Luis Enrique: Nuk meritojmë një vend më të mirë se ky që kemi

Luis Enrique: Nuk meritojmë një vend më të mirë se ky që kemi
Pa marrë parasysh fitoren e realizuar, të hënën në mbrëmje, kundër Genoas, 1:0, trajneri i Romës, Luis Enrike nuk është i kënaqur me mënyrën se si po luan skuadra e tij gjatë tërë këtij edicioni.

Pas kësaj fitoreje, Roma distancohet me vetëm katër pikë ndaj skuadrës së tretë në renditje, Lacios. “Deri në fund të edicionit i kemi edhe 10 ndeshje, por do të ballafaqohemi me Udinezen dhe Napolin, skuadra të cilat janë para nesh në renditje. Do të jetë shumë vështirë të arrijmë në zonën që dërgon në Ligën e Kampionëve, sepse në këtë edicion po na mungon vazhdimësia e lojërave dhe rezultateve të mira”.

“Nëse e shikojmë panoramën e përgjithshme të këtij edicioni, atëherë mendoj se nuk meritojmë një vend më të mirë në tabelë”, ka theksuar Enrike. Aktualisht Roma zë vendin e gjashtë në renditjen e Serisë A.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)