Luiz Ejlli, i ka dedikuar një këngë Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës ‘Fan Noli’, më 18 nëntor 2024.
Kënga titullohet ‘Për Martinin’, teksa gjatë klipit janë shfaqur fotot ndër vite të Martinit, përfshirë edhe momentet nga ndeshjet e futbollit, ëndrrën që iu pre në mes.
“Në qiellin e trishtuar, drita u shua… Në rrugët e jetës, ëndrra u pre, në heshtje kujtimi yt do të mbetet përjetë…”, janë disa nga fjalët të dedikuara vogëlushit.
Ndër të tjera, në përshkrimin në YouTube është shkruar një mesazh për të gjithë:
“Kjo këngë prekëse nga Luiz Ejlli është një homazh i sinqertë për Martin Canin, një djalosh plot pozitivitet dhe pasion, që u nda nga jeta në moshën 14-vjeçare. Martin ishte një fëmijë i dashur dhe plot energji, me një ëndërr të madhe për t’u bërë futbollist. Dashuria e tij për sportin dhe buzëqeshja e tij shpërndanin gëzim tek të gjithë ata që e njihnin!
Tragjedia e 18 nëntorit 2024 që i mori jetën Martinit ka tronditur të gjithë shoqërinë shqiptare, duke nxitur protesta dhe thirrje për më shumë siguri në shkolla dhe përmirësim të edukimit të të rinjve.
Përmes kësaj kënge të kompozuar nga Klodian Qafoku, Luiz Ejlli përcjell një mesazh të fortë dashurie dhe reflektimi për të gjithë ne. Le ta kujtojmë Martin Canin për ëndrrat e tij, për pasionin e tij për futbollin dhe për shpirtin e tij të pastër!
“ U prehsh në paqe, Martin. Kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat tona!” Angel & Florina Cani - Janar 2025”.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
3 Dhjetor, 08:56
Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?
-
Do ketë sukses
25.2%
-
Do ndahet nga PD
29.2%
-
Do shuhet
45.6%
Vota total: 489
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Stoli me pllakë përkujtimore për Martin Canin vendoset pranë fushës sportive
28 Nëntor, 21:13
-
Berisha nesër në SPAK për 21 janarin, Alban Duraj: Nëse nuk shkon merret me forcë, ka pamje filmike që tregojnë se ka pasur armë në dorë
18 Nëntor, 17:52
-
1 vit pa Martin Canin, nëna e 14-vjeçarit: Nuk e meritonte të ikte në këtë mënyrë, heshtja vret
18 Nëntor, 15:45
-
Vrasja e Martin Canit, Prokuroria e Tiranës kërkon 25 vite burg për autorin 14-vjeçar
17 Nëntor, 16:06
-
Vrasja e nxënësit në Maliq, familja Cani: Martini dhe Eraldi s’u vranë prej rrjeteve sociale! Qeveria të marrë masa konkrete, jo reforma kozmetike
17 Gusht, 11:58
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, Luiz Ejlli: Dy nëna që sot nuk dinë ku të gjejnë frymën! Për sa kohë heshtim, thika është në duart tona (VIDEO)
15 Gusht, 17:30
-
Vrasja e Martin Canit, autori në gjykatë: S'e mbaj mend dinamikën! Nuk kisha thikë, e gjeta në rrugë! 3 ditë para më goditi me grushte
14 Korrik, 14:32
-
Luiz Ejlli feston ditëlindjen: Mu deshën 40 vite që të kisha gjithçka që kam ëndërruar
12 Korrik, 09:36
-
Publikimi i videos së vrasjes së Martin Canit, Prokuroria e Tiranës regjistron procedim penal për zbulimin e të dhënave sekrete
11 Qershor, 18:57
-
Gjyqi për vrasjen e Martin Canit, dëshmojnë 6 persona, seanca me dyer të mbyllura, e radhës më 25 qershor
11 Qershor, 15:59
-
Vrasja e Martin Canit/ Publikohet momenti kur 14-vjeçari qëllohet me thikë, largohet duke vrapuar dhe mban dorën në plagë (VIDEO)
10 Qershor, 16:59
-
Gjyqi për vrasjen e Martin Canit, dëshmojnë pesë të mitur! Autori mohon akuzat
2 Qershor, 14:05