Luiza Gega do jetë mes finalistëve në kampionatin Evropian të Atletikës. Sportistja shqiptare, e cila është aktualisht numri 1 në Evropë në disiplinën e 3000 metarve me pengesa, arriti kohën e 9 minutave, 35 sekondave dhe 77 të qintat në gjysmëfinale.
Falë kësaj kohe, Gega do garojë ditën e dielë në finale për të mbrojtur numrin 1 të botës, ndërsa prej kohësh ka arritur të sigurojë pjesmarrjen në Lojërat Olimpike të Francës që mbahet këtë verë.
Finalja e ditës se dielë do mbahet në orën 22:00.
Komento