Këngëtarit Luiz Ejlli i kanë mbyllur sërish adresën e tij të rrjetit social “Instragram”. Fituesi i Big Brother VIP, ka kallëzuar rastin në sektorin e krimit kibernetik.
Ndërsa duke iu referuar edhe herëve të tjera që adresa e tij në instagram është mbyllur, Luiz Ejlli shprehet se dikush po ia bën për inat diçka të tillë.
“Jam te drejtoria e policisë për të bërë kallëzimin, sepse është një rast që po përsëritet dhe dikush e bën për inat”- u shpreh Luiz Ejlli.
![]()
Kjo është hera e tretë që këngëtarit të njohur i mbyllin profilin e tij zyrtar në Instagram dhe për të parën herë ai ka ndërmarrë nismë ligjore.
B.V/r.k./Shqiptarja.comKomente


o luiz legjenda edhe pa instagram ti je gjigand .
Përgjigjukjara kjara
PërgjigjuÇ'far inati kan me ty Për mashtrus ordiner ndoshta.
Përgjigju