për finalen e EL, Juventus i duhet fitorja ndaj Sevillia-s! Leverkusen do përmbysjen ndaj Romës, Mourinho: Sonte nderojmë tifozët

Juventus do kërkojë sonte ti japë kuptim sezonit, duke tentuar kualifikimin në finalen e Europa League në Sevilje të Spanjës. Ndeshja e parë në Torino u mbyll në barazimin 1-1, duke treguar se për ‘zonjën’ do jetë tepër e vështirë. Kjo edhe për faktin se Sevillia është skuadra eksperte e këtij sezoni.

Në prag të gjysmëfinales së kthimit trajneri Allegri ka kërkuar qetësi dhe personalitet nga skuadra, ndërsa duhet t’ia dalë pa Pogba-n, i cili dha asistin në ndeshjen e parë. Francezi u dëmtua në fundjavë dhe duket se ka mbyllur sezonin më të keq për të.

Ndërkohë gjysmëfinalja tjetër e kthimit do të luhet në Gjermani me Bayern Leverkusen që do tentojë të përmbysë humbjen në Romë. Skuadra italiane fitoi 1-0 në ‘Olimpico’ me golin e Bove dhe finalja e Europa League është objektivi i madh edhe për faktin se është pothuajse mundësia e vetme për të shkuar në Champions sezonin e ardhshëm.

Lajmi i mirë për verdhekuqtë është se të gjithë lojtarët janë rikuperuar dhe në dispozicion, ndërsa në prag të sfidës trajneri Jose Mourinho i ka kërkuar një sforco skuadrës për të lumtuaruar tifozët.

Sakaq edhe Conference League do luajë dy gjysmëfinalet e kthimit. Në Basel Fiorentina do kërkojë përmbysjen pas humbjes 1-2 në Firence, ndërsa West Ham në Holandë duhet të mbrojë fitoren 2-1 që mori një javë më parë në Angli kundër Az Alkmar.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Lutfi Dervishi: Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar

Lutfi Dervishi: Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar