Luis Enrique jep lajmin e hidhur: U prefsh në paqe vajza ime

Luis Enrique jep lajmin e hidhur: U prefsh në paqe vajza ime

Luis Enrique me vajzën e tij

SPANJË- Trajneri i mirënjohur në Spanjë Luis Enrique ka dhënë një lajm të hidhur mbrëmjen e sotme. Vajza e tij 9- vjeçare, Xana ka ndërruar jetë pas një beteje 5- mujore ndaj një tumori në kockë. 

"Do na mungosh shumë, por do të kujtojmë çdo ditë të jetës sonë, me shpresën që do takohemi sërish në të ardhmen. Do jesh ylli që do drejtosh familjen tonë."- thotë Enrique në dedikimin e tij prekës. 

Ka qenë vetë Enrique i cili ka dhënë lajmin nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare të tij në tëitter. Kjo ishte dhe arsyeja se pse Luis Enrique la në vitin 2018 Spanjën, pas Botërorit Rusi 2018. Dhe më pas Luis Enrique la përfundimisht futbollin për arsye familjare.

49- vjeçari është një figurë e famshme e futbollit në Spanjë. Ai ka luajtur 157 ndeshje me Real Madridin, 207 ndeshje si futbollist profesionist me Barcelonën dhe 62 ndeshje me Spanjën. Më pas si trajner ai fitoi tripletën me Barcelonën ndërsa Kombëtaren e Spanjës e drejtoi vetëm për më pak se 1 vit. 

Nga qershori i 2018 Luis Enrique nuk ka trajnuar më asnjë ekip por nuk dihet më nëse pas kësaj humbje të madhe në familje ai do t'i futet me fushës së gjelbër. Spanjolli ka dhe dy fëmijë të tjerë, vajzën Sira Martinez dhe djalin Pacho Martinez por Xana ishte vajza e tij e vogël.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër