Luiza Gega, shembulli i suksesshëm i binomit sport dhe ushtri


Profil
Atletja Luiza Gega
Nuk kanë qenë të shumta rastet kur sportistët shqiptarë kanë arritur rezultate të larta në evente sportive të rëndësishme, siç mund të jenë Lojërat Olimpike. Por edhe më të rralla kanë qenë rastet kur këto sportistë kanë ardhur nga radhët e Policisë Ushtarake. Së fundmi një praktikë e tillë e bashkimit në një binom të vetëm të sportistëve të talentaur që njëkohësisht janë edhe efektivë të Policisë apo Forcave ushtarake, po bëhet gjithnjë e më i pranishëm në vendin tonë, kjo falë edhe punës së Komandantit të Policisë Ushtarke, Kolonel Xhevdet Zeneli dhe mbështetjes së Ministrisë së Mbrojtjes.
I tillë është shembulli i atletes shqiptare Luiza Gega, e cila arriti të korrë një sukses të padiskutueshëm në Lojërat Olimpike Eropiane 'Baku 2015', që u zhvilluan në Azerbajxhan në muajin qershor.
Luiza Gega bëri dy paraqitje të shkëlqyera në këtë kompeticion. Ajo u dallua në garën e 800 metrave në atletikë, duke u rënditur e dyta duke fituar medaljen e argjëndë dhe një ditë më pas shkëlqeu në garën e 1500 metrave, ku padiskutim dha rezultatin më të mirë dhe u rendit në vëndin e pare dhe mori medaljen e arit.
Sigurisht këto rezultate mjaft pozitive të atletes Luzia Gega, që kulmuan me këto dy medalje në 'Baku 2015', vijnë si frut i përgatitjes së saj edhe si një efektiv i Policisë Ushtarake.
Është i njohur tashmë kudo në botë binomi sportistë dhe forca ushtarake, ku shumë talente sportive dalin nga radhët e ushtrive falë edhe tërvitjes intensive që zhvillojnë aty.
Luiza Gega efektivi i PU, që ngriti lart emrin e Shqipërisë
Luiza Gega, efektivi i Policisë Ushtarake, ka ngritur lart emrin e Shqipërisë në gara të ndryshme europiane dhe botërore. Viti 2015, siç duket edhe nga rezultatet e dhëna është një vitë tepër i suksesshëm për të. Tashmë kampione e padiskutueshme e atletikës shqiptare dhe jo vetëm, Luiza Gega, me një shpirt dhe forcë të jashtëzakonshme ka hyrë në historinë e lojrave Europiane si rekordmene e padiskutueshme e atletikës.
Me dy medaljet e marra në këtë kompeticion dhe në shumë gara të tjera, Luiza ka nderuar jo vetëm Forcat e Armatosura, por ka shënuar me dinjitet emrin e Shqipërisë në çdo kompeticion të rëndësishëm Europian dhe Botëror. Ajo është krenaria e policisë ushtarke, por edhe e sportit shqiptar, sepse ka bërë të mundur vendosjen e një standarti të lartë të sportit në përgjithësi dhe të atletikës në veçanti.
Disa nga evenimentet më të rëndësishme të Luizës për këtë vitë janë në Doha të Katarit dhe në garat sportive në Pekin të Kinës.
Më datë 15.05.2015, Luiza Gega mori pjesë në kompeticionin prestigjoz sportiv 'Diamond League', eveniment që u mbajt në Doha të Katarit. Gega konkuroi në këtë eveniment në garën e 1500 metrave, të cilën e përfundoi me rezultatin 4 minuta, 2 sekonda e 63 të qindat, duke përmisuar rekordin kombëtar që mbahej po nga vetë ajo. Luiza Gega në këtë kompëticion u rendit në vëndin e pestë duke siguruar kualifikimin në Lojrat Olimpike "RIO 2016" që do të zhvillohen në Brazil.

Më datë 20.05.2015, Luiza Gega mori pjesë në garat e aktivitetit sportiv "Ëorld Challenge" që u zhvillua në Pekin, Kinë. Aktivitet ky i përvitshëm në të cilën, Luiza Gega ka arritur rezultate të larta në çdo përfaqësim që ka bërë edhe këtë vit. Ajo u rendit ndër 5 atletet më të mira të këtij kompeticioni.
Luiza Gega tashmë është një një ndër efektivët më të dalluar të Policisë Ushtarake dhe mbarë Forcave tona të Armatosura. Ajo gëzon respektin dhë mbështëtjen e të gjithëve duke filluar nga komandanti i Policisë Ushtarke Kolonel Xhevdet Zeneli dhe deri në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FA-së.
Si një ndër efektivët më të dalluar të Policisë Ushtarake Luizës i është krijuar mundësia për tu përgatitur dhe stërvitur në ambjente dhe vende të përshtatshme për një atlete të kësaj kategorie.
Karriera e suksesshme sportive e efektivit të PU, Luiza Gega
Medalje mirënjohjeje nga Ministria e Mbrojtjes për Luiza Gegën
Atletja dhe efektivi i Policisë Ushtarake, Luiza Gega është kampione dhe rekordmene e atletikës.Gjatë 10 viteve të fundit ajo është kampione e Shqipërisë në 800 metra, 1500 metra, 3000 metra. Gjatë vitet të fundit ajo me te drejtë është vlerësuar si sportisja më e mirë në sportin e atletikës.
Përgjatë 4 viteve të fundit është sportistja kryesore që përfaqeson Shqipërinë në aktivitetet Europiane dhe Botërore. Këtë e vertetojnë medaljet dhe kupat, të cilat ajo i ka renditur ndër vite në këndin e saj të fitoreve. Vetëm 5 vitet e fundit Luiza ka fituar 4 medalje Ari, 2 medalje Argjëndi, 4 vende të para në Kupën e Europës, vendin e dytë në "Theart League", N/kampione e Mesdheut, si dhe shumë medalje nëpër gara të tjera ndërkombëtare.
Medalje mirënjohjeje nga Ministria e Mbrojtjes për Luiza Gegën
Nën kujdesin e veçantë të komandantit të Policisë Ushtarke, Kolonel Xhevdet Zeneli për të nderuar dhe respektuar një sportiste të nivelit të Luiza Gegës është organizuar një ceremoni për dekorimin e saj me medalje "Mirënjohjeje". Kjo medalje i është akorduar Ushtarakes Luiza Gega nga ministri i Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli për arritjet e larta dhe përfaqësimit të denjë të shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Efektivi i Policisë Ushtarake ka gjetur gjithmonë një mbështetje të pakushtëzuar nga komanda dhe gjithmmonë talentetet janë vlerësuar për çdo arritje personale dhe profesionale si në fushën e sportit ashtu edhe në fusha të tjera.
Sporti dhe ushtria një binom i suksesshëm
Medalje mirënjohjeje nga Ministria e Mbrojtjes për Luiza Gegën
Luiza Gega është vetëm njëri nga shembujt e sukseshëm tëkëtij binomi që gjithnjë më shuëm po zhvillohet ede në Shqipëri. Nën kujdesin dhe vëmenjen e veçantë të komandantit të Policisë Ushtarke, Kolonel Xhevdet Zeneli dhe mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes, është bërë e mundur afrimi i sportistëve të dalluar dhe eliatrë në radhët e Policisë Ushtarke.
Të tillë janë Klodian Koçi, kampion Mundje me ekipin e Partizanit, Glodian Ahmetaj, 7 herë kampion kombëtar në Mundje me ekipin e Teutës dhe kampion kombëtar në Xhudo me ekipin "Skëndërbej", Gerant Qirici arbitër në UEFA.
Sportistë të kalibrit të tillë në Policinë Ushtarke kanë gjetur një mbështetje të madhe nga Komanda dhe komandanti i Policisë Ushtarake si dhe mbështetjen e shumë kërkuar të shtetit Shqiptar.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kurti për heqjen e vizave për serbët: E padrejtë dhe dekurajuese për integrimin e tyre