Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito që prej momentit që vogëlushja e tyre, Luna Mari erdhi në jetë nuk kanë ngurruar që të publikojnë fragmente të vogla nga përditshmëria e tyre.

Ditën e sotme këngëtari ka publikuar në Insta Story një foto me të ëmbël me vajzën e tij.

Luizi shfaqet duke përqafuar dhe puthur Lunën, ndërsa i ka mbuluar me dorë fytyrën, për të mbajtur të fshehtë imazhin e saj.