Pas kualifikimit të atletes Luiza Gega në finalen e Lojërave Olimpike ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në 'Facebook', Rama përgëzon atleten teksa thekson se është e para shqiptare në të gjithë historinë e sportit tonë që është kualifikuar në finalen e këtyre lojërave.
"Respekt Kampione. Luiza Gega e para shqiptare në histori që kualifikohet në një finale të atletikës në Lojërat Olimpike", shkruan Rama.
Lajmi kryesor:
Lojërat Olimpike Tokyo 2020, Luiza Gega kualifikohet në finalen e 3000 metrave me pengesa! Rama: Respekt kampione
