Ka pasur shumë reagime nga publiku për gjendjen shëndetësorë të Luis Ejllit, njërit prej banorëve të “Big Brother VIP”, ku pasi deklaroi se vuante nga një sëmundje e rëndë dhe i shqetësoi të gjithë, deklaroi më pas se nuk e kishte fjalën për veten, por për një mik të tijin.

Reagimet nuk kanë munguar as nga personazhet e njohur, balerini Graciano Tagani e ka konsideruar si turp në një reagim në Instagram dhe kërkon daljen e tij nga shtëpia.

“Kisha vendosur të mos shkruaja kurrë për banorët sepse nuk është e lehtë të jesh aty brenda për të gjithë, por sot nuk mundem! Dil përjashta! Turp”, shkruan balerini krahas një foto të Luisit tek dhoma e rrëfimit.


Lajmi kryesor:

‘Tronditi’ publikun me rrëfimin e tij për sëmundjen e rrallë, mjekja sqaron të vërtetën: Luizi nuk ka tumor, gëzon shëndet të plotë! Reagime të ashpra