Luis Suarez: Jam i hapur për kalimin te PSG në fundin e sezonit

Luis Suarez: Jam i hapur për kalimin te PSG në fundin e sezonit
Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez, i ka thënë televizionit francez Canal + se është i hapur për një transferim te lideri i Ligue 1, Paris St Germain. Sulmuesi problematik uruguajan, i bërë i famshëm në Angli më shumë për gjestet raciste sesa për golat, ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga Anfield Road.

Uruguaiani është lidhur së fundi me një largim nga Anfield dhe një prej destinacioneve të mundshme të tij është përmendur Parisi, me klubin e kryeqytetit francez që është shndërruar në një stacion joshës për yjet e futbollit pas blerjes nga pronarë arab.

“Po, do të shkoja në Paris, më pëlqejnë shumë ekipe të mëdha. Ka shumë klube të mëdha me një reputacion të madh të cilët dëshirojnë të ndërtojnë skuadra të kreut dhe Paris është një prej atyre ekipeve që po përforcohet”.
“Do të më pëlqente nëse unë dhe Diego Lugano, kapiteni i kombëtares së Uruguait, do të mund të luajmë së bashku”, ka thënë Suarez.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

IKMT aksion në terren në bypass-in e Vlorës dhe aksin Orikum-Dukat 

IKMT aksion në terren në bypass-in e Vlorës dhe aksin Orikum-Dukat