
Moderatorja e njohur, Kiara Tito, reagoi pasi dëgjoi se ajo çfarë i kishte besuar Luiz Ejlli mbi sëmundjen nuk ishte e vërtetë. Ajo mbeti e shtangur natën e spektaklit të sotëm kur kuptoi se ai nuk vuante në të vërtetë nga asnjë sëmundje, por ishte shoku i tij, i cili vuante nga sëmundja e rrallë (bisedë kjo që Luizi zgjodhi t’ia besojë vetëm Kiarës) por gjithësesi Kiara e mbështeti atë
Duke kujtuar deklaratat e Kiarës brenda shtëpisë së Big Brother Vip 2 dhe se sa rëndësi ka “besimi “ për të, për t’u afruar me dikë, të gjithë ndjekësve i është dukur i çuditshëm reagimi i saj.
Edhe pse duket sikur këngëtari e ka 'gënjyer' për sëmundjen e rëndë, Kiara u shpreh se "mos ta nxjerrin Luizin nga shtëpia".
"Të them se nuk e besoj, nuk e them dot. Jam shumë e tronditur, po më rreh zemra shumë. Uroj të bëhet më e mira. Në këtë shtpëi pa Luizin nuk rrihet. Mos ma nxirrni nga shtëpia", tha Kiara.
Lajmi kryesor:
Është apo nuk është sëmurë? Luiz Ejlli ‘i dyzuar’ për vuajtjen nga tumori: Kjo gjë u bë e madhe! Banorët 'kryqëzojnë' këngëtarin


