Luiz Ejlli e ka shprehur hapur pëlqimin për Kiara Titon, por duket se është lodhur. Këtë ia ka bërë të ditur moderatores gjatë një bisede në oborr.
Pjesë nga biseda:
Kiara: Unë jam e lumtur që je pjesë e shtëpisë, se më bën të qesh.
Luizi: Po sikur unë mos të të bëj më për të qeshur?
Kiara: E pra ftohet raporti!
Luizi: Më ke lodhur, jam lodhur me ty, realisht. Bëje dallimin midis jam lodhur dhe jam dorëzuar.
Luiz Ejlli ka treguar se është shumë aktiv në Big Brother VIP dhe bën shumë shpesh batuta me banorët, por vëmendje të madhe merr kur qëndron pranë Kiarës.