Luiza Gegën e lënë pas vetëm afrikanet, e 7-ta në ‘Diamond League’! Kampionia e Evropës: Jam e kënaqur, sezon mëse i realizuar

Luiza Gegën e lënë pas vetëm afrikanet, e 7-ta në ‘Diamond League’! Kampionia e Evropës: Jam e kënaqur, sezon mëse i realizuar

Luiza Gega

Pasi fitoi medaljen e artë në Europianin e pak ditëve më parë Luiza Gega vijon të dhurojë rezultate shumë të mira në garën e 3 mijë metrave me pengesa. Megjithëse e lodhur nga garat e njëpasnjëshme dhe e shpërqëndruar nga ceremonitë e zhvilluara në nder të saj atletja shqiptare u rendit e 7-ta në Diamond League që zhvillohet në Bruksel.

Gega me kohën 9:14:41, që është rezultati i saj i tretë më i mirë i këtij viti, arriti që të lërë pas saj atletet europiane e amerikane dhe u kalua vetëm nga ato afrikane nga Kenia e Etiopia.

Kampionia e Europës shprehet e kënaqur nga ky rezultat, edhe pse thotë se ndihet  e lodhur pas një sezoni të gjatë, por mëse të realizuar.

Diamond League është një aktivitet me pak disiplina ku marrin pjesë atletët më të mirë nga e gjithë bota dhe Luiza Gega me kohën e arritur ka kapur normën e Botërorit.

Përgatiti: Andi Kapxhiu

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kroaci/ Hyn në shtëpinë e të moshurave dhe qëllon me armë zjarri, humbin jetën 5 persona! Në pranga autori

Kroaci/ Hyn në shtëpinë e të moshurave dhe qëllon me armë zjarri, humbin jetën 5 persona! Në pranga autori