Luizi dhe Kiara 'martohen', ja çfarë mendon mamaja e këngëtarit për marrëdhënien e tyre
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito
Në spektaklin e të martës, Luizi dhe Kiara kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë, që pritej kaq shumë. Në një dasmë të sajuar në kuadrin e lojës, moderatorja i ka dhuruar këngëtarit puthjen aq shumë të pritur nga të gjithë. Por, momenti tjetër i bukur në atë mbrëmje ishte se Luizi i bëri ftesë prindërve të kiarës për të qenë të pranishëm (në kuadrin e shakasë). Pas kësaj, të gjithë kanë komentuar se janë kurioz të dinë se çfarë mendon mamaja e Luizit për marrëdhënien e tij. Miku i këngëtarit, Meridian Ramçaj, ka publikuar në Instastory një foto të shkëputur nga mesazhet që ka shkëmbyer me nënën e Luizit. Ish-banori i “BBV1”, i kishte dërguar asaj fotot nga “dasma” e Luizit dhe reagimi i saj ishte urimi, “U trashëgofshin”, shoqëruar me disa emoji plot dashuri. Kështu iu jepet fund edhe të gjitha aludimeve që qarkullonin se Luizi nuk ka marrëdhënie të mirë dhe nuk flet me familjen e tij.
Të gjithë reaguan për këtë moment historik dhe një mendim e ka dhënë edhe nëna e Luiz Ejllit.
Gjatë “ceremonisë” teksa prifti (Kristi) sipas rregullave i dha leje ta puthë nusen, ishte Kiara ajo që e mori situatën në dorë duke e puthur Luizin. Kjo “dasmë” ka qenë e mirfilltë, ku edhe këngëtari i njohur Altin Shira ka kënduar për banorët. Në këngë i është bashkuar edhe Luizi. E gjtha kjo situatë e krijuar në kuadrin e lojës, përfundoi me diçka të vërtetë siç ishte puthja e dyshes.
Pas kësaj situata ndryshoi edhe në Instagramin e dyshes. Nëse deri dje Kiara dhe Luizi nuk ndiqeshin, menjëherë pas puthjes njerzit e besuar që menaxhojnë llogaritë e tyre kanë shtuar njëri-tjetrin në këtë rrjet social. Sakaq kujtojmë që të veçuar nga gjithë pjesa tjetër, Amosi dhe Dea vendosën ta “sabotojnë” “dasmën” e Luizit dhe Kiarës.

F.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kualifikueset e Euro 2024, kush e fiton ndeshjen Poloni-Shqipëri?
-
Polonia
34.3%
-
Shqipëria
43.8%
-
Barazim
21.9%
Vota total: 315
Lajme të tjera
-
Luizi me strategji pas daljes së Kiarës: Po bëja sikur po flija! Ja çfarë dëgjoi fshehurazi nga biseda e Oltës dhe Qetësorit
26 Mars, 22:43
-
Luizi ka çdo gjë gati për planet me Kiarën: Djalit tim do ia vë emrin Amarildo
26 Mars, 22:04
-
Kristi bisedon me Luizin për lidhjen e Lorencit me Keisin: Penalizoi veten dhe atë, do dali të martën! Për mua ishte surprizë
26 Mars, 19:52
-
‘Më dhemb kur Luizi ndihet keq, kam afeksion për të’, Olta bisedon me Gertin
26 Mars, 19:23
-
I gjithë rrjeti zien me ngacmimet e tyre, Luizi pyet Jorin: T’i themi të gjithë shtëpisë se si njihemi? Modelja: Jo, të shikoj si vëlla tani
26 Mars, 17:55
-
Ç’po kurdisin? Olta dhe Dea komunikojnë në dush pa mikrofona, mister se çfarë kanë thënë! Ndjekësit kërkojnë zarfin e zi
26 Mars, 17:38
-
Kiara Tito shmang bisedën për Butrint Imerin: Histori e mbyllur prej 10 vitesh, s'dua ta rikthej! Më bëhet qejfi që më ka mbështetur
26 Mars, 16:03
-
Kiara Tito flet për herë të parë pas daljes nga ‘Big Brother VIP’: Më duket sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit
26 Mars, 15:25
-
Largimi i Kiarës, shenjë e kiametit
26 Mars, 15:12
-
Keisi përlotet para Luizit pas rrëfimit të Lorencit: Nuk kam qenë e lidhur! Do dal shumë e shëmtuar
26 Mars, 12:13
-
Fatos Tarifa: Big Brother u ka shpëlarë trutë, të gjithë në gjumë, bosh rrugët e Tiranës
26 Mars, 10:06
-
Lorenc Hasrama pranoi që ka qenë i lidhur me Keisin, reagon Sabiani: Do t'a tërheq veshin kur të vish në shtëpi
26 Mars, 09:18